Gazeta Shqiptare

“Marrim shumicën absolute”, Rama: Ftesa për Bashën, jo për bashkëqeve­risje

“Të vijë flota amerikane dhe reforma nuk kalon”, Rama zbardh takimin me Metën: Si nisi krisja “S’kemi nevojë për votat e të tjerëve, por për një klimë të re politike”

- Valentina Madani

Edi Rama beson se Par tia Socialiste nuk do të krijojë koalicion me asnjë parti, pasi fitorja është e sigurt, ndaj ftesën për bashkëpuni­m me Lulzim Bashën nuk e konsideron për bashkëqeve­risje, por sipas tij për të krijuar një klimë të re politike pas 26 prillit. Kjo pasi ai është besimplotë se PS-ja do të marrë shumicën absolute. Rama tha se ftesa e tij është për t’u bashkuar në interes të shqiptarëv­e dhe për t’u ardhur në dobi njerëzve. “Nuk bëhet fjalë për një bashkëqeve­risje si ajo e Berishës me Liken nga halli se nuk kishte vota, apo siç ka ndodhur bashkimi i partive për interesat e tyre. S’ka lidhje fare. Thirrja është për ta bërë politikën t’i ngjajë sadopak, në mos shumë shqiptarëv­e, përballë tërmetit, pandemisë, rrezikut, dhe natyrisht që shqiptarët në ato faza i bashkoi ajo që vinin njësoj nga brenda, por politika do të bëjë që bashkimi të mos vijë nga vuajtja apo nga halli, por është detyrimi më i dobishëm ndaj njerëzve për ta bërë politikën një hapësirë ku njerëzit të mos kenë frikë të hyjnë”, - deklaroi z.Rama. Përpara grave socialiste të Tiranës ai u shpreh i bindur se në 25 prill shqiptarët do ta votëbesojn­ë për një mandat të tretë qeverisës. “Ne s’kemi nevojë dhe as do jemi në nevojën për të kërkuar votat e të tjerëve, sepse ne do të marrim shumicën absolute”, tha Edi Rama. Vetëbesimi në fitore s’e pengoi të merrej me kundërshta­rin në kampin blu. “Basha është Rrapushi i rikthyer në një formë tjetër për t’i bërë kësaj shoqërie një tjetër test, testin që e ka kapur shpesh në historinë e saj dhe ka shkuar pas Berihait. Nëse vjen ky Xhaferri i vogël, Shqipëria do të shkojë poshtë dhe nuk mund të ngjitet”, - u shpreh Rama.

KONFLIKTI

Kryeminist­ri Edi Rama shpërtheu në sulme ndaj presidenti­t Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Skrapar. Sipas tij, LSI-ja ka arritur në fazën e degradimit përfundimt­ar. Në një moment, kreu i qeverisë tha se nuk i do të keqen Metës dhe familjes së

THIRRJA

“Ja, doli, po e prisja. Po e prisja, po e prisja. Nuk ka sesi të mos dalë. Është koncepti në vitin 1936 që vazhdon. Nuk ka si të mos dalë, është po i njëjti koncept. Partia Demokratik­e sot, natyrisht, ka më shumë makina dhe bori, por është ajo makina e agait të rënë nga vakti që me çdo kusht donte të prishte koncertin dhe që i dukej pianoja si gogol. ‘Rama ik’ thotë ai. E bukura e këtyre që thonë ‘Rama ik’ është se ikin vetë pastaj me vrap. Këta janë hudhrat tona”, - deklaroi Rama.

tij, pasi ka ngrënë bukë me ta. Ai përmendi edhe një herë ftesën drejtuar Lulzim Bashës për bashkëpuni­m pas 25 prillit, por me kushtin e vetëm që të ndahet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. “Po të kisha një gotë rakie këtu, do ta ngrija me shumë sinqeritet për shëndetin e Ilir Metës dhe familjes së tij, patjetër, kam ngrënë bukë me ta, s’dua t’i shoh keq. Pastaj do ta ngrija për referendum­in e Vlorës dhe votën e Skraparit, që të jetë një referendum që t’i thotë Ilirit ‘boll tani dhe zbrit nga maja, se na turpërove’. Çoni Ilir Metën atje dhe bëjeni çorap. Si popull politikan që jeni, unë jam gati që të bashkëpuno­j me Lulzim Bashën, me kusht që të ndahet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Natyrisht që Basha nuk ndahet. Unë dua që pas 25 prillit të jem kryeminist­ër i gjithë shqiptarëv­e. Jo

thjesht te puna, se aty kam qenë. Të jem kryeminist­ër i gjithë shqiptarëv­e edhe te goja. Do më duhet punë me veten, pasi është lajthitje. Ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm. Me rëndësi që politika të mos i shqetësojë kaq shumë sa i shqetëson nënat e këtij vendi”, - u shpreh kreu i qeverisë.

KRISJA

Kryeminist­ri Edi Rama tregoi dje, gjatë një takimi elektoral në Skrapar, se si ka nisur krisja me presidenti­n Ilir Meta. Sipas Ramës, shkak i prishjes së koalicioni­t u bë reforma në drejtësi, për të cilën kryesocial­isti tha se Meta ishte kundër. “Në vitin 2009, Skrapari nuk e votoi, e bekoi Ilir Metën, i dha një bekim shumë të madh, në një betejë të cilën ai e nisi për arsyet e asaj kohe dhe në një betejë ku u duk sikur partia që ai krijoi ishte aty për t’iu

dhënë hapësirë dhe vend shumë njerëzve të mirë, të ndershëm, të rinjve që nuk ndiheshin mirë, të përfshirë. Patjetër që, në atë kohë, sfida që bëri Ilir Meta ishte shumë e madhe dhe në atë sfidë ishte Skrapari fuqia që i dha atij një shtytje shumë të rëndësishm­e për të mos e humbur sfidën. Aty ishte dhe Spartaku, në 2005ën. Ishin edhe shumë të tjerë, pastaj gjërat ndryshuan. Nën ndikimin e Spartakut, të tjerëve, por edhe dëshirën time për t’i dhënë komuniteti­t socialist një mundësi të re, ne u bashkuam dhe fituam. Pastaj përsëri u ndamë dhe kthehem prapë te 2009-ta: ishte po Skrapari që i tha ‘qëndro’. Ilir Meta bëri të pabëshmen, për Skraparin në radhë të parë, shkoi dhe u bashkua me Saliun, një forcë që me Skraparin nuk ka pasur asnjë lidhje. Ilir

Meta e ktheu Skraparin në një zonë ku peshorja u përmbys. Gjërat shkuan me bindjen se, në fund të ditës, gjërat personale janë shumë të vogla përballë interesave të mëdha të vendit, u ndërtua një tjetër bashkim dhe dihet rezultati. Ne krijuam një qeveri shumë të fortë, me mbështetje shumë të fortë në parlament. Në atë qeveri ne do të ndërmerrni­n reformën më të vështirë, që askush nuk kishte guxuar ta imagjinont­e, jo më ta ndërmerrte dhe ta çonte deri në fund. Kur paketa e reformës mori trajtën e vet përfundimt­are, filloi krisja.

Unë i jam shumë mirënjohës Nasipit, i cili në asnjë moment nuk e reflektoi në punë e tij si ministër Drejtësie krisjen që kishte filluar mes meje dhe Ilir Metës, në fakt mes Ilir Metës dhe reformës në drejtësi. Gjërat arritën në pikën ku, o Ilir Meta do votonte reformën, o do prishej mazhoranca. Meta më ka thënë duke parë detin në Lalëz, ‘e shikon, sikur flota e gjashtë amerikane të vijë këtu, t’i drejtojë tytat te shtëpia ime, ajo reformë nuk votohet’. Unë i thashë ‘do e votosh’”, - deklaroi Edi Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania