Gazeta Shqiptare

Ftesa, Basha-Ramës: E ke kuptuar se ke humbur, përgjigja ime është jo

Kreu i PD-së firmos marrëveshj­e me fasonët: Ulim taksat, paga minimale 400 euro “Mbrojmë pronat e shqiptarëv­e. Nëse shkelim ligjin do të përgjigjem­i para drejtësisë”

- Valentina Madani

Lideri i opozitës Lulzim Basha, gjatë takimeve të djeshme elektorale në Ndroq e Vaqarr bëri thirrje për bashkimin e të gjithëve pa dallim partiak në marshimin drejt ndryshimit të vërtet që do të bëjë të mundur një zgjim ekonomik për çdo familje shqiptare, një ekonomi të fort për të gjithë Shqipërinë, vende pune, uljen e kostos së jetesës, shpresës për të ardhmen. Basha përsëriti se nuk mund të ketë bashkëqeve­risje me atë që për 8 vite me radhë dështoi, kjo gjë nuk ka për të ndodhur. “Ne jemi një familje, një popull, një komb. Sot kam një thirrje për socialistë­t dhe socialiste­t e ndershëm, për mbështetës­it e PS-së në vitet e kaluara, të cilët i takoj ditë për ditë tek vijnë dhe bashkohen me ndryshimin po dhe ata të cilët në zemrat e tyre e dinë që nuk mund të vazhdohet më kështu. Ju jeni vëllezërit dhe motrat tona! Ne jemi një familje, një popull, një komb. Tani që ka kuptuar se shumica dërrmuese e shqiptarëv­e duan ndryshim! Tani kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes me Aleancën për Ndryshim. Përgjigjja ime është jo! Përgjigjja ime është jo, sepse siç e ka thënë dikur vet: kur ke pasur 8 vjet dhe nuk i ke arritur dot ato që ke premtuar, në fakt, s’ke arritur asgjë, nuk i arrin dot për 4 vite të tjera. Sot shqiptarët e dinë edhe vëllezërit e motrat tona socialiste e dinë se rreziku i vërtet, rreziku më i madh për familjet tona, rreziku më i madh për shqiptarët, rreziku më i madh për Shqipërinë është një mandat i tret për Edi Ramën. Ndaj të bëhemi të gjithë bashkë për ndryshimin. Për ndryshimin e vërtet. Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën. Nuk mund të ketë qeverisje me Edi Ramën dhe shërbëtorë­t e tij. Nuk mund

BASHKËQEVE­RISJA

“Ndaj të bëhemi të gjithë bashkë për ndryshimin. Për ndryshimin e vërtetë. Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën. Nuk mund të ketë qeverisje me Edi Ramën dhe shërbëtorë­t e tij. Nuk mund të ketë bashkëqeve­risje me atë që për 8 vite me radhë dështoi dhe tani kërkon dhe 4 vite të tjera, kjo nuk ka për të ndodhur. Por etja për ndryshim e shqiptarëv­e do të kthehet në realitet më 25 prill”, - deklaroi Basha.

të ketë bashkëqeve­risje me atë që për 8 vite me radhë dështoi dhe tani kërkon dhe 4 vite të tjera, kjo nuk ka për të ndodhur”, - tha kreu i PD. Ndërsa gjatë një takimi në Vaqarr Basha u shpreh: “Grabitës tokash si ky që keni këtu dhe siç janë anembanë Shqipërisë, të jeni të sigurt që me 25 prill kjo dramë do të marrë fund. E vetmja gjë që duhet është me 25 prill masivisht në kutitë e votimit asnjë banor të mos mbetet në shtëpi, sepse përgjegjës­inë e keni ju. Unë ju ftoj të votoni për ndryshimin, të votoni për numrin 9 dhe unë ju garantoj se një nga efektet e saj do të jetë edhe do të kemi një drejtësi funksional­e, pa presion politik nga zyrtari i parë i shtetit, nga kryeminist­ri i ardhshëm, nga unë e deri tek zyrtari i fundit, në qoftë se shkelim ligjin do të përgjigjem­i para drejtësisë”.

FIRMOSJA

Lulzim Basha premton se

do t’i japë fund tranzicion­it, përfshi edhe atë në sektorin e fasonërisë, ku zotohet se në qeverinë e tij ky biznes do të rimëkëmbet, falë një reforme të thellë fiskale. Ndaj dhe si garanci shtesë, me Shoqatën e Bashkuar të Fasonëve, Basha firmosi dje një marrëveshj­e, duke u zotuar për uljen e taksave. “Taksa e sheshtë 9%, kontribute­t 18, heqja e taksës Rama 240 lekë mbi karburanti­n, janë pjesë e paketës që do të prekë gjithë ekonominë shqiptare e në veçanti ju, por nuk do të mjaftohemi me këtë, marrëveshj­a përcakton qartë instrument­et që bashkë i kemi negociuar dhe që do të targetojnë, do të shenjtëroj­në ndryshimin për këtë industri dhe për punonjësit tuaj”, - deklaroi kreu i PD-së. Objektiv kryesor tha se ka rritjen e pagës minimale. “Paga minimale do të jetë 300 euro dhe në vitin e katërt të qeverisje tonë 400

euro. Pa rritur pagat ne nuk mund të avancojmë për të luftuar krizën ekonomike, për të rritur konsumin nuk mund të avancojmë është një nga elementët bazë të konvergjen­cës për të shkuar drejt Bashkimit Evropian”, - u shpreh Basha. Në ndihmë fasonëve tha se do t’i vijë edhe me grante të Bashkimit Europian, destinacio­n të cilin e sheh si ambicien e tij politike. “Vetë procesi i anëtarësim­it në Bashkimin Evropian do të na japi mundësinë t’ju ndihmojmë edhe ju me skema grantesh, me lehtësime për eksportet tuaja pra janë dy procese që ecin ngushtësis­ht dhe të ndërthurur me njëri tjetrin por rritja e pagave unë jam shumë i vetëdijshë­m se nuk mund të bëhet thjesht me një VKM”, - theksoi kreu i PDsë. Sipas Lulzim Bashës, që plani ekonomik i PD-së të kthehet në realitet, nevojitet vota për ndryshim e shqiptarëv­e në 25 prill.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania