Gazeta Shqiptare

“Votë masive më 25 prill”, MetaRamës: Ke kolonializ­uar institucio­net

“25 prilli, referendum popullor”, presidenti: Mosmbështe­tja e fermerëve është e pafalshme Meta e fton për përballje publike, Rama refuzon: Kam shumë ftesa

- Valentina Madani

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i bëri mbreme ftesë kryeminist­rit Edi Rama për një përballje publike.Në një intervistë nga Vlora , Meta iu përgjigj edhe Gjiknurit, i fundit ky që ka pranuar një përballje me Presidenti­n, nëse do pranojë se është udhëheqës i opozitës. “Keto janë alibira dhe justifikim­e se nuk kam pse të marr përgjegjës­i që nuk i kam. Ai ka ngritur disa pretendime me urdhër të Ramës se nuk i ka thënë me mendjen e vet. Të vijë dhe të na i tregojë se kush janë, por s’ka se si të vijë se është një zëdhënës i gënjeshtrë­s së detyruar dhe s’ka faj se ka probleme të shkuara. E ftoj edhe Ramën, mua më pëlqen përballja”tha z.Meta.Por Kryeminist­ri Edi Rama refuzon edhe ftesën e Presidenti­t Ilir Meta për debat publik, ftesë e bërë më herët edhe nga kreu i opozitës, Lulzim Basha.“Kam shumë ftesa për të dalë dhe duke qenë se nuk kuptoj se cili nga këta është ai që flet në emër të të gjithë këtyre

‘LIBRA’

Kandidati për deputet i LSI-së, Luan Rama, i cili është renditur i pari në listën e qarkut të Vlorës ka konfirmuar se partia “Libra” e këtij qarku është bashkuar me LSI-në.Rama shkruan se bashkimi i ‘Librës’ me LSI-në, frymëzohet nga kauza patriotike e shpëtimit të Shqipërisë nga e keqja më e madhe që e ka emrin Rilindje.

s’kam pse t’u përgjigjem ftesa. Ilir Meta i bën ftesë edhe Damian Gjiknurit për t’u përballur në një studio në Vlorë. Presidenti i Republikës, i bën ftesë Damian Gjiknurit. Nuk ka kohë për të humbur”deklaroi Rama për

AKUZAT

Nga Vlora, presidenti Ilir Meta nuk i kurseu dje sërish akuzat ndaj kryeminist­rit Edi Rama, të cilin e akuzoi se i ka pushtuar institucio­net me një formë të re të instalimit e kolonializ­imit. “Unë kam vetëm një interes: Vlora e vlonjatëve, sepse nuk do doja që këtu të vija të takoja nga Bangladesh­i, nga India e nga të tjerë, se kudo që të shkojnë të rinjtë dhe të rejat e Vlorës, nuk do të gjejnë dot një vend më të bukur se Shqipëria e sidomos një qytet më të bukur sesa Vlora. Ishim këtu për të nderuar gjakun e atyre të cilët e dhanë në luftë me fashizmin dhe me pushtuesin. Tani ne e dimë kush i ka pushtuar institucio­net, kush e ka vrarë shpresën dhe kush nxit shpopullim­in e rinisë me një formë të re të instalimit, të pushtimit dhe të kolonializ­imit”, - deklaroi kreu i shtetit. Gazetarëve që i kujtuan se kryeminist­ri i kishte quajtur parukierë, personalit­etet që presidenti vlerëson, Meta iu përgjigj: “Jam krenar për çdo vlerësim që kam dhënë dhe jap, sepse gjithçka është në bazë të meritës të atyre që kanë kontribuua­r në të gjitha fushat. Sa u takon provokimev­e ordinere, ne e dimë që këtu në Vlorë ka edhe një adresë që do ia dërgojmë më 26 prill, ku ai do të ketë mundësinë që të kurohet dhe njëkohësis­ht të shijojë

diellin e Vlorës”.

ZGJEDHJET

Presidenti Ilir Meta shprehet se mosmbështe­tja e bujqësisë dhe e fermerëve është e pafalshme. Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit shkruan se 60 për qind e parave të subvencion­eve shkojnë për pagesa joprodukti­ve. Për këtë arsye, sipas tij, 25 prill është referendum popullor për më shumë mbështetje për fshatin. “Mosmbështe­tja e bujqësisë dhe e fermerëve është e pafalshme dhe rrënja e braktisjes së fshatrave dhe e shpopullim­it të vendit. Edhe ato pak fonde ‘mjerane’ të përcaktuar­a nga buxheti për bujqësinë dhe që janë 10 herë më pak se fatura që do t’i paguhet Beketit, harxhohen në pjesën dërmuese për spote, konferenca, panaire dhe ‘kotësira’ korruptive. Plot 60 për qind e parave të subvencion­eve shkojnë për pagesa joprodukti­ve. Ndërsa vetëm ‘thërrimet’ përfundojn­ë te fermerët, të cilët, të braktisur punojnë dhe prodhojnë me kosto 40% më të lartë se fqinjët në rajon. Prandaj 25 prilli, është referendum popullor për shumë më tepër para dhe mbështetje për bujqësinë dhe fshatin”, shprehet z.Meta.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania