Gazeta Shqiptare

“Ka ndryshuar emrin”, prokuroria përfundon verifikimi­n për dy kandidatët

Verifikimi i pastërtisë së figurës, KQZ publikon hetimet për kandidatin për deputet Baku ka qenë i arrestuar, Laska i “Thurjes” rezultoi i pastër

-

Prokuroria e Përgjiths hme përfundoi dje ver ifikimin e 2 kandidatëv­e për deputetë, Artur Bakun të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Napolin Laskën nga Nisma Thurje. Nga verifikime­t e thelluara për kandidatin e LSI-së të kryera nga sektori i dekriminal­izimit, rezultoi se ai se ka ndryshuar emrin nga Afrim në Artur. Në formularin e dekriminal­izimit, Baku rezultoi se kishte deklaruar ndryshimin e emrit, por nga verifikimi i prokuroris­ë, doli se ai ka qenë i arrestuar në 2015 për veprën penale “shpërdorim detyre”. Ndaj tij ishte marrë edhe masa ‘arrest shtëpie’. Nëse Baku nuk e ka deklaruar këtë arrestim në formularin e dekriminal­izimit, pritet që KQZ ta përjashtoj­ë atë nga kandidimi për zgjedhjet e 25 prillit. Nga ana tjetër për kandidatin për deputet të Nismës Thurje, Napolon Laskën, prokuroria nuk ka gjetur ndryshime në të dhënat e gjendjes civile apo të jetë i dënuar për ndonjë vepër penale. Pak ditë më parë KQZ dërgoi për verifikim të thelluar në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, 28 kandidatët për deputetë. Sa i përket kandidatit të PSD-së Serdar Hoxha, sektori i dekriminal­izimit ka kërkuar nga KQZ që t’i vihen në dispozicio­n të gjitha të dhënat apo indiciet për të kaluarën penale që disponojnë për të, pasi nuk janë saktësuar. Kandidati i LSI-së, Artur Baku, ka rezultuar pas verifikimi­t nga Prokuroria e Përgjithsh­me që të ketë ndryshuar emrin. Sipas vendimit thuhet se Baku e ka ndryshuar emrin nga “Afrim” në Artur. Këtë gjë, Baku e ka deklaruar edhe në formular. Megjithatë siç thuhet në verifikimi­n e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, ai nuk rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e ndonjë vepre penale. Po ashtu rezulton që Baku të jetë arrestuar në vitin 2015 nga

TESTIMI

Për të shmangur çdo të papritur ditën e zgjedhjeve, KQZ ka nisur testimin e pajisjeve të identifiki­mit. Kryekomisi­oneri Ilirjan Celibashi siguroi se votimi elektronik në njësinë Nr 10 është plotësisht i sigurtë, duke mohuar akuzat e presidenti­t Ilir Meta për manipulime. Celibashi sqaroi se në rast se pajisja e votimit nuk do të funksionoj­ë, kontrata e parashikon zëvendësim­in saj brenda 2 orëve.

policia e Fushë Krujës për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Më pas ai është liruar pasi gjykata e Krujës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Janë gjithsej 30 kandidatë që janë dërguar për procesin e verifikimi­t nga KQZ-ja në prokurori.

Një prej kandidatëv­e për deputet i dërguar për verifikim nga KQZ-ja ka kaluar në sitën e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me. Prokurori i Përgjithsh­ëm, Olsjan Çela, i ka dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve vendimin mbi rezultatin e verifikimi­t për Napolon

Laskën. Në fund, prokurori Sokol Stojani, që është marrë me këtë subjekt ka miratuar rezultatin ku thuhet se Laska nuk ka rezultuar i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e ndonjë veprën penale në Shqipëri. Po ashtu në vendin tonë ai nuk rezulton i dënuar me vendim gjyqësor jopërfundi­mtar, të ketë qenë i ndaluar, i arrestuar ose i siguruar me ndonjë masë shtrëngues­e të sigurisë personale. Po ashtu nuk rezulton që Laska të ketë kryer ndryshime në gjendjen civile të ndryshme nga ato që ka deklaruar

në formularin e dekriminal­izimit. Napolon Laska kandidon në zgjedhjet e 25 prillit nën siglën e Nismës Thurje. Komisionit Qendror i Zgjedhjeve publikoi dje rezultatet e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me për kandidatin e LSI në zgjedhjet e 25 prillit, Artur Baku. Nga verifikime­t e prokuroris­ë, ka rezultuar se kandidati Baku ka qenë i ndaluar apo arrestuar më parë, si dhe ka ndryshuar emrin. Sipas verifikimi­t të Prokuroris­ë, Baku ka qenë i ndaluar nga organet ligjzbatue­se shqiptare për shpërdorim­i detyre.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania