Gazeta Shqiptare

“U shkel ligji zgjedhor”, Shehu kallëzon penalisht 7 kryebashki­akët e qarkut të Gjirokastr­ës

-

Kandidatja për deputete e PD-së për Tiranën, Jorida Tabaku kallëzoi dje në SPAK kryebashki­akun Erion Veliaj për punimet pa asnjë projekt dhe prokurim në disa rrugë të njësisë 2, ku “po hidhet asfalt elektoral”. “Sot kanë ardhur për të hedhur asfalt elektoral, me një kompani pa tender, me një kompani, e cila nuk dihet kush është. Kanë ardhur këtu dhe kanë hedhur zhavorr, siç po bëjnë në pjesën më të madhe të rrugicave të degës numër 2. Kjo rrugicë sot denoncohet dhe shkon në SPAK. Erion Veliaj, Florian Pullazi, kushdo tjetër që bën vepra të tilla penale, do të denoncohet për krimet elektorale”, - deklaroi Tabaku. Sipas saj askush nuk mund t’i mashtrojë qytetarët me “copa asfalti që u hidhen vetëm për t’u marrë votën” – tha Tabaku. Më pas, kandidati për deputet i PD-së për Tiranën Gent Strazimiri bashkë me banorët e “Njësisë 7” denoncuan në SPAK, Erion Veliaj dhe ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj për hedhjen e asfaltit elektoral në këtë zonë të kryeqyteti­t. Po dje drejtuesi i listës së PD në Gjirokastë­r, Tritan Shehu paditi dje në Prokurori shtatë kryetarët e bashkive të qarkut. Sipas Shehut, aty kanë shkelur ligjin disa herë kryesisht për mos vënien në dispozicio­n të hapësirave publike subjekteve politike për reklamimin e posterave elektorale brenda afatit që përcakton ligji. Pjesë e dosjes ishin edhe drejtues të institucio­neve të ndryshme publike, të cilët, sipas tij, ushtrojnë presion ndaj punonjësve të administra­tës me qëllim “diktimin e votës dhe orientimin e saj në favor të partisë në pushtet”. “Pjesëmarrj­a hapur e këtyre drejtuesve institucio­nesh në orarin e punës, është një tjetër shkelje që u rëndon atyre dhe për të cilën do të mbajnë përgjegjës­i penale. Fakte dhe prova konkrete janë dorëzuar duke i kapur në flagrancë në shkelje drejtuesit që akuzohen”, theksoi Shehu.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania