Gazeta Shqiptare

65 vëzhgues të OSBE “zbarkojnë” në Shqipëri: Zgjedhjet e 25 prillit të rëndësishm­e

-

Rreth 65 vëzhgues nga Asambleja Parlamenta­re e OSBE do të vijnë javën e ardhshme në Shqipëri për zgjedhjet parlamenta­re të 25 prillit. Drejtues i misionit vëzhgues afatshkurt­ër të OSBE do të jetë Azay Guliyev, i cili i quajti këto zgjedhje të rëndësishm­e për Shqipërinë. “Ne po presim me padurim të bashkëpuno­jmë me partnerët tanë të kahershëm, Zyrën e OSBE-së për Institucio­net Demokratik­e dhe të Drejtat e Njeriut dhe Asamblenë Parlamenta­re të Këshillit të Evropës dhe të japim kontributi­n tonë në rrugën demokratik­e të Shqipërisë. Këto zgjedhje janë të rëndësishm­e për Shqipërinë që të tregojë angazhimin e saj për zhvillimin demokratik dhe për reformën zgjedhore”,-tha Guliyev. Reinhold Lopatka, që do të udhëheqë delegacion­in vëzhgues të OSBE, garantoi se do të zbatohen edhe masat anti-COVID. “Unë jam shumë krenar që jemi në gjendje të vendosim një numër të madh vëzhguesis­h, pavarësish­t nga sfidat që rrjedhin nga pandemia. Unë do të doja të falënderoj­a të gjithë kolegët e mi vëzhgues për përkushtim­in e tyre dhe gatishmëri­në e tyre për t’iu përgjigjur ftesës së Shqipërisë për të vëzhguar këto zgjedhje të rëndësishm­e. Vëzhguesit tanë do të ndjekin të gjitha udhëzimet përkatëse dhe do të marrin të gjitha masat paraprake për të garantuar sigurinë tonë, si dhe sigurinë e njerëzve që takojmë”, - deklaroi Guliyev. Vëzhguesit do t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë mjedisit të fushatës, kornizës ligjore, administri­mit të zgjedhjeve, procesin zgjedhor më 25 prill dhe mbulimin që i bën media. Konkluzion­et paraprake do të bëhen publike më 26 prill, në një konferencë shtypi në Tiranë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania