Gazeta Shqiptare

Gjykata e Posaçme vendos rinisjen nga fillimi të procesit të gjykimit ndaj ish-kryeprokur­orit Adriatik Llalla

Ish-kreu i Akuzës: Do paraqes prova të reja, çështjen do e ndjek deri në fund

-

Me një lëvizje tak tike, ish-Prokurori i Përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla rikthen në pikën zero procesin penal ndaj tij. Njeriu që drejtoi institucio­nin qendror të Akuzës për 5 vite me radhë u shfaq papritmas në Gjykatën e Posaçme, ndërsa kishte munguar në çdo seancë të mëparshme. Ai i kërkoi gjykatës të revokonte gjykimin e shkurtuar dhe procesi të zhvillohej me procedurë të zakonshme, ku të ketë mundësinë të paraqesë prova të reja. Kërkesa u pranua nga trupa gjykuese dhe në këtë mënyrë procesi penal ndaj ish-kryeprokur­orit do të rinisë nga e para. Ishkryepro­kurori Llalla në vend që të bënte mbrojtjen, siç ishte parashikua­r, ka kërkuar që të rihiqet proceduara e gjykimit të shkurtuar, duke bërë që gjyqi ndaj tij të nisë nga e para. Ndërkohë që me këtë vendim ka rënë edhe pretenca e dhënë nga SPAK, që kërkoi dënimin e tij me 2 vite burg si dhe përjashtim­in me 5 vite nga funksionet publike. Ditën e djeshme, pritej që Adriatik Llalla, i cili për gati 3 vite e ka shmangur përballjen me drejtësinë, të paraqiste argumentet e mbrojtjes dhe gjykata më pas të shpallte verdiktin përderisa SPAK e kishte thënë fjalën e fundit, duke kërkuar dënimin me burg për ishkryepro­kurorin. I rishfaqur pas shumë kohësh në dyert e godinës së drejtësisë, Llalla tha se do t'i shkojë çështjes deri në fund dhe se do të jetë prezent për të ndjekur vetë seancat. Nga ana e saj, GJKKO ka vendosur që seanca e radhës ndaj ish-kryeprokur­orit Llalla të zhvillohet më 20 prill, në orën 09:00. Ishkryepro­kurori Llalla ka kërkuar disa herë përjashtim­in e trupit gjykues nëpërmjet avokatit të tij, ndërkohë që dje është paraqitur për herë të parë në seancë. Ndërkaq u vu re një detaj; teksa ish-kryeprokur­ori ishte duke u futur brenda ambi

enteve të gjykatës, roja te dera e përshëndet­i në mënyrë simbolike me një gjest ushtarak. Ndërsa vetë Llalla ka thënë në Gjykatë se ai do të paraqesë prova dhe dëshmi të reja, për të vërtetuar se akuza e ngritur ndaj tij për fshehje të të ardhurave nuk qëndron. Ai ndodhej në seancë së bashku me avokatin e tij, ku paraqitën mbrojtjen. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 2 vite burg për Llallën, i cili akuzohet për veprën penale "Refuzim për deklarim, mosdeklari­m, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për

deklarim" në tri raste. Prokuroria ka kërkuar edhe dënim plotësues, që për 5 vite Adriatik Llalla të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

HETIMET

Për ish-Prokurorin e Përgjithsh­ëm Adriatik Llalla, hetimet kanë nisur kohë më parë. Bëhet fjalë për mosdeklari­min e një shume parash në Gjermani, e cila është përdorur për shkollimin e vajzës së ishkryepro­kurorit. Vetë Llalla ka deklaruar se këto para i kishte marrë borxh nga një mik i tij. Ish-kryeprokur­ori Llalla u largua nga detyra në 8 dhjetor 2017, pasi i skadoi mandati, dhe në vend të tij u zgjodh vetëm me votat e socialistë­ve, kryeprokur­orja

Arta Marku. Llalla i shpëtoi procesit të Vetingut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi para Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it. KPKja pranoi kërkesën e Llallës, duke e nxjerrë nga sistemi dhe duke mos kaluar në Veting. Komisioner­i Publik ankimoi pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, vendimin e KPK-së. Po kështu, Adriatik Llalla është një prej tre ish-zyrtarëve të lartë shqiptarë, për të cilin Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, më 14 shkurt të 2018-ës, komunikoi vendimin se ai nuk do të shkelë kurrë në tokën amerikane. Ishkryepro­kurori Adriatik Llalla nuk është pajtuar me këtë vendim të SHBA-ve.

AKUZAT DHE PRETENCA E PROKURORIS­Ë

Ish-kryeprokur­ori Llalla ishte dje në seancë së bashku me avokatin e tij, ku paraqitën mbrojtjen. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 2 vite burg për Llallën, i cili akuzohet për veprën penale "Refuzim për deklarim, mosdeklari­m, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim" në tri raste. Prokuroria ka kërkuar edhe dënim plotësues, që për 5 vite Adriatik Llalla të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania