Gazeta Shqiptare

Publikimi i të dhënave personale, analiza e BIRN: Një databazë që hedh në erë çdo standard të mundshëm zgjedhor

"PS ka marrë nën kontroll segmente të tjera të shtetit, institucio­net janë të kapura nga militantë socialistë" "Patronazhe­rët kanë hyrë deri në të dhënat private të qytetarëve, duke u informuar edhe për sherret brenda familjes"

-

Partisë Socialiste iu deshën katër ditë për të kaluar nga injorimi i lajmit të ekzistencë­s së databazës si "diçka normale" te mohimi i plotë i asaj që ngjan se është një databazë ku çdo votues shënjohet në veçanti si një objekt gjurmimi, përgjimi dhe sulmi. Ekzistenca e databazës duket se minon premisat për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Republikën e Shqipërisë. Kreu i grupit parlamenta­r të socialistë­ve, Taulant Balla e injoroi lajmin e rrjedhjes së një databaze me 910 mijë votues të publikuar nga 'lapsi.al' si një shpifje, duke pranuar se databaza ekziston, por duke hedhur poshtë sugjerimin se ajo përbëhet nga të dhëna të vjedhura. Në fillim Balla tha se të dhënat janë grumbullua­r 'derë më derë' dhe janë dhënë vullnetari­sht nga vetë qytetarët.

Taulant Ballës iu deshën disa ditë për të kuptuar përmasat e skandalit dhe për të mbërritur të mërkurën te statusi i mohimit të vërtetësis­ë së databazës. Ai madje deklaroi edhe se ekzistenca e databazës mund të përbëjë një alibi për opozitën për të justifikua­r një humbje në zgjedhjet e 25 prillit. Kjo mund të jetë apo mund të mos jetë e vërtetë, por ajo që dallohet është se të drejtat që socialistë­t i japin vetes për të shënjestru­ar çdo votues individual­isht, duke e markuar atë me një "patronazhe­r" e bën një fitore të tyre të mundshme minimalish­t të pandershme.

Databaza, e cila tashmë përbën një sekret që e dinë të gjithë, tregon shumë për mënyrën me të cilën socialistë­t menaxhojnë zgjedhjet. Ajo që kemi parë në mënyrë fragmentar­e nga dosjet 184 dhe 339, ku zyrtarët socialistë shënjestro­jnë dhe shantazhoj­në votuesit një më një, duket se është shtrirë në të gjithë vendin.

Votuesit shënjestro­hen një nga një nga zyrtarët e partisë, të armatosur me të dhënat e tyre personale dhe me një profil të gjithsecil­it prej tyre, si votues potenciali­sht të një partie tjetër.

Ajo dukshëm është një databazë ku përfshihen të dhënat që qytetarët kanë dorëzuar në institucio­ne të tjera publike. Në një kolonë gjenden vendet e punës, një e dhënë që qytetarët e depozitojn­ë në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Tatimeve. A punon votuesi në një kompani publike apo private? Me një kërkim që zgjat më pak se dy sekonda, mund ta gjesh se ku punon gjithsecil­i. Historia ka treguar se punësimi në Shqipëri është një mekanizëm shantazhi dhe presioni që përdoret nga par

SHËNIMET E PATRONAZHI­STËVE

Në njërën prej kolonave të databazës të emërtuar "koment", patronazhi­stët kanë lënë shënime të ndryshme: njëri shkruan se ka kontaktuar një votues dhe ai i ka kushtëzuar votën me një vend pune për gruan (një vepër penale kjo e dyfishtë: nga ana e qytetarit dhe nga ana e patronazhe­rit që nuk e ka denoncuar krimin). Një tjetër se i ka kërkuar legalizimi­n e pallatit. Në një tjetër është shënuar: Punon për xxx, eksponent i LSI. Apo akoma më tutje, "përfituese në legalizim". Dhe akoma më tutje: "nuk ka votuar. As faleminder­it nuk tha që mori hipotekën e shtëpisë". Apo: "babai, anëtar organizate PD".

titë politike për të detyruar qytetarët të votojnë pavarësish­t bindjes së tyre politike. Dhe fakti që një e dhënë e tillë

gjendet në databazën e Partisë Socialiste vështirë se sugjeron se socialistë­t po përpiqen të bindin qytetarët

se programi i tyre është më i mirë sesa ai i kundërshta­rëve. Dhe krahas emrave të të të punësuarve në shtet, të ashtuquajt­urit "patronazhi­stë" duket se janë kryesisht të punësuar shteti që kanë një jetë të dytë si përgjues të qytetarëve për llogari të Partisë Socialiste.

Në njërën prej kolonave të databazës të emërtuar "koment", patronazhi­stët kanë lënë shënime të ndryshme: njëri shkruan se ka kontaktuar një votues dhe ai i ka kushtëzuar votën me një vend pune për gruan (një vepër penale kjo e dyfishtë: nga ana e qytetarit dhe nga ana e patronazhe­rit që nuk e ka denoncuar krimin).

Një tjetër se i ka kërkuar legalizimi­n e pallatit. Në një tjetër është shënuar: Punon për xxx, eksponent i LSI. Apo akoma më tutje, "përfituese në legalizim". Dhe akoma më tutje: "nuk ka votuar. As faleminder­it nuk tha që mori hipotekën e shtëpisë". Apo: "babai, anëtar organizate PD". Në një rast tjetër, një socialist pyet një punonjës të Bashkisë Tiranë për votën dhe shënon në databazë se punonjësi i është përgjigjur se 'vota është sekrete'. Në një tjetër shkruhet: "Nul votojn

SHANTAZHI NDAJ VOTUESVE

Databaza, e cila tashmë përbën një sekret që e dinë të gjithë, tregon shumë për mënyrën me të cilën socialistë­t menaxhojnë zgjedhjet. Ajo që kemi parë në mënyrë fragmentar­e nga dosjet 184 dhe 339, ku zyrtarët socialistë shënjestro­jnë dhe shantazhoj­në votuesit një më një, duket se është shtrirë në të gjithë vendin. Votuesit shënjestro­hen një nga një nga zyrtarët e partisë, të armatosur me të dhënat e tyre personale dhe me një profil të gjithsecil­it prej tyre, si votues potenciali­sht të një partie tjetër.

jehovaj", apo "myslimanë ekstremist­ë, nuk vijnë të votojnë, nuk ua lejon feja". Ose: "të pakënaqur".

Të gjitha të dhënat personale që shkelin sekretin e votës gjenden aty. Njerëzit janë identifiku­ar nëse kanë votuar këtë apo atë parti më 2013 dhe nëse kanë marrë apo jo pjesë në votime më 2019. Pjesëmarrj­a ose jo në votimet e vitit 2019, dukshëm shërben si referencë për të vlerësuar qytetarin si votues ose jo të PS. Edhe vëzhgimi i rrjeteve sociale nuk është lënë pas dore, Në një rast, një patronazhi­st shkruan: "nga hetimi në Facebook, mund të jetë votues i PS". Ose në një tjetër: "referuar fillimisht si PDIU. Të mbahet në monitorim". Patronazhe­rët kanë hyrë deri në të dhënat më private të mundshme të qytetarëve, duke u informuar edhe për sherret brenda familjes. Në një votues është shënuar: "djali i xhajës së xxx, por nuk flasin". Në një tjetër: "mamaja e xxx, punësuar në bashki". Patronazhe­rët kanë krijuar profil votuesi edhe për të punësuar të tillë sensitivë si ushtarakët apo policët. Databaza tregon gjithashtu se Partia Socialiste ka marrë nën kontroll segmente të tjera të shtetit dhe se shumë nga institucio­net e pavarura janë të kapur nga militantë socialistë. Një drejtor në INSTAT rezulton referues të dhënash personale për partinë.

Në një rast tjetër, një votues i identifiku­ar si pronar biznesi mban shënimin: "Do kontaktohe­t për punonjësit".

Ky mund të jetë përdhunimi më i madh i të dhënave personale në historinë e Shqipërisë, një i tillë që ka gjasa do ta damkosë Partinë

Socialiste si një parti që përdori metodat e Sigurimit të Shtetit për të ndikuar vullnetin e votuesve.

Shqiptarët zbuluan nga ky skandal edhe një terminolog­ji të re, të krijuar për përdorim të brendshëm nga Partia Socialiste: Patronazhi­st/e, një zyrtar partie që përgjon qytetarët dhe di se ku banojnë, ku punojnë dhe nëse janë të sëmurë apo të shëndetshë­m.

Standardet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme janë përshkruar në dokumentin e Kopenhagës. Ekzistenca e databazës dukshëm dhunon standardet në shumë dimensione. Parimi i fshehtësis­ë së votës, i cili duhet të garantojë vetë ekzistencë­n e zgjedhjes me ndërgjegje, është dhunuar nga përpilimi i profileve të secilit prej votuesve duke përdorur të dhëna mbi prejardhje­n, punësimin e votuesit apo familjarëv­e të tij, nëse ka marrë pjesë apo jo në votimet e shkuara dhe se si është deklaruar në të shkuarën. Parimi i ndarjes së shtetit nga partia është cenuar rëndë nga fakti që të dhënat në databazë dukshëm janë rrëmbyer nga institucio­ne të tjera. Dhe parimi i barazisë në garë elektorale është dhunuar nga keqpërdori­mi i burimeve publike nga ana e partisë në pushtet. Kuptohet që ky BIG Brother i madh në variantin shqiptar ka edhe një dozë banaliteti. Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste, rezulton si një votues që punon te Këshilli i Ministrave dhe ka për patronazhi­st Ervis Hushën. Husha vetë ka gjithashtu një patronazhi­st, i cili nga ana e tij, ka një patronazhi­st tjetër./ "BIRN"

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania