Gazeta Shqiptare

Shpërthimi me eksploziv në Mamurras, në "shënjestër" Shpëtim Ndreca, pronar i një fabrike mielli

Biznesmeni është vëllai ish-gjyqtarit te Krimet e Rënda, Bib Ndreca

-

Një sasi e vogël tritoli tronditi mbrëmjen e së enjtes qytezën e Mamurrasit. Në derën e banesës së Shpëtim Ndrecës, një person i paidentifi­kuar ka lënë "mesazhin", por pa shkaktuar dëme në njerëz. Sasia e eksplozivi­t shpërtheu në oborrin e banesës së biznesmeni­t mbrëmë rreth orës 21:45 minuta. Nga shpërthimi fatmirësis­ht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ende nuk dihet sasi dhe lloji i lëndës shpërthyes­e, por policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifiki­min e kapjen e autorit.

Shpëtim Ndreca, është pronar e një fabrike mielli dhe një stalle derrash pranë banesës së tij. Ndërkaq, ai është dhe vëllai i ish-gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Bib Ndreca, i shkarkuar nga Vetingu. Që prej muajit shkurt 2021, Bib Ndreca është larguar nga sistemi i Drejtësisë, pasi Vettingu vendosi shkarkimin e tij. Deri në këtë fazë të hetimit, policia është duke kryer verifikime në dy pista, atë të biznesit dhe pistën tjetër të kërcënimev­e që mund të vijnë për shkak të punës që ka pasur vëllai i tij, Bib Ndreca. Po ashtu Ndreca, së fundmi është divorcuar edhe nga bashkëshor­tja e tij, ndaj po hetohet edhe për konflikte familjare. Për të zbardhur ngjarjen janë sekuestrua­r dhe kamerat e sigurisë të disa bizneseve në zonë për të parë lëvizjet para dhe pas ngjarjes, të cilat mund të ndihmojnë në identifiki­min e autorit të vendosjes së tritolit.

Ndërkohë që vetë Ndreca nuk është shprehur publikisht se ku dyshon për vendosjen e lëndës plasëse në banesën e tij. Deri më tani, Policia dhe Prokuroria e Kurbinit kanë nisur hetimet në disa pista, njëra lid

het me aktiviteti­n e Ndrecës si biznesmen dhe tek e kaluara e tij në Gjermani, edhe pse nuk rezulton me precedentë penal. Do të jenë hetimet e policisë dhe të prokuroris­ë që do të hedhin dritë mbi këtë ngjarje.

PISTAT E HETIMIT

Deri në këtë fazë të hetimit, policia është duke kryer verifikime në dy pista, atë të biznesit dhe pistën tjetër të kërcënimev­e që mund të vijnë për shkak të punës që ka pasur vëllai i tij, Bib Ndreca. Po ashtu Ndreca, së fundmi është divorcuar edhe nga bashkëshor­tja e tij, ndaj po hetohet edhe për konflikte familjare. Për të zbardhur ngjarjen janë sekuestrua­r dhe kamerat e sigurisë të disa bizneseve në zonë për të parë lëvizjet para dhe pas ngjarjes, të cilat mund të ndihmojnë në identifiki­min e autorit të vendosjes së tritolit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania