Gazeta Shqiptare

Ekzekutoi me armën e shërbimit bashkëshor­ten, gjykata e Tiranës dënon me 35 vite burg Alket Arapajn

Ngjarja në vitin 2019, ish-gardisti Alket Arapaj vrau të shoqen për xhelozi

-

Gjykata e Tiranës e ka dënuar dje me 35 vite burg, ish-gardistin Alket Arapaj, i cili u shpall fajtor për vrasjen e bashkëshor­tes së tij.

Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik ndodhi më shumë se dy vite më parë, më 12 shkurt 2019, kur në orët e para të mëngjesit, në banesën e tyre në Allias, Arapaj u mori jetën me armën e shërbimit gruas së tij, Evelina Seferaj, asokohe 36-vjeçe. Referuar hetimeve, dyshimet u ngritën se shkak për vrasjen u bë xhelozia dhe mendimi se bashkëshor­tja e tij takohej me persona të tjerë. "Kohët e fundit më ishin shtuar dyshimet se ajo më tradhtonte. Dyshoja, sepse kur kthehesha nga puna gjeja objektet e lëvizura ne shtëpi"është shprehur autori gjatë një seance gjyqësore pas krimit. Prokuroria ngriti ndaj tij akuzën "Vrasje për shkak të marrëdhëni­eve familjare", për të cilën parashikoh­et masa ekstreme e dënimit, burgim i përjetshëm. "Hajdeni më arrestoni", ishte telefonata e gardistit pasi vrau gruan. Nëna e një vajze 3 vjeçe asokohe, u qëllua për vdekje nga bashkëshor­ti gardist, pas dyshimeve për tradhti. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit në rrugën "Vangjel Capo", në zonën e Alliasit. Autori i dyshuar i krimit, Alket Arapaj, 44 vjeç, kolonel në Gardën e Republikës, teksa bëhej gati për t'u paraqitur në shërbim atë ditë, debatoi me të shoqen, Evelina Seferaj. Në debat e sipër e qëlloi atë tri herë me armën e shërbimit. Menjëherë pas ngjarjes, ai i ka telefonuar sallës operative të

VRASJA E 44-VJEÇARES

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit në rrugën "Vangjel Capo", në zonën e Alliasit. Autori i dyshuar i krimit, Alket Arapaj, 44 vjeç, kolonel në Gardën e Republikës, teksa bëhej gati për t'u paraqitur në shërbim atë ditë, debatoi me të shoqen, Evelina Seferaj. Në debat e sipër e qëlloi atë tri herë me armën e shërbimit. Menjëherë pas ngjarjes, ai i ka telefonuar sallës operative të Policisë së Tiranës. "Kam vrarë gruan, hajdeni më arrestoni".

policisë së Tiranës. "Kam vrarë gruan, hajdeni më arrestoni". Kjo ka qenë telefonata që vuri në lëvizje fillimisht shërbimet e Komisariat­it nr.4, që shkuan menjëherë në vendngjarj­e. Më pas aty mbërritën edhe oficerët e Krimeve të Rënda dhe ekspertë kriminalis­të, që kryen veprimet hetimore.

Ndërsa autori u prangos duke u transportu­ar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Burimet thanë se në apartament­in e çiftit, u gjet arma e krimit, pistoleta e shërbimit të gardistit që ekzekutoi bashkëshor­ten.

NGJARJA

Alket Arapaj ishte zgjuar herët në mëngjes dhe kishte veshur uniformën e Gardës, pasi do të paraqitej në shërbim. Ka marrë pistoletën e punës, që e mbante me vete

edhe në shtëpi dhe ende nuk kishte dalë nga dhoma e gjumit, kur nisi një debat me të shoqen, Evelina Seferaj.

Edhe ajo ishte zgjuar si zakonisht, për të bërë punët e shtëpisë, të përgatiste vajzën për në kopsht dhe më pas të shkonte edhe vetë në punë. Ditët e fundit mes çiftit kishte pasur debate, por ditën e krimit situata është acaruar edhe më shumë. Në debat e sipër, gardisti 44-vjeçar ka nxjerrë armën e shërbimit që e kishte vënë në brez dhe ka qëlluar 3 herë në drejtim të gruas, duke e lënë të vdekur në vend. Menjëherë pas ngjarjes, ai i ka telefonuar policinë, duke rrëfyer krimin. Ndërsa u ka treguar se është efektiv i Gardës së Republikës. Për këtë arsye, në vendin e ngjarjes, përveç shërbimeve të policisë, kanë qenë të pranishëm edhe oficerë të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, të cilët kryen arrestimin në flagrancë.

KUSH ËSHTË ALKET ARAPAJ

Prej 21 vitesh, ai kishte qenë pjesë e Gardës së Republikës. Arapaj kishte përfunduar arsimin e lartë ushtarak në vitin 1997 dhe që pas asaj kohë i ishte bashkuar Gardës. Së fundmi, ai kishte mbajtur gradën Kapiten. Prej disa vitesh, ai shërbente në Njësinë nr.3 të Gardës, te Pallati i Brigadave. Ndërsa më herët kishte qenë edhe shoqërues i PLSH-ve (Personalit­eteve të Larta Shtetërore). Në rrethin shoqëror dhe familjar Alket Arapaj njihej si person i sjellshëm dhe praktikues i fesë islame, ndërsa edhe gruaja ishte e mbuluar.

Arapaj ishte i pajisur me armën e shërbimit tip pistoletë, të cilën në bazë të ligjit ka të drejtë ta mbajë me vete edhe jashtë orëve të shërbimit. Nga ana tjetër, burime nga Garda e Republikës, thanë se Arapaj ishte një efektiv i rregullt, i përpiktë dhe pa masa disiplinor­e. Edhe bashkëshor­tja e tij, ishte me arsim të lartë, e diplomuar për Histori-Gjeografi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania