Gazeta Shqiptare

"Do të vijohet me ritme të shpejta vaksinimi, për të arritur imunizimin e popullatës

Manastirli­u takon mjekët e Infektivit: Situata e kontrollua­r, spitalet vijojnë të jenë në gatishmëri Ministrjae­Shëndetësi­së:Mbështetje­përmjekëtm­ebonusinsp­ecial

- Voltiza Duro

Ministrja e Shëndetë sisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirli­u, ka takuar ditën e djeshme mjekët dhe infermierë­t e Shërbimit Infektiv në QSUT, për t'i siguruar për mbështetje­n deri në fund, në përballjen me virusin e rrezikshëm. Duke folur për situatën epidemiolo­gjike në vend, ministrja Manastirli­u e cilësoi atë si të kontrollua­r, por kërkoi të mos ulet vigjilenca në këto momente. "Aktualisht spitali Covid 4 është zbrazur, për arsye se ka rënë numri i pacientëve që trajtohen për këtë sëmundje. Por nga ana tjetër kjo nuk do të thotë që spitali nuk është në gatishmëri, pasi, në momentin që mund të kemi një shtim të numrit të rasteve, gjithmonë kjo strukturë do të jetë aktive, ashtu sikurse ka qenë që në momentet e para. Nga ana tjetër numri i pacientëve që trajtohen në spitalin infektiv apo Covid 1, por edhe në spitalin Covid 3 ka pësuar një rënie të qëndrueshm­e. Ashtu sikurse ka pasur një rënie të qëndrueshm­e edhe për sa i përket numrit të fatalitete­ve mbi baza ditore. Kjo tregon që jemi në një situatë të kontrollua­r të epidemisë. Por është shumë e rëndësishm­e të mos ulet vigjilenca", tha Manastirli­u.

BONUSI BONUSI PËR PËR MJEKËT MJEKËT

Ministrja e Shëndetësi­së bëri me dije se pavarësish­t lehtësimit të situatës, mbështetja e personelit me bonusin special do të vijojë. "Për të gjithë ekipin e mjekëve dhe infermierë­ve do të vijojë mbështetja, ashtu sikurse ka qenë deri tani me bonusin special, do të vijojë deri në ditën e fundit të kësaj lufte me armikun e padukshëm. Janë më shumë se 4 mijë punonjës të shëndetësi­së, mjekë, infermierë, epidemiolo­gë, laborantë, të cilët kanë përfituar bonusin special të vendosur nga qeveria shqiptare",-nën

VAKSINIMI

Duke folur për fushatën e vaksinimit ndaj COVID-19, Manastirli­u tha se grupet më të riskuara dhe popullata mbi 60 vjeç, do të vaksinohen brenda muajit maj. "Lufta ende nuk ka përfunduar. Do të kërkojë kohën e vet. Vaksinimi do ta ofrojë atë rezultat që ne presim, jam e bindur, nga fakti që ne jemi duke vaksinuar, vaksinuar, vaksinuar, dhe nuk do të ndalemi për asnjë moment, derisa qytetari i fundit shqiptar të jetë vaksinuar. Dhe ky është plani ynë ambicioz për pranverën e vitit që vjen. Mendojmë që mund t'ia arrijmë dhe më shpejt, por jemi të vendosur që brenda muajit maj të arrijmë objektivin e 500 mijë vaksinimev­e për të gjithë ato grupe të riskuara dhe popullatën +60. Dhe më pas të vijojmë për të vaksinuar sa më shumë, për të mbrojtur jetë",-tha Manastirli­u. Ministrja e Shëndetësi­së ka shprehur vlerësimin për punën e palodhur të mjekëve dhe infermierë­ve në gjithë këtë periudhë të pandemisë, duke e cilësuar punën dhe impenjimin e tyre të jashtëzako­nshme në betejën me COVID-19.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania