Gazeta Shqiptare

Kurba e COVID-19 në ulje, 179 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

MSh: 182 të hospitaliz­uar, 14 në terapi intensive dhe 3 të intubuar Mbi 26 mijë të infektuar aktivë në të gjithë vendin, më shumë se gjysma në Tiranë

- Voltiza Duro

MASAT

Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullim­et, ruani distancimi­n fizik; kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetizolohu­ni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19",-apeloi MSh.

Situata e COVID-19 në 24 orët e fundit është si vi jon: Janë kryer 2652 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 179 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuar­a janë identifiku­ar në këto bashki: 38 raste në Tiranë, 16 në Fier, 12 në Gjirokastë­r, 11 në Durrës, 10 në Korçë, 9 në Shkodër, nga 8 raste në Vlorë, Gramsh, 6 në Skrapar, nga 5 raste në Devoll, Lezhë, nga 4 raste në Elbasan, Lushnje, Pogradec, Sarandë, Peqin, Këlcyrë, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Pukë, nga 2 raste në Kukës, Has, Mirditë, Mat, Tepelenë, Poliçan, nga 1 rast në Tropojë, Berat, Dibër, Malësi e Madhe, Maliq, Dropull",-theksoi MSh. Në 24 orët e fundit janë shëruar 587 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 100,600 që nga fillimi i epidemisë.

Përmbarues­i Gjyqësor Privat TË HOSPITALIZ­UAR DHE VIKTIMA

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. "Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 2 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, të moshave 82 - 85 vjeç. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllim­e familjarëv­e të të ndjerëve",-thuhet ne njoftimin e MSh.

APELI

Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojn­ë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojn­ë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. "Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencë­n dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalim­in e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullim­et, ruani distancimi­n fizik; kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetizolohu­ni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19",-apeloi MSh.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania