Gazeta Shqiptare

Shashkat e Ramës për bashkëpuni­m me Bashën dhe politika e re jo konfliktua­le

- Nga Ledjana Fratari

Në ditët e fundit të fushatës, kur nuk ka më çfarë të premtojë, pasi s’e beson kush, e nuk ka çfarë të promovojë, pasi nuk ka bërë asgjë, Edi Rama i është drejtuar gjësë që di të bëjë më mirë: Diversioni­t politik. Prej tri ditësh ai nuk po lodhet duke ftuar Bashën të bashkëpuno­jë, por pa thënë se për çfarë. Një javë para zgjedhjeve, Rama po tregon se është i përvëluar për bashkëpuni­m, për të mirën e Shqipërisë dhe po i përulet Bashës të bëhen bashkë për këtë qëllim.

Po çfarë është në fund të fundit kjo ftesa e Ramës? Asgjë më shumë se një përjekje e dëshpëruar për të krijuar tymnajë elektorale, se gjoja ai qenka për bashkëpuni­m, në të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëv­e, por Basha e refuzon këtë.

Ai është gati që t’i japë fund sherrnajës politike, që ia kanë sjellë në majë të hundës shqiptarëv­e, por Basha sërish nuk do.

Në fakt, shqiparëvë u ka ardhur në majë të hundës sherrnaja, por atë e ka prodhuar pikërisht Rama. Dhe më shumë se kaq, tashmë në majë të hundës shqiptarëv­e u ka ardhur vetë Rama, dhe në datën 25 prill, ai do të duhet të largohet për këtë arsye.

Kjo është një arsye më shumë që shqiptarët duhet të mbështesin PD, nr 9.

Sherrnaja politike nuk shuhet me marrëveshj­e, por me një filozofi të re politike. Dhe kjo është arsyeja pse qytetarët duhet të mbështesin në listën e PD, nr 34, Ledjana Fratari.

Shqiparëvë u ka ardhur në majë të

hundës sherrnaja, por atë e ka prodhuar pikërisht Rama. Dhe më shumë se kaq, tashmë në majë të hundës shqiptarëv­e u ka ardhur vetë Rama, dhe në datën 25 prill, ai do të

duhet të largohet për këtë arsye.

Asgjë më shumë se një përjekje e dëshpëruar për të krijuar tymnajë

elektorale, se gjoja ai qenka për bashkëpuni­m, në

të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëv­e, por Basha e refuzon

këtë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania