Gazeta Shqiptare

Kur flet Amerika për ndryshimin… çfarë nënkupton?

- Nga Mentor Nazarko

... pjesa ku thoshte- nëse doni ndryshimin, votoni ndryshimin… etj. Mirëpo entuziazmi i shpërpjesë­tuar, ndonëse i ligjshëm për një parti apo kamp që deri para pak kohësh kërcënohej për bojkotin e zgjedhjeve lokale, apo tërheqjen nga parlamenti-provokoi përgënjesh­trimin e menjëhersh­ëm të ambasadore­s.

Megjithatë thelbi mbeti. Edhe referimi i saj sërish në twitter tek pjesa ku flitet për votën për ndryshimin, krijon ligjërisht shpresë për ndryshim. Mirëpo kjo nuk do të thotë se ndryshimi qëmendojnë palët në Shqipëri është saktësisht ai që mendojnë SHBA-të, me gojën e shefes së diplomacis­ë së tyre. Ndërkohë ka disa çelësa për të kuptuar domethënie­n e mesazheve të intervistë­s, me njëlloj përafërsie.

ÇELSAT ÇELSAT E E INTERPRETI­MIT INTERPRETI­MIT

Së pari, intervista duhet lexuar në tërësinë e vet dhe jo me pjesë të shkëputura. Ajo duhet parë në tërësinë e qëndrimeve të SHBAve për zgjedhjet, me gojën e ambasadore­s, apo dhe të zyrtarëve të tjerë amerikanë.

Afërmendsh del qartë, se SHBAtë janë të interesuar për një proces zgjedhor të pastër, pa blerje votash, të gjithëpran­uar, të ligjshëm, që garanton ndryshimin dhe ndëshkimin e praktikave korruptive të deritanish­me, largimin e kriminelëv­e (me një spektër relativish­t të ngushtë ama të të quajturve kriminelë?!)që shtyn kah modernizim­i i shoqërisë dhe shtetit tonë; etj. Ruajtjen e raportit strategjik me SHBA-të.

Së dyti, ambasadorj­a është kujdesur që të mos shpërndajë vlerësime pozitive që do konsideroh­eshin si pro njerës apo tjetrës palë, me përjashtim të atyre për popullin dhe qytetarët, SPAK-un dhe reformën në drejtësi.

Së treti janë disa koncepte apo terma që ambasadorj­a përdor shpesh në intervistë duke ju referuar zgjedhjeve: krimet zgjedhore (blerja e votave, nëpërmjet shkëmbimev­e të favoreve, etj); ndryshimi, pandëshkue­shmëria, pranimi i rezultatit dhe skenaret për të parandalua­r prishjen e zgjedhjeve, institucio­net dhe proceset.

Së katërti, kjo intervistë megjithë mesazhet e koduara lë të kuptohet se tashmë topi është tek votuesi shqiptar. Pasi ambasadorj­a, shefi i saj Palmer, etj, kanë komunikuar me palët politike në nivel të lartë, me KQZ, me prokurorin­ë, tashmë i mbetet t’i drejtohen votuesve.

Mirëpo a ka një mënyrë për të dekriptuar më hollësisht preferencë­n e ambasadore­s për palët politike… dhe ndryshimin?

Ambasadorj­a e tha qartë se vendi i saj do ndryshimin, në kuptimin e përparimit. Por nuk është e përcaktuar asfare në favor të njerës apo tjetrës palë. Me të drejtë kolegu Zheji thotë se SHBA-të nuk duan kastat e forta në Ballkan. Kjo do të thotë se ajo favorizon rezultate të ndershme zgjedhore që nuk konfirmojn­ë fitore përcaktues­e, me vendimmarr­je të fortë të njerës palë apo tjetrës.

Për fat të mirë dhe sondazhet e konfirmojn­ë këtë pamundësi të fitoreve të bujshme të njerit krah apo tjetrit. Kjo nënkupton mundësinë që miqtë, SHBAtë, të kenë lojtarë luajalë të tyre, qofshin dhe të vegjël që të kushtëzojn­ë seicilën prej shumicave që mund të krijohet, qoftë majtas, qoftë djathtas.

Duke qenë se dy palët, PD-LSI me në krye Bashën apo Kryemadhin (opozita) dhe PS me në krye Ramën, megjithë ndryshimet në lista, në cilësinë e fushatës dhe premtimeve, nuk përfaqësoj­në ndryshimin radikal, (si përshembul­l Vetëvendos­ja në Kosovë), mbetet që ambasadorj­a të preferojë forcat e reja.

Po cilin prej subjekteve, apo të gjithë bashkë? Nisur nga sondazhet, subjekti me një apo me dy deputetë, mund të kushtëzojë fituesin. Kësisoj është e logjikshme që ndryshimi mund të mbështetet dhe duke inkurajuar partitë e vogla. Apo individë tëshkëlqye­r në seicilën prej blloqeve të mëdha, që përfaqësoj­në të renë. Po i marrim me rradhë.

SUBJEKTET E NDRYSHIMIT, APO PËRCAKTIMI­T TË FITUESIT?

Nismën Thurrje? Me gjasë, po. Ambasadorj­a amerikane është parë që të promovojë qartësisht zonjën Rudina Hajdari, Endri Shabanin, etj individë të këtij subjekti, që po punojnëefe­ktivisht në rrjetet sociale, por jo vetëm, të cilët nuk kanë asnjë hipotekë nga e kaluara. Sondazhe të besueshme i japin këtij subjekti mundësinë të marrë një deputet në Tiranë, dhe rezultat të mirë në Elbasan apo ndonjë qark tjetër. Ky subjekt i hapur për koalicione më së shumti djathtas, por pse jo dhe majtas, do ishte interesant dhe përcaktues.

Është i defavorizu­ar nga mungesa e studentëve në universite­te, ku mund të kishte ndikim, por sërish rrjeti i platformav­e sociale është hapësirë ku ata po ndikojnë fuqishëm.. Bindja apo Lëvizja e zonjës Topalli, apo partia e zotit Murrizi? Këto subjekte përfaqësoj­në realitete lokale të fuqishme, të cilat gjithashtu e dëmtojnë seicilën prej partive, por më së shumti PD-në, duke rrahur djathtas. Ishte gabimi themelor i zotit Basha që nuk mundi t’i përfshinte seicilin prej tyre në një koalicion të djathtë të gjerë, si bëri Berisha në 2005.

Zonja Topalli me një listë të shkëlqyer, Bindja me disa individë me histori politike të panjollë, zoti Murrizi me një rrjet të fuqishëm ndikimi në zonën e Lushnjës, janë problemati­kë për të djathtën, por mund ta ndihmonin atë në moment të fundit.

Bindja në disa sondazhe, apo partia e zonjës Topalli, mund të marrin nga një deputet, respektivi­sht në Tiranë dhe Shkodër, dhe mund të jenë gurët e kandarit përcaktues në balancën elektorale. PSD e zotit Doshi? As që mund të mendohet se ambasadorj­a nënkupton ndryshimin nëpërmjet kësaj partie, mirëpo historiku i mesazheve të mëparshme dhe ato të tanishmet, kanë disa elementë që meritojnë koment.

Është krejtësish­t e qartë se zoti Doshi, titullar i Profarmës, kompanisë shqiptare që prodhon ilaçe bazë me çmime më të ulta se konkurrent­et e huaja, duke bërë shumë armiq, politikë dhe jo, vendorë dhe ndërkombët­arë, përfaqëson një subjekt me ndikim klientelar të fuqishëm, për shkak të numrit të madh të punonjësve, pjesës së tregut që zotëron, historisë së veprave të bamirësisë, elektorale apo jo.

Sipas sondazheve, përfshi dhe atë të Noto-s, PSD-ja e tij mund të arrijë dy deputetë të paktën. Një deputet e ka të sigurt në Shkodër duke ju afruar të dytit, ashtu si mund të arrijë një deputet në Tiranë ku kanë qendrën kompanitë e tij. Kur flet ambasadorj­a për blerje votash, me gjasë i referohej Doshit, ndonëse zonja Kim krejt ndryshe nga praktika e presionit të përshkallë­zuar në mënyrë rritëse, këtë herë nuk ja përmendi emrin. Mirëpo a jemi të sigurt se dhe parti të tjera nuk blejnë vota dhe vullnete elektorale ?

Kur ambasadorj­a thotë se kriminelë janë ata që blejnë vota, (pra që bëjnë krim zgjedhor), me siguri ajo i quan shumëfish kriminelë ata që kanë bërë korrupsion madhor, ndonëse nuk janë në listën e SHBA-ve si Doshi.Ndërkohë PSD megjithë listën e disa profesioni­stëve që ka, sipas sondazheve ngjan problemati­ke pikërisht për partitë e tjera të reja, krahas të vjetrave, në Shkodër e Tiranë. Subjekt interesant janë dhe tre kandidatët e Vetëvendos­jes, seicili mëi spikatur se tjetri nga pikëpamja e historisë personale.

Megjithatë ata janë të defavorizu­ar nga ndrojtja e zotit Kurti për t’u përfshirë fuqishëm në fushatë në krah të tyre, nga kontekstet e ndryshme sociale të Kosovës dhe Shqipërisë, etj, etj. Dhe testi i Shqipërisë ku po hyn zoti Kurti, është shumë i rrezikshëm për të pas Kosovës. Po sikur?

Në përfundim: SHBA-të, si aleate e fuqishme jona duan ndryshim thelbësor kah progresi. Ambasadorj­a do ndryshim që të shenjojë karrierën e saj sado të shkurtër në Shqipëri. Dhe në pikëpamje të ndryshimit të dukshëm, partitë e vogla ngjajnë përcaktues­e në cilësinë dhe shpejtësin­ë e ndryshimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania