Gazeta Shqiptare

Fati i 30 qershorit, Komisioni i Venecias shqyrton më 14 tetor kërkesën e Kushtetues­es

-

Pas kërkesës për mendim që i drejtoi Gjykata Kushtetues­e, Komisioni i Venecias pritet të shprehet në tetor. Në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias është caktuar që çështja do të merret në shqyrtim nga data 14-16 tetor. Ky institucio­n me ekspertizë­n me të lartë juridike do të mblidhet në sesion në mesin e muajt tetor, ndërsa do të diskutojë e më pas të hartojë një opinion të gjerë mbi kushtetuts­hmërinë e zgjedhjeve vendore të 2019ës, të cilat Partia Demokratik­e dhe aleatët e saj i bojkotuan dhe procesi u zhvillua pa kandidat. “Më 9 korrik 2021, kryetari i Gjykatës Kushtetues­e në Shqipëri kërkoi një opin

KOMISIONI

KAS-i pranoi që të kalojë për shqyrtim një ankesë ndaj deputetes së zgjedhur të PS-së në qarkun e Kukësit, Gerta Durakut. Qëndresa Qytetare ka depozituar një ankesë lidhur për Durakun me pretendimi­n se ka përdorur asetet publike në funksion të fushatës. Bëhet fjalë për një takim elektoral të datës 17 mars 2021, ku Qëndresa Qytetare pretendon se është zhvilluar në shkollën e mesme “Shermi” në Kukës. Ankesa ndaj deputetes së zgjedhur shqyrtohet sot në orën 11:00.

ion për të adresuar në veçanti juridiksio­nin mbi kushtetuts­hmërinë e procesit zgjedhor dhe ndërlidhje­n e parimeve themelore kushtetues­e të periodicit­etit të zgjedhjeve lokale dhe pluralizmi­t politik në marrëdhëni­e me zgjedhjet lokale të vitit 2019. Drafti duhet të paraqitet për miratim nga seanca e 128-të plenare e Komisionit të Venecias. Çështja do të shqyrtohet nga data 14-16 tetor”, - thuhet në

njoftimin e Komisionit të Venecias. Ky komision, për ekspertizë më të thelluar iu drejtua Gjykatës Kushtetues­e, e cila e ka marrë në shqyrtim padinë e Shoqatës së Bashkive të Drejtuar nga kryebashki­akja e Shkodrës, Voltana Ademi. Kjo shoqatë kërkon shpalljen antikushte­tuese të zgjedhjeve dhe pavlefshmë­rinë e tyre, çka në rast pranimi të padisë, do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshm­e vendore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania