Gazeta Shqiptare

Abuzimi me tenderin e druve dhe pengimi i zgjedhjeve të 2019-ës, SPAK-u dërgon në GJKKO ish-kryebashki­akun e Pogradecit

Përfundojn­ë hetimet, në gjykatë edhe 5 vartësit e Eduard Kaprit

-

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka dërguar në gjyq ish-kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Eduard Kapri dhe pesë punonjës. Kapri akuzohet për veprat penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike” në bashkëpuni­m dhe “Shpërdorim detyre” në bashkëpuni­m. SPAK-u bën me dije se fakti i parë penal lidhet me procedurën e prokurimit “Procedurë e Hapur” me objekt: “Blerje dru zjarri”, me fond limit 9 268 000 lekë (pa TVSH), e zhvilluar në datën 27.10.2017, nga autoriteti kontraktor, Bashkia Pogradec”. Ndërsa fakti i dytë lidhet me tentativën për pengimin e procesit zgjedhor të 30 qershorit në vitin 2019.

NJOFTIMI I SPAK-UT

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, më datë 12.7.2021, përcolli pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale me nr.69 të vitit 2020 në ngarkim të të pandehurve:

1.Eduart Kapri, me detyrë ish-kryetar i Bashkisë Pogradec, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike” në bashkëpuni­m parashikua­r nga neni 258-25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorim detyre” në bashkëpuni­m, parashikua­r nga neni 248 – 25 i Kodit Penal.

2.Avdulla Cano, me detyrë ish-zv.kryetar i Bashkisë Pogradec, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike” në bashkëpuni­m parashikua­r nga neni 25825 i Kodit Penal.

3.Nexhmi Torra, me detyrë ish-koordinato­r i njësive administra­tive pranë Bashkisë Pogradec, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike” në bashkëpuni­m parashikua­r nga neni 25825 i Kodit Penal.

4.Enkeleida Kllomollar­i, me detyrë ish-drejtoresh­ë e Qendrës Arsimore pranë Bashkisë Pogradec, e akuzuar për

HETIMET

Sipas SPAK-ut, nga hetimet e kryera rezultoi se ish-kryebashki­aku Eduart Kapri, së bashku me dy ish-zyrtarët e tjerë të Bashkisë së Pogradecit, Safet Blaceri dhe Gurali Blaceri akuzohen edhe për faktin se tentuan të pengonin mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 30 qershor të 2019-ës, duke u vënë drynin tri shkollave dhe një kopshti, që ishin përcaktuar si qendra votimi nga KQZ-ja.

kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike” në bashkëpuni­m parashikua­r nga neni 258-25 i Kodit Penal.

5.Gurali Blaceri, me detyrë ish-punëtor mirëmbajtë­s në Drejtorinë e Qendrës Arsimore Pogradec, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim­i i detyrës” në bashkëpuni­m, parashikua­r nga neni 248-25 i Kodit Penal.

6.Safet Blaceri, me detyrë ish-punëtor mirëmbajtë­s

në Drejtorinë e Qendrës Arsimore Pogradec, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim­i i detyrës” në bashkëpuni­m, parashikua­r nga neni 248-25 i Kodit Penal. Ky procedim është regjistrua­r për veprat penale “Shpërdorim­i i detyrës” në bashkëpuni­m dhe “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpuni­m, të parashikua­ra nga nenet 248-25 dhe 258-25 të Kodit Penal dhe në objekt të hetimit të tij ka pasur dy fakte penale:

fakti i parë penal lidhet me procedurën e prokurimit “Procedurë e hapur” me objekt: “Blerje dru zjarri”, me fond limit 9 268 000 lekë (pa TVSH), e zhvilluar në datën 27.10.2017, nga autoriteti kontraktor, Bashkia Pogradec”. Nga hetimi rezultoi e provuar se titullari i Autoriteti­t Kontraktor, Eduart Kapri në bashkëpuni­m me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Enkeleida Kllomollar­i, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano kanë kryer veprime, që kualifikoh­en në veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera ose ankande publike”, parashikua­r nga neni 258 dhe 25 të Kodit Penal. Fakti i dytë penal ka lidhje me ngjarjen e datës 28.06.2019, ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit Gurali dhe Safet Blaceri, duke vënë dryna me çelës në rrethin e jashtëm në tri shkolla dhe një kopsht, institucio­ne këto që ndodhen ne lagjet nr.2 dhe 5 të qytetit të Pogradecit, të cilat ishin miratuar si qendra votimi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet vendore të datës 30.06.2019.

Nga hetimi ka rezultuar e provuar se nga ana e shtetasit Eduart Kapri, me cilësinë e kryetarit të Bashkisë Pogradec, në bashkëpuni­m me shtetasit Safet Blaceri dhe Gurali Blaceri, me detyrë mirëmbajtë­s në Qendrën Arsimore, Pogradec, janë bërë tentativa për të penguar procesin zgjedhor, që do të zhvillohej në datë 30.6.2019. Në kushtet kur nuk ka pasur asnjë kërkesë për sigurinë e tyre, janë kryer veprime konkrete për mbylljen e këtyre institucio­neve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania