Akuzohet se dhunoi të ëmën me probleme mendore, gjykata lë në burg 25-vjeçaren nga Saranda
Gjyshja mes lotësh: Vajza është e pafajshme
Ish-shefi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, i cili punon aktualisht në Prokurorinë e Tiranës paraqiti të martën në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA qëndrimin e tij ndaj pyetjeve të paraqitura prej vëzhguesit ndërkombëtar, Theo Jacobs në seancën paraardhëse më 8 korrik, lidhur me pasurinë dhe profesionalizmin.
Më 8 korrik, vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs ngriti pyetje lidhur me mundësinë e kursimeve të Hajdarmatajt si dhe për disa çështje të hetuara nga ai dhe prokurorët e tjerë kur subjekti ishte drejtues.
Në fillim të fjalës së tij, Hajdarmataj tha se ishte ndjerë i fyer nga Jacobs, ndërsa shtoi se gjatë karrierës së tij ishte karakterizuar nga përgjegjshmëria dhe kurajoja.
Sipas Hajdarmataj, Jacobs kishte bërë komente për familjen dhe mënyrën e bashkëjetesës –ndërsa shtoi se përshtypje duhej të bënte nëse ai do të kishte një mënyrë jetese të llojit mondan.
Hajdarmataj kundërshtoi, gjithashtu, analizën financiare të prezantuar nga Jacobs si të palogjikshme.
“Vëzhguesi përdori logjikë të gabuar financiare kur thotë se sa më e ulët është e ardhura, aq më i lartë është shpenzimi në vitin 1997 dhe sa më e lartë është e ardhura, aq më i ulët është shpenzimi në vitin 2016”,-argumentoi Hajdarmataj.
Hajdarmataj solli si shembull deklarimin e kursimit të vlerës 500 mijë lekë në vitin 2016 dhe të gjendjes 300 mijë lekë në llogarinë rrjedhëse, ndërkohë që sipas tij, paga vjetore kishte qenë 1 milion e 888 mijë lekë.
“Pyetjes së vëzhguesit se çfarë kam blerë që nuk e kam deklaruar, i përgjigjem me faktin se nuk kam pasur mundësi për të shpenzuar asgjë më tepër, sesa shpenzimet për kostot e jetesës së një kryeqyteti”-tha Hajdarmataj.
Subjekti u ndal edhe në konstatimet dhe pyetjet e ngritura nga Jacobs për aspektin profesional. Lidhur me pushimin e procedimit penal të vitit 2010 në Kurbin, ai pretendoi se kjo çështje ishte hetuar prej tij pasi
SARANDË - Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka caktuar masën “Arrest me burg” për 25-vjeçaren Remilda Hajdinaj, cila u ndalua dy ditë më parë nga policia pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj. Lënia në burg ka irrituar mbrojtjen, pasi avokatja e saj e ka quajtur një masë të pavend për faktin se e akuzuara ka paraqitur një raport mjeko-ligjor, i cili vërteton të kundërtën, pra që 25-vjeçarja është dhunuar nga e ëma. Për avokaten, është e paarsyeshme që si akuza dhe gjykimi nuk kanë pranuar të marrin si provë këtë raport, ndërkohë që dhe me sy të lirë shihen shenjat e dhunës në qafën e vajzës.
Nga dëshmia e gjyshes së 25-vjeçares, vajza e saj vuan nga problemet e shëndetit mendor dhe se ka qenë pikërisht ajo që ka dhunuar të renë. Po ashtu mësohet se kjo e fundit ka nguruar që të denoncojë nënën. Ndërkohë që nëna ka denoncuar në polici 25-vjeçaren. Dje, gjyshja e Remildës, tha se mbesa është e pafajshme. Ajo e ka rritur vetë Ildën, siç e thërret shkurt, pasi e ëma e ka lënë të vogël dhe kish ikur në Francë ku jetoi afro 20 vjet. Ajo është kthyer para dy vitesh, duke shfaqur më pas dhe probleme mendore. “Vajza e vogël ishte brenda, ndërsa unë isha te kopshti. Mbesa donte ta kthente nga rruga nënën e saj, por kjo e fundit u shtri te porta gjatë e gjerë. Thirrëm një gjiton që të na ndihmonte, dhe vajza ime e bëri mbesën sikur e kishin ngrënë qentë. Ajo e dhunoi. Vajza ime ka probleme. Fjalët i flet shqip mirë, por pastaj njëherë i jep si puna e lopës. Ajo ka jetuar në Paris për shumë vite. Ajo zemërohej një çikë dhe merrte. Vajza është sjellë shumë mirë me të ëmën. Një ditë vajza ime e ka dhunuar mbesën. Ildën e lindi ajo, por e kam rritur unë. Njëherë më miell, njëherë me sheqer. Unë e di se çfarë kam vuajtur. S’dua të rrijë në burg mbesa, gjynah nga Zoti”, tregoi mes lotësh e moshuara.