Varianti Delta, Drilon Çupi: Pritet valë tjetër infektimesh në vjeshtë dhe në dimër
Flet mjeku i njohur në Gjermani:
Në një kohë që numri i rasteve të prekura nga varianti Delta i koronavirusit po rritet me shpejtësi në shumë shtete, në Shqipëri ende nuk ka një përgjigje nga instancat përkatëse nëse ky mutacion ka mbërritur edhe këtu. Por sa i rrezikshëm është varianti indian dhe sa na mbrojnë vaksinat nga format e rënda të sëmundjes, hospitalizimi dhe vdekja? Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", mjeku Drilon Çupi, specialist i mjekësisë interne dhe urgjencës në Gjermani thekson se transmetueshmëria e virusit është rreth 64% brenda anëtarëve të familjes që jetojnë së bashku. Në Britaninë e Madhe është evidentuar që dhe në rrethin e të vaksinuarve me të dyja dozat është rritur numri i infektimeve të reja, por nuk ka pasur rritje të vdekshmërisë apo stadit të rëndë. Mjeku shton se sipas studimeve paraprake në Britaninë e Madhe paraqitet efektshmëria e Biontech/Pfizer pas dozës së dytë rreth 88% në vend të 95% dhe nga Astrazeneca 60% në vend të 66% për stadin e lehtë dhe të moderuar të sëmundshmërisë kurse për stadin kritik dhe vdekshmërinë mbetet një rënie deri në 3%. Çupi nënvizon se ky variant projektohet që me fillimit e vjeshtës dhe në dimër të realizojë një valë tjetër infektive.
Çfarë pritet në vjeshtë me uljen e temperaturave dhe variantin Delta? A mund të ndodhe të kemi një periudhë të ngjashme me atë atë të të një një viti viti më më parë? parë?
Ky variant projektohet që me fillimit e vjeshtës dhe në dimër të realizojë një valë tjetër infektive. Sipas ekspertëve që të kemi këtë vjeshtë- dimër një valë sa më të vogël duhet që vaksinimi i popullsisë të arrijë shifrën mbi 90% në moshat mbi 65 vjeç ose 85% për gjithë popullsinë e një vendi.
Si paraqitet situata lidhur me pandeminë aktualisht?
Çdo pandemi ka dinamikën e saj që varet nga shumë faktorë që lidhen me vetë aktorët që luajnë në këtë skenë të madhe që është virusi dhe njeriu. Në varësi të karakteristikave të tyre të lindura apo të fituara varet dinamika e pandemisë dhe kohëzgjatja e saj. Një projeksion për këtë gjë e kanë tashmë të gjithë njerëzit që kanë njohur me eksperiencën e tyre edhe pa pasur njohuri mjekësore të mësuara. Për të qenë më konkret unë kisha dëshirë që ta analizonim disi situatën duke u nisur nga një faktor i rëndësishëm që është ndikimi i sezonalitetit tek virusi. Rreziku i infektimit nga koronavirusi është në ajrin e ftohtë, në ambientin e hapur më i vogël se në brendësi të ndërtesave.
A mund të projektohet ky rezultat edhe me faktin që në stinën e verës veprimtaria e koronavirusit të bëjë një pauzë?
Nga pikëpamja studimore nuk është plotësisht kështu, por ka një rol të madh amortizues në veprimtarinë e virusit. Në pranverë me rritjen e temperaturave fillon të ulet rreziku i infektimit me viruset e gripit në përgjithësi dhe i viruseve të tjerë sezonal të rrugëve të sipërme ajrore që shfaqen në stinën e vjeshtës dhe dimrit. Në të njëjtën linjë mund të themi dhe për familjen e koronavirusit që efektet sezonale kanë ndikimin e tyre në veprimtarinë patogjene.
Sa ndikon ky fakt në pandemi në përgjithësi?
Në stinën e verës dinamika e transmetimit ka një tendencë
“DELTA”
Varianti Delta projektohet që me fillimit e vjeshtës dhe në dimër të realizojë një valë tjetër infektive. Sipas ekspertëve që të kemi këtë vjeshtë- dimër një valë sa më të vogël duhet që vaksinimi i popullsisë të arrijë shifrën mbi 90% në moshat mbi 65 vjeç ose 85% për gjithë popullsinë e një vendi.
regresive.
Faktorët mjedisor ndikojnë në stabilitetin morfologjik të vetë virusit po ashtu dhe në veprimtarinë patogjene të tij. Faktorët e tillë janë temperatura, lagështia e ajrit dhe rrezatimi ultraviolet.
Mbështjellësja e virusit në një temperaturë rreth 10 gradë celsius është disi më e stabilizuar. Sa më shumë të rritet temperatura mbi këtë vlera aq më shumë rritet instabiliteti i saj. Nga rritja e temperaturës shpërbëhen lidhjet molekulare të kësaj mbështjellje dhe virusi shkatërrohet. Rrezatimi i diellit dhe sidomos rrezatimi ultraviolet dëmton informacionin gjenetik të virusit. Shkatërrimi i materialit gjenetik sjell si të thuash deaktivizimin e virusit dhe virusi humbet funksionin e tij infeksioz. Rreziku i infektimit është më i ulët në ambientet e mbyllura ku lagështia e ajrit është e lartë.
Nëse lagështia relative e ajrit në ambient është nën 40% partiklat e virusit për shembull të lëshuara nga një person i infektuar përmbajnë pak ujë dhe duan një kohë më të gjatë që të ulen në tokë dhe për këtë mënyrë qëndrojnë për një kohë më të gjatë në ajër dhe si të tillë mund të infektojnë më shumë njerëzit e shëndoshë. Në ajrin e "thatë" janë mukozat të thata dhe në këtë mënyrë janë më të depërtueshme për virusin. Moti ndikon në sjelljen e njerëzve. Në dimër qëndrojnë njerëzit më shumë në ambiente të mbyllura dhe me orare me njeri-tjetrin në krahasim në stinën e verës ku qëndrojnë më shumë në ambiente të hapura dhe në tendencë në largësi me njeritjetrin.
Cili është roli i sistemit imunitar dhe vitaminës D në luftën me koronavirusin?
Sistemi ynë imunitar përballet me shumë sfida ndaj patogjeneve (Baktere, Viruse dhe myk) duke na siguruar mbrojtje. Për çdo rast ai specifikon përgjigjen imunitare. Të jetë i gatshëm për të gjitha dhe njëkohësisht i kushton sistemit tonë imunitar shumë energji dhe për këtë fakt ai është i programuar që në stinë të ndryshme të përgjigjet në mekanizma të ndryshëm që janë të lindura dhe të fituara. Në stinën e dimrit sistemi ynë imunitar përballet për shembull me viruset sezonal të zakonshëm dhe krijon një "njohje" ndaj tyre dhe nëse bie në të ardhmen sërish në kontakt me to atëherë e ka strategjinë gati në përballjen me to. Jo vetëm këtë aftësi kujtese ka sistemi ynë imunitar, por ka dhe aftësi "të kuptojë" dhe periudhën kohore se kur dalin më shpesh këto patogjenë. Këtë e realizon me aftësinë e tij të fituar. Në stinën e ngrohtë sistemi imun qëndron në Modusin e lindur për sa i përket përgjigjes së tij imunitare dhe reagon ndaj një spektri patogjen më të gjerë. Kjo vlen dhe për SARS-COV-2. Vitamina D është një nga vitaminat më të rëndësishme që ndikon edhe në përmirësimin e reagimit imunitar. Zinxhiri i funksionimit të kësaj vitamine kërkon ndihmën e dritës së diellit. Ky është një fakt tjetër krahasimor stinor i dinamikës pandemike. Por dua të theksoj edhe njëherë që efektet sezonale nuk ndikojnë komplet në zhdukjen e pandemisë por në amortizmin e saj. Viruset kanë efektin e tyre mutues dhe çdo variant apo mutacion ka një përqasje të ndryshme edhe nga efektet stinore të lartpërmendura. Mutacionet e tij nuk bëjnë