“Mos luaj me çmimet”, Berisha-Ramës: Nisim protestat më të fuqishme në vend
“Luajnë bixhoz me kaskadën e Drinit”, ish-kryeministri: Paratë u shkojnë klaneve të qeverisë “Të bashkohemi kundër këtij regjimi të vendosur në Shqipëri”
Nga Elbasani, ishkryeministri Sali Berisha paralajmëroi se ai së bashku me simpatizantët e tij demokratë do të ngrihen në protestat më të fuqishme që ka parë vendi. Para mbështetësve të shumtë në Elbasan Berisha i bëri thirrje Edi Ramës që të përgatitet për protestat më të fuqishme që ka parë ndonjëherë. Sipas tij, çdo shqiptar duhet të ngrihet, të bashkohet në mënyrë që t’u jepet përgjigjen e merituar kësaj situate dramatike nga vendosja në Shqipëri e një regjimi. “Ne duam t’i themi se, do të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi. Protestë, protestë dhe vetëm protestë. Edi Rama duhet ta dish mirë se kur të ngrihemi ne në protestë, pa të hedhur ty nuk shqitemi nga rruga. Mos luaj me çmimet, mos luaj me kafshatën. Ata paguajnë naftën njëlloj me Zvicrën, që kanë rrogën mesatare prej 6000 euro. Mos luaj me shqiptarët dhe çmimet! Ne do të ngrohemi në këmbë si opozitë e vërtetë që besojmë te njëri-tjetri dhe liria. Do të ngrihemi sikurse bëmë në vitin 1991. Do të ngrihemi për një betejë deri në fitore!”, - deklaroi z.Berisha. Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Rama beson se terrori ndaj qytetarëve është mënyra më e mirë për të sunduar qytetarët. Ai tha se kaskada e Drinit është zbrazur në mënyrë më të papërgjegjshme, duke e çuar në kuotat e bllokimit të energjisë dhe duke e shitur 50% më të ulët të tregut. “Rama shpalli krizën të terrorit. Ai beson se terrori ndaj qytetarëve është mënyra më e mirë për të sunduar qytetarët. Ai alarmoi njerëzit një javë më parë me krizën që do të kaplojë Shqipërinë. Kjo është një krizë e bërë me dorën e tij, sepse ka qenë ndër vitet më të mbara të Shqipërisë në raport me energjinë. Në
THIRRJA
“Çdo shqiptar duhet të ngrihet, të bashkohemi, të hapemi në mënyrë që t’u japim përgjigjen më të merituar kësaj situate dramatike nga vendosja në Shqipëri e një regjimi. Kjo është një banditokraci ose kakistokraci. Edi Rama dhe regjimi i tij, ka katandisur shqiptarët në delen e zezë të Ballkanit të Europës”, - deklaroi z.Berisha.
gusht, kaskada e Drinit ka qenë në maksimum. i zbrazi kaskadën në mënyrë më të papërgjegjshme. E ka çuar në kuotat e bllokimit të energjisë, duke e shitur 50% më të ulët të tregut. Krizën, nuk e kemi nga gazi, se ne nuk përdorim gaz, sepse nuk ka peshë në vendin tonë, por e kemi nga Edi
Rama dhe ministra e tij që luajnë bixhoz me kaskadën e Drinit. Vetë thirrja e tij ishte apel për të rritur çmimin”, - deklaroi z.Berisha. Sipas ish-kryeministri te gjithë propaganda e qeverisë është lëshuar në mbrojtje të pengut të saj, Bashës. Ai tha se kurrë para viti 2013 probleme
në votimin e brendshëm nuk kanë ekzistuar sepse bëhej një votim i hapur dhe respektoheshin ato që shpalleshin. “Hidhni një sy ekraneve! E gjithë propaganda e qeverisë është lëshuar në mbrojtje të pengut të saj. Të gjithë tezat janë se nuk ka rëndësi vota dhe forumet e anëtarësia.
Ne jemi këtu për tu ngritur dhe për ta rivendosur në këmbë Partinë Demokratike. Në fuqinë tonë e gjejmë te vota e lirë. Kurrë para viti 2013 probleme në votimin e brendshëm nuk kanë ekzistuar, sepse bëhej një votim i hapur dhe respektoheshin ato që shpalleshin.
Kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur që rivali i kryetarit të përzihet nga kryesia. Çdo rival, nëse nuk zgjidhej kryetar mbetej anëtar i kryesisë, kurse tani kaluar nga një largim në një tjetër. Partia është rrudhur”, - theksoi ish kryeministri. Berisha përmendi se një nga specialistët më të mëdhenj të korrupsionit në vend u tha shqiptarëve se jemi rritur me 18%. Sipas tij, paratë nuk kalojnë te shqiptarët, sepse ato shkojnë te klientët dhe te klanet e qeverisë për të marrë vepra publike. “Një nga specialistët më të mëdhenj të korrupsionit në vend u tha shqiptarëve se jemi rritur me 18%. Të nesërmen, kreu i Meduzës do të thoshte se kjo nuk konvertohet në rroga. Rritja ekonomike dhe rritja e të ardhurave ka dy mënyra; një kur i kalon qytetarëve. Ku shkojnë të ardhurat sot? Të gjitha shkojnë te klanet e qeverisë, te klientela e qeverisë e cila dikton ligjet për të marrë veprat publike. Për qytetarët mbetet largimi dhe rrugët e botës”, - u shpreh z.Berisha.