Gazeta Shqiptare

“Të rishikohet buxheti”, Meta: Të mos investohet tek incenerato­rët!

Mesazhi, presidenti: Përkrahje qytetarëve, të investohet aty ku duhet të jenë përparësit­ë “Jemi të fundit në Europë për të ardhurat për frymë e konsum”

- Valentina Madani

Presidenti Ilir Meta shprehet se Shqipëria mban vendin e parë në rajon për nivelin e lartë të varfërisë, çmimeve dhe borxhit publik. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit iu referohet të dhënave të EUROSTAT-it për vitin 2020, teksa shkruan se vendi ynë është i fundit në Europë për të ardhurat për frymë e konsum. Meta bën thirrje që të rishikohet buxheti i shtetit që ai t’u vijë në ndihmë “qytetarëve, shtresave më në nevojë dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshë­m të vendit, duke investuar në mënyrë konkrete aty ku duhet të jenë përparësit­ë, jo te koncesione­t, incenerato­rët dhe PPP-të”. “Të parët në rajon për nivelin e lartë të varfërisë, çmimeve dhe borxhit publik. Të fundit për të ardhurat për frymë dhe konsum individual. Shqipëria renditet e para në rajon për nivelin e varfërisë, të çmimeve dhe borxhit publik dhe e fundit në Europë për të ardhurat për frymë e konsum. Sipas të dhënave të EUROSTAT-it për vitin 2020, Shqipëria rezulton se të ardhurat për frymë i ka 30% të mesatares së Bashkimit Europian, pas saj renditet Bosnje dhe Hercegovin­a me 33%, Maqedonia e Veriut me 38%, Serbia 43% dhe Mali i Zi me 45%. Për konsumin individual për frymë, që mat mirëqenien familjare, Shqipëria është sërish e fundit në Europë, me 39% të mesatares së BE-së, përkundrej­t 42% në Bosnje dhe Hercegovin­ë, 43% në Maqedoninë e Veriut, 51% për Serbinë dhe 59% për Malin e Zi”, - deklaroi z.Meta. “Ndërkohë - shtoi ai niveli i çmimeve në Shqipëri së bashku me Malin e Zi është më i larti në rajon me 53.5%, Serbia 52.3%, Bosnjë-Hercegovin­a 51.9% dhe Maqedonia e Veriut me 46%”. “Gjithashtu, Shqipëria pas Malit të Zi renditet ndër vendet me nivelit më të lartë borxhit publik me 77.9%, e ndjekur nga Serbia me 58.9%, Maqedonia e Veriut me 51.3%, Bosnje dhe Hercegovin­a me 36.7% dhe Kosova me 24.1%. Sa i përket nivelit të varfërisë, Shqipëri mban vendin e parë me rreth 33% të popullsisë me të ardhura nën 5.5$ në ditë, duke lënë pas Kosovën me 23.4% e popullsisë, Malin e Zi me 20%; Maqedoninë e Veriut me 18% dhe Serbinë 18.4%. Në ligjin për ‘Buxhetin 2022’ konstatova se qeveria nuk ka marrë masat e duhura ekonomike dhe sociale për të përmirësua­r të gjithë këto tregues negativë. Për këtë arsye vendosa të mos e dekretoj me miratim ‘Buxhetin 2022’, që thellësish­t është antisocial. Është koha për të rishikuar buxhetin e shtetit në mbështetje të qytetarëve, të shtresave më në nevojë dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshë­m të vendit, duke investuar në mënyrë konkrete aty ku duhet të jenë përparësit­ë, jo te koncesione­t, incenerato­rët dhe PPPtë”, - theksoi kreu i shtetit.

 ?? ?? RISHIKIMI
“Është koha për të rishikuar buxhetin e shtetit në mbështetje të qytetarëve, të shtresave më në nevojë dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshë­m të vendit, duke investuar në mënyrë konkrete aty ku duhet të jenë përparësit­ë, jo te koncesione­t, incenerato­rët dhe PPP-të”, - theksoi kreu i shtetit.
RISHIKIMI “Është koha për të rishikuar buxhetin e shtetit në mbështetje të qytetarëve, të shtresave më në nevojë dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshë­m të vendit, duke investuar në mënyrë konkrete aty ku duhet të jenë përparësit­ë, jo te koncesione­t, incenerato­rët dhe PPP-të”, - theksoi kreu i shtetit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania