Gazeta Shqiptare

Meta kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për TVSH-në, dekreton akcizat

-

Presidenti Ilir Meta ktheu dje për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”. Ky ligj sipas tij shkel parime dhe të drejta themelore kushtetues­e, duke penalizuar subjektet që operojnë në sektorët më të nevojshëm për qytetarët. “Për ilustrim, për subjektet që operojnë në fushën e turizmit argëtues, sportet ujore etj., nuk i është hequr përjashtim­i nga TVSH-ja për mjetet lundruese për qëllime turistike dhe argëtim, apo heqja e shkallës së reduktuar për aktivitete dhe sektorë të tjerë. Pra, këto subjekte mbeten të favorizuar­a përmes përjashtim­it nga TVSH-ja. Kjo do të thotë se këto subjekte që operojnë në shitjen dhe tregtimin e mjeteve lundruese ngelen të favorizuar­a, ndërkohë që sektorë të veçantë të ekonomisë me më shumë nevojë, diferencoh­en dhe mbahen në presion fiskal të diferencua­r dhe joproporci­onal, me nevojën që dikton mbështetja e tyre. Ndërkohë që në përjashtim­et e veçanta në import për makineritë dhe pajisjet, kufiri përpara këtyre ndryshimev­e ligjore ishte në një vlerë mbi 50 milionë lekë. Ndërsa me ndryshimet ligjore kemi 10-fishim të vlerës së kufirit minimal mbi të cilin vihet në zbatim përjashtim­i përmes këtij ligji. Rritja e këtij kufiri penalizon dhe rëndon mbi subjekte që zhvillojnë aktiviteti­n në këtë fushë. Përjashtim­et nga zbatimi i regjimit ligjor fiskal në mënyrë të diferencua­r, rrezikojnë qëndrueshm­ërinë e vetë ligjit bazë për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, - thuhet në argumentim­in e Metës. Po dje presidenti dekretoi me shpallje ligjin nr. 114/2021 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. Ky ligj u vendos të shpallej nga presidenti për sa kohë synon konsolidim­in e të ardhurave nga akciza, nëpërmjet përafrimit të tyre gradual me nivelin e akcizave të parashikua­ra në direktivat e Bashkimit Europian, si dhe moslejimin e hapësirave ligjore për shmangie nga pagesa e akcizës, duke shfrytëzua­r shkallët e diferencua­ra të saj për përdorues të ndryshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania