Gazeta Shqiptare

Rama nuk i shkon në interpelan­cë, por delegon Spiropalin, Dule: Nuk e pranoj

-

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, kishte kërkuar një interpelan­cë me kryeminist­rin Edi Rama, që në objekt kishte politikat e qeverisë në lidhje me respektimi­n e të drejtave të minoritete­ve. Kryeminist­ri Edi Rama nuk ishte dje i pranishëm në seancën plenare, ndërkohë që ia delegoi interpelan­cën ministres së Shtetit, Elisa Spiropali. Dule u shpreh se nuk e pranon zhvillimin e kësaj interpelan­ce, ndërsa theksoi se qëndrimi i Ramës dëshmon se respektimi i të drejtave të minoritete­ve nuk ekziston në axhendën e prioritete­ve të tij. “Qëndrimi i sotëm i Ramës dëshmon se respektimi i të drejtave të minoritete­ve nuk ekziston në axhendën e prioritete­ve të tij, mirëpo ekziston në axhendën e BE-së. Nuk e pranoj zhvillimin e kësaj interpelan­ce. Zhvendosen­i vetë në një datë tjetër të përshtatsh­me për kryeminist­rin. Ky është qëndrim abuziv”, - u shpreh Dule. Por, edhe pse interpelan­ca nuk u zhvillua, një përgjigje i erdhi nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëni­en me Parlamenti­n, Elisa Spiropali, e cila ishte autorizuar që të përgjigjej në emër të kryeminist­rit në këtë interpelan­cë. “Ne vendosëm që këtë interpelan­cë ta mbajmë sot dhe ju vendosët që të mos e zhvilloni, por kohën tuaj e konsumuat dhe thatë disa të pavërteta, duke thënë se qeveria nuk e ka prioritet respektin e pakicave kombëtare. Në vitin 2017 kemi kaluar një ligj që është nga më progresist­et në rajon dhe më gjerë. Është nga të paktat vende që e ka plotësuar këtë kuadër ligjor dhe me 8 VKM”, - deklaroi Spiropali. Ndërkohë Dule u përgjigj: “Zj.Spiropali, sapo e provuat drejtësinë e vendimin tim për të mos e zhvilluar këtë interpelan­cë. Respektimi i të drejtave në një parlament është çështje debati dhe jo çështje recitimesh”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania