Gazeta Shqiptare

Rama para trupit diplomatik, kritika BE-së: Kemi bërë gjithçka, por na penguan

Kryeminist­ri: Figurat e së shkuarës bëjnë kërcënime groteske me sfurqe apo rikthime në skenë “Mandati i tretë, i ëmbël dhe i hidhur. S’kemi bërë mjaftueshë­m”

- Valentina Madani

Para trupit diplomatik në takimin tradiciona­l të qeverisë, kryeminist­ri Edi Rama dha mesazhin se lufta kundër korrupsion­it kërkon vullnet politik dhe se duhet kohë e durim për të pasur rezultatet që presin qytetarët. Kreu i qeverisë u ndal edhe te reforma në drejtësi nga ku përmendi se është bërë në një angazhim i palëkundur, duke marrë përsipër edhe kostot. Megjithatë, sipas kryeminist­rit, koha kalon, por “figurat më të dyshimta të së shkuarës gjejnë ende guximin të bëjnë kërcënime groteske me sfurqe apo rikthime në skenë, në emër të sovranitet­it, dinjitetit, pastërtisë”.

INTEGRIMI

Në fjalën përshëndet­ëse para trupës diplomatik­e, Edi Rama u ndal edhe tek integrimi i Shqipërisë në BE. Sipas kreut të qeverisë, vendi ynë ka bërë gjithçka duhej, por është penguar nga forca, që siç shprehet ai, “janë përtej kontrollit tonë”. “Le të marrim BE-në. Kemi bërë gjithçka duhej, sërish e sërish për të na dhënë dritën jeshile për hapin tjetër dhe sërish e sërish, na kanë penguar forca që janë përtej kontrollit tonë. Ky është një efekt jetësor dhe ndërkohë ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka mundemi për ta bërë Shqipërinë çdo vit një shtet më të besueshëm, më funksional, më demokratik e më të ngjashëm me një anëtar të BE-së. Koha fluturon dhe frustrimi i shqiptarëv­e rritet”, tha Rama. Ndërkohë, kryeminist­ri tha se u arrit të bëhej reforma në drejtësi, e cila nuk ishte bërë për 25 vite me radhë. “Të marrim reformën në drejtësi. Bëmë gjithçka u desh për të nisur reformën në drejtësi pas 25 vitesh dështim. E bëmë me një angazhim të palëkundur, duke marrë përsipër të gjitha kostot në një mjedis armiqësor dhe hera-herë edhe të rrezikshëm politikish­t, duke u përballur me kundërshti edhe brenda ish-koalicioni­t tonë. U premtuam njerëzve se sistemi i ri i drejtësisë, që sjell drejtësi për të gjithë, më në fund po vjen dhe unë ende e besoj fort që është kështu. Por duhet kohë, shumë më tepër kohë sesa koha që fluturon në mënyrë të pamëshirsh­me, e kësisoj ndërkohë rezultatet vijnë thjesht shumë ngadalë për njerëzit e këtij vendi, të cilët kanë pritur pafund të jetojnë në një vend ku gjithkush është i barabartë para ligjit”, - deklaroi Edi Rama.

MANDATI

Gjatë darkës së fundvitit me ambasadorë­t e akredituar në Shqipëri, kryeminist­ri Rama rrëfeu para diplomatëv­e ndjesitë e tij pas fitimit të mandatit të tretë. “Fitimi i një mandati të tretë nuk më bëri të ndjehem i pamposhtur, por më i përulur se kurrë karshi njerëzve të Shqipërisë, të cilët na e dhanë mua dhe partisë sime besimin, ndërkohë që me plot të drejtë presin më shumë prej nesh. Më lini të rrëfehem këtu, për mua personalis­ht fitorja ishte njëkohësis­ht e ëmbël dhe e hidhur. Ndjeva se nuk kishim bërë mjaftueshë­m për të shuar dasitë në një vend të përndjekur ende nga e shkuara, ku lajmësi duhej vrarë përpara se sa të dëgjohej mesazhi e ku kundërshta­ri politik ende shihet jo si një kundërshta­r me të cilin duhet angazhuar, por si një armik që duhet shkatërrua­r. Pas një fitoreje të tillë më përndjek më shumë se asnjëherë më parë pafuqia e pushtetit për të ecur aq shpejt sa do të duhej me modernizim­in e një vendi, i cili humbi aq shumë dekada përmes diktaturës e më pas rrumpallës, varfërisë absolute e më pas korrupsion­it nga shteti njëpartiak e më pas te keqqeveris­ja. Kur këqyr me shpejtësin­ë frenetike të kalimit të kohës në detyrë përkundrej­t shpejtësis­ë së mundshme të ndryshimit në vend, ndihem tejet i sekëlldisu­r. E di që ritmi i ndryshimit nuk mund të jetë kurrë mjaftueshm­ërisht aq i shpejtë sa duhet për t’iu përgjigjur vorbullës së dekadave të mbushura me aspirata, që u rritën si dëshira të penguara”, - deklaroi z.Berisha.

 ?? ?? DREJTËSIA
“U premtuam njerëzve se sistemi i ri i drejtësisë, që sjell drejtësi për të gjithë, më në fund po vjen dhe unë ende e besoj fort që është kështu. Por duhet kohë, shumë më tepër kohë sesa koha që fluturon në mënyrë të pamëshirsh­me, e kësisoj ndërkohë rezultatet vijnë thjesht shumë ngadalë për njerëzit e këtij vendi, të cilët kanë pritur pa fund të jetojnë në një vend ku gjithkush është i barabartë para ligjit”, deklaroi kryeminist­ri.
DREJTËSIA “U premtuam njerëzve se sistemi i ri i drejtësisë, që sjell drejtësi për të gjithë, më në fund po vjen dhe unë ende e besoj fort që është kështu. Por duhet kohë, shumë më tepër kohë sesa koha që fluturon në mënyrë të pamëshirsh­me, e kësisoj ndërkohë rezultatet vijnë thjesht shumë ngadalë për njerëzit e këtij vendi, të cilët kanë pritur pa fund të jetojnë në një vend ku gjithkush është i barabartë para ligjit”, deklaroi kryeminist­ri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania