Gazeta Shqiptare

Humbi gjyqin ndaj Veliajt, Tabaku: Drejtësia e re dështoi, pavarësish­t fakteve që dorëzova

-

Erion Veliaj fitoi dje gjyqin me deputeten e PD-së, Jorida Tabaku, e cila e kishte paditur për shpifje pas debateve lidhur me ndërtimin e gjimnazit “Sami Frashëri”. Por, Tabaku shprehet se ky vendim vërtetoi se drejtësia e re ka dështuar, kur në mes futen ata që kanë pushtet. “Ashtu si dhe dje, drejtësia e re dështoi të japë drejtësi kur bëhet fjalë për atë që ka pushtet. Muajt e fundit kam depozituar në gjykatë një padi penale për kryetarin e bashkisë. Ky i fundit më ka akuzuar për përfitime të paligjshme në kohën kur unë bëja denoncime për mënyrën si u shemb shkolla ‘Sami Frashëri’. Ndonëse në gjykatë kam siguruar kontratën e plotë të shtëpisë të blerë dy vite përpara ndërtimit dhe procedurav­e të shembjes me shumë pikëpyetje të shkollës dhe tenderit të rindërtimi­t të saj. Megjithëse kam siguruar për gjykatën dhe prokurorin të dhënat e kredisë bankare të marrë në këtë periudhë, duke paraqitur të gjitha provat dhe faktet në lidhje me këtë çështje, apo që kam dëshmuar me prova të patjetërsu­eshme se kompania nga ku është blerë prona ime nuk ka asnjë lidhje me kompaninë që ka përfituar me ndonjë nga kanë fituar një tender abuziv me pikëpyetje të rindërtimi­t të shkollës ‘Sami Frashëri’. Edhe pse mbrojtja e avokatëve të Veliajt përkufizoh­ej në zero fakte dhe prova përpos justifikim­it ‘e tha se kështu thonë mediat’, përsëri gjyqtari dështoi të vendosë drejtësinë me justifikim­in se ‘politikani duhet të durojë më shumë, përderisa është në politikë’. Duke dështuar të vendosë drejtësinë në vend dhe të përcaktojë qartë ndarjen e lirisë së fjalës me shpifjen. Unë e kuptoj se Veliaj ka sistemin e tij të drejtësisë brenda drejtësisë. E kam të qartë se ai ka punuar që të jetë mbi ligjin dhe se ka të emëruar aty brenda. Por, kjo nuk më pengon asnjë moment që unë të them me zë të lartë dhe të fortë të vërtetën. Madje, nuk më pengon as për ta apeluar këtë padi dhe për ta vazhduar në të gjitha shkallët e gjyqësorit e për t’u treguar shqiptarëv­e që e vërteta triumfon!”, - deklaroi Tabaku.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania