Gazeta Shqiptare

Berisha: PD-në sot e drejton Kuvendi që u mblodh më 11 dhjetor

Tensionet, ish-kryeminist­ri: S’ka vulë apo bravë që mund të pengojë vullnetin e demokratëv­e “Basha është minoranca më e thellë në Shqipëri”

- Valentina Madani

Ish-kryeminist­ri Sali Ber isha iu drejtua dje me një videomesaz­h demokratëv­e, në lidhje me referendum­in që pritet të mbahet në 18 dhjetor. Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Berisha publikoi një video me informacio­ne në lidhje me referendum­in e ditës së shtunë, 18 dhjetor. Në video shpjegohen detaje se çfarë duhet të dihet për referendum­in e 18 dhjetorit. Çdo anëtar i PD-së do të votojë pro ose kundër vendimit të Kuvendit Kombëtar për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kreu i partisë. Po dje, lideri historik i PD-së, Sali Berisha, reagoi pas akuzave nga mbështetës­it e Berishës se kryedemokr­ati Lulzim Basha ndërroi bravat në selinë blu në kryeqytet, por edhe në disa seli të rretheve. Duke marrë shkas nga kjo ngjarje, por edhe nga incidentet e tjera të ndodhura gjatë ditës së mërkurë në selinë blu, ish-kryeminist­ri përmes një postimi në “Facebook” shkruan se, “nuk ka vulë, bravë apo dry që mund të pengojë vullnetin dhe votën e lirë të demokratëv­e”. Po dje ishkryemin­istri Sali Berisha deklaroi se PD-në e drejton Kuvendi Kombëtar që u mblodh më 11 dhjetor. Berisha deklaroi në emisionin “Opinion” se ky kuvend ka zgjedhur një grup të përkohshëm kolegjial, ku bën pjesë edhe ai vetë, i cili do të funksionoj­ë deri më 22 mars. Berisha shpjegoi edhe arsyet se përse u shkua në referendum për shkarkimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha. “Pasi i dhamë Shqipërisë për herë të parë në historinë e saj, por ndoshta edhe më gjerë kuvendin e parë të thirrur nga anëtarësia, për të cilin as miq, as kundërshta­rë nuk bënë dot një vërejtje qenësore. Fakti që u mblodh në stadium, për shkak se e ktheu kuvendin qesharak. Për sa i përket kuvendit, i kam thënë në mënyrë të përsëritur se nuk ke sallë, si mund të rrinë 7600 veta. Aty ka pasur njerëz që kanë dalë nga spitali. Kanë ardhur nga dhoma e spitalit për të përmbushur detyrimin. PD-në sot e drejton Kuvendi Kombëtar, që u mblodh më datën 11. Ky kuvend do e drejtojë deri më 22 mars”, - tha Berisha. Ai përmendi se Kuvendi Kombëtar ka autorizuar një grup të përkohshëm kolegjial, ku përfshihem dhe ai vetë. Në seli Basha ndërron bravat? “Grupi kolegjial ka shkuar në seli, ka kryer mbledhje për t’iu dëshmuar delegatëve se vendimi i zbatua, kurse sot grupi është në të katërta anët e Shqipërisë për të organizuar një ngjarje madhore, referendum­in të thirrur tashmë nga Kuvendi i anëtarësis­ë dhe po merren me referendum­in. Ai po merret me brava, me organizime të ulëta si ato të djeshmet. Referendum­i, që çdo anëtar të vijë të votojë. E vërteta është që edhe ai që zgjidhet me votat e popullit të vet, shkarkohet qoftë nga kongresi, qoftë nga ekzekutivi. Shkarkimi i atyre që zgjidhen me zgjedhje të përgjithsh­me nuk bëhet me referendum. Pse po e bëjmë ne me referendum? Sepse kemi një problem, në rastin e presidentë­ve që zgjidhen dhe shkarkohen hyn në funksion gjykata, kurse anëtarësia dhe kuvendi nuk ka zgjedhur gjykatën. Pra, i shkarkuari nga kuvendi ose nga kongresi, ai gëzon të drejtën e Gjykatës Kushtetues­e. Edhe partia ka gjykatë, por kjo gjykatë është anuluar nga kuvendi. Kështu që kuvendi preferoi për t’i dhënë hapësirën më maksimale mister bravës dhe ta ratifikojë vendimin e tij me referendum. Siç tregojnë poll-et dhe siç tregoi kuvendi, Basha është minoranca më e thellë që ka ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri, por ne po e bëjmë për të respektuar anëtarin. Është e vërtetë që një numër anëtarësh të PD-së e kanë votuar para tre muajsh”, tha Berisha. Sipas tij: “Po organizojn­ë në të gjithë Shqipërinë, një ngjarje madhore, referendum­in e thirrur nga Kuvendi i anëtarësis­ë. Ai le të mos e njohë, ai është brava. Po merret me organizime të turpshme. Basha është minoranca më e thellë që ka ekzistuar në Shqipëri. Ai është i shkarkuar me votën e 4446 delegatëve. Ne tejkaluam kuorimin e Kuvendit”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania