Gazeta Shqiptare

“Ne jemi shumica në PD”, Basha: Më 11 dhjetor nuk pati Kuvend

Kreu demokrat: Nuk ka krizë legjitimit­eti në PD, ka krizë të Berishës në raport me SHBA-të “Lëvizje dumbabiste, për të marrë peng PD-në”

- Valentina Madani

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, dorëzoi në SPAK materiale të tjera shtesë, të cilat sipas saj, provojnë abuzimet në lidhje me aferën e incenerato­rëve. Materialet shtesë që i dorëzohen SPAK-ut janë për incenerato­rin e Tiranës, të Elbasanit dhe të Fierit. Në shkresën dorëzuar në SPAK, kryetarja e LSI-së shprehet se mbetet e hapur për të bashkëpunu­ar me këtë organ në mënyrë që të kontribuoj­ë për një hetim sa më objektiv të kësaj çështjeje. Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar më herët tri padi të shoqëruara me dokumente për incenerato­rin e Tiranës, të Elbasanit dhe Fierit. Pak ditë më parë SPAK-u urdhëroi arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka për abuzime me tenderin e incenerato­rëve, ndërsa shpalli në kërkim Mirel Mërtirin dhe Stela Gugallin, pronarë të kompanive që fituan tenderat e incenerato­rëve.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka bindjen e plotë se në PD nuk ka krizë legjitimit­eti. I ftuar në emisionin “Open”, Basha u shpreh së ai është kryetari i PD-së dhe është zgjedhur nga anëtarët. Kuvendin e Berishës në 11 dhjetor, Basha e quajti tubim, që nisi me faull dhe mbaroi me faull. Sipas tij, një tubim si ai mund ta thërrasë edhe Edi Rama e Tom Doshi dhe të ndërrojnë vulat e PD-së. “Unë jam kryetar i PD-së i zgjedhur nga anëtarët. Jam kryetari i opozitës, kam një betejë të vështirë për të udhëhequr. Nuk ka pasur Kuvend në 11 dhjetor, ka pasur një tubim që mund ta thërriste edhe Tom Doshi, nesër mund ta thërrasë edhe Edi Rama, Ilir Meta. Gjithçka është një manipulim. Në disa momente kyçe procesi i tubimit nisi me faull dhe mbaroi me faull. Ata që mbyllën firmat në kasaforta duhet të procedohes­hin dhe pastaj mbaroi me skena ku shtypeshin ato butonat apo ato të manipulimi­t të votave në kuti. Nuk ka krizë legjitimit­eti në PD, ka një krizë legjitimit­eti të Berishës me SHBA-të, që kanë shpallur ‘non grata’. Ka një lëvizje të Berishës për t’iu imponuar demokratëv­e dhe për të marrë peng demokratët”, - tha Basha. Kreu i PD-së është i bindur se ai dhe mbështetës­it e tij janë shumicë kundrejt Sali Berishës. Basha thotë se zgjodhi rrugën që të mos i përgjigjej Berishës me “Foltore”, pasi siç pretendon se ai, mund t’i bënte 10 herë më të mëdha. Ai shprehet se ka reflektuar dhe ka vepruar, ndërsa për Berishën deklaron se u dërgonte mesazhe anëtarëve të PD-së që të mos shkonin në Këshillin Kombëtar. “Jo, nuk jemi pakicë, sepse vendos me çfarë metri e mat. Shumica e qytetarëve duan largimin e Edi Ramës. Unë ndihem jo vetëm i përligjur në vendimin që kam marrë, por ndihem më i çliruar në 16 vjet. Siç ndihem unë nga barra e së kaluarës, ashtu ndihen edhe demokratet. Nëse do ta shikosh, hajde në 18 dhjetor. Është turp t’i shkosh prapa një shfaqje. Shumica nga ‘Foltorja’ dolën me sytë e ulur përdhe. Thoshin 70 dhe lexonin 3040 anëtarë. Në fakt, nuk ishin as gjysma e atyre delegatëve. A ka dhuratë më të madhe për Edi Ramën dhe këtë regjim? Ne vendosëm asimetrinë. Të jesh i sigurt se ‘Foltoret’ e Bashës mund të bëheshin 10 herë më të mëdha. Po zgjodhëm një model ndryshe. Nuk është e lehtë të reflektosh, por duhet edhe të veprosh. Veprimi i parë ndryshe ishte të mos i përgjigjes­ha Berishës me ‘Foltore’. Nëse ne jemi pakica, pse ka frikë Berisha ta tregojë këtë dhe u dërgon mesazhe anëtarëve që të mos shkojnë në Këshillin Kombëtar”, tha Basha.

KRIZA

Basha e konsideroi 11 dhjetorin si përmbyllje­n e procesit të ‘Foltoreve’ të Sali Berishës, që sipas tij nisi me faull dhe mbaroi me faulle tragjike dhe tragjikomi­ke. Basha u shpreh se nuk ka krizë legjitimit­eti brenda PDsë, por ka një krizë legjitimit­eti të Sali Berishës në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Për fat të keq gjithçka është një manipulim. Sikurse edhe mediat e dinë fare mirë se në disa momente kyçe, procesi i tubimit të 11 dhjetorit, që ishte përmbyllja e procesit të ‘Foltoreve’ të Sali Berishës nisi me faull dhe mbaroi me faulle tragjike dhe tragjikomi­ke. Nisi me faullin e kyçjes të së ashtuquajt­urave kërkesa për Kuvend në një kasafortë, në vend që të procedohes­hin dhe t’i jepnin mundësinë Partisë Demokratik­e, që është një institucio­n me rregulla, me kushtetutë­n e vet, që quhet statut, që të organizont­e Kuvendin pse jo edhe më datë 11, siç e donte dhe në qoftë se e donte 1/4 e delegatëve të Kuvendit dhe mbaroi pastaj me skena të ndryshme. Mjafton të kujtojmë 2, 3 që janë pasqyruar në disa media, atë skenën ku shtypet ai butoni dhe lëvizin 7 konfirmime në sekondë, apo skenat e mbushjes edhe të manipulimi­t të ashtuquajt­urave vota në kuti. Pra, nuk kishte lidhje. A doni të dini si organizohe­t një Kuvend i PD-së? Ejani të shtunën, të shikoni si organizohe­n kuvendet e PD-së”, - tha Basha. Sipas tij: “Nuk ka krizë legjitimit­eti brenda PD-së, ka një krizë legjitimit­eti të Sali Berishës në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cila e kanë cilësuar ‘non-grata’. Ka një vendim të Partisë Demokratik­ë, timin si kryetar i PD-së për pezullimin e tij nga grupi parlamenta­r dhe ka një lëvizje të Sali Berishës për t’u imponuar demokratëv­e me një lëvizje dumbabiste dhe për të marrë peng PD-së për ta përdorur si mburojë kundër SHBA-ve”.

 ?? ?? KUVENDI
“Nuk ka pasur Kuvend më 11 dhjetor, ka pasur një tubim. Një tubim që mund ta thërriste kushdo. Mund ta thërriste edhe Tom Doshi dhe të ndërronte vulat e PD-së. Të thoshte që këtu janë demokratë, nesër mund ta thërrasë Edi Rama dhe të thotë po bëj unë një Kuvend të Partisë Demokratik­e. Pasnesër mund ta thërrasë Ilir Meta, mund ta thërrasë Vangjush Dako”, - tha Lulzim Basha.
KUVENDI “Nuk ka pasur Kuvend më 11 dhjetor, ka pasur një tubim. Një tubim që mund ta thërriste kushdo. Mund ta thërriste edhe Tom Doshi dhe të ndërronte vulat e PD-së. Të thoshte që këtu janë demokratë, nesër mund ta thërrasë Edi Rama dhe të thotë po bëj unë një Kuvend të Partisë Demokratik­e. Pasnesër mund ta thërrasë Ilir Meta, mund ta thërrasë Vangjush Dako”, - tha Lulzim Basha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania