Gazeta Shqiptare

Tabaku, akuza në Kuvend: Incenerato­ri i Fierit ka marrë dje 500 mijë euro nga Thesari

-

Nënkryetar­ja e PD-së, Jorida Tabaku, deklaroi dje se komisioni hetimor i drejtuar prej saj do të hetojë paralelish­t me SPAK-un aferën e incenerato­rëve. Tabaku paralajmër­oi çdo drejtues institucio­ni shtetëror dhe privat që refuzon t’u përgjigjet kërkesave të komisionit se do përballet me ligjin. Nga foltorja e Kuvendit, Tabaku foli me emra duke kujtuar se para drejtësisë duhet të ishin edhe shumë të tjerë, përfshirë kryeminist­rin Edi Rama. Deputetja demokrate e cilësoi si aferën më të madhe korruptive, ndërsa zbuloi se incenerato­ri i Fierit, i cili nuk punon ka marrë pardje 500 mijë euro nga Thesari. “Koncesioni i incenerato­rëve ka njerëz me pushtet, me para të pista. Ka biznesmenë në lidhje me politikanë të korruptuar. E gjithë skema e incenerato­rëve nuk është gjë tjetër veçse një hartë e krimit të organizuar. Lefter Koka është përgjegjës, por jo i vetmi. Ai nuk mund t’i bënte dot këto i vetëm. Duhet të ishte edhe deputeti Alqi Bllako, ashtu sikurse duhet të ishte Arben Ahmetaj. Mjafton të kujtojmë se ka qenë edhe Damian Gjiknurit i përfshirë. Askush nuk harron se si kryeminist­ri doli personalis­ht këtu dhe në çdo media për të mbrojtur aferën. Grupi parlamenta­r shkoi në atë që sot është një skenë krimi, incenerato­ri i Elbasanit. Po kuptojmë se paska edhe hajdut 2 metra. Duhet të ishte i gjithë grupi përgjegjës për vjedhjen e 430 milionë eurove. Sot duhet të ishin para drejtësisë edhe kryetarët e bashkive. Incenerato­ri i Fierit ka marrë dje (pardje) 500 mijë euro nga Thesari. Ka njerëz që kanë sulmuar fizikisht deputetë të PD-së”, -u shpreh Tabaku.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania