Gazeta Shqiptare

Pjesë e paketës fiskale, Meta kthen ligjin për taksat kombëtare

-

Presidenti Ilir Meta ktheu dje për rishqyrtim ligjit nr. 112/ 2021 “Për disa shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”. “Me ndryshimet e propozuara, edhe në këtë ligj, pjesë e paketës fiskale, është shkelur parimi i barazisë së barrës fiskale, lirisë së veprimtari­së ekonomike dhe barazisë përpara ligjit, duke krijuar regjim të diferencua­r ligjor diskriminu­es. Propozimi nuk shoqërohet me një analizë që merr në shqyrtim parametrat fiskalë për të mos krijuar një situatë ekstreme të trajtimit preferenci­al, duke favorizuar degë të veçanta të ekonomisë, të cilat do të duhet t’u nënshtrohe­n regjimeve të natyrave të njëjta. Në këtë ligj diferencim­i vazhdon në krahasim me subjektet që operojnë në importimin, tregtimin dhe përdorimin e mjeteve lundruese për qëllime turistike, apo të atyre subjekteve që operojnë me produkte nga qumështi pluhur për prodhuesit e agroindust­risë. Vendosja e taksës për furnizimin me karburant të mjeteve lundruese në zonat e lira doganore mund të shihet në dukje sikur ka për qëllim shmangien e abuzimeve dhe përfitimev­e të padrejta nga mjetet lundruese për qëllime turistike dhe argëtimi, të cilat furnizohen me karburant në zonat e lira doganore dhe magazinat doganore, por vendosja e taksës e propozuar në 65 lekë/ litër në vetvete përbën një trajtimi preferenci­al të diferencua­r ndaj atyre subjekteve që operojnë në importimin e tregimin të karburanti­t në kushte normale ndaj të cilëve aplikohet një masë prej 90 lekë/litër”, - shprehet Meta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania