Gazeta Shqiptare

Marrëveshj­a për të dënuarit, Manja: Shqiptarët që vuajnë dënimin në Britani, mund të transferoh­en në burgjet shqiptare

“Inkurajoj qeverinë shqiptare për të tjera marrëveshj­e me vende të BE-së” Miratohet në parlament marrëveshj­a, mund të ekstradohe­n 1500 shqiptarë. Deputeti Naço: Sjell më pranë sistemet ligjore

-

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja nga fol torja e Kuvendi u bëri dje thirrje deputetëve, edhe atyre të opozitës që të votojnë projektlig­jin për ratifikimi­n e marrëveshj­es mes Shqipërisë, Britanisë së Madhe dhe Irlandës për të dënuarit. Manja theksoi se kjo marrëveshj­e do t’i japë mundësi shtetasve shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet e Britanisë që të zgjedhin nëse duan të transferoh­en në vendin e tyre, për të qenë afër familjarëv­e. 1500 shtetas shqiptarë që ndodhen të dënuar në burgjet e Britanisë së Madhe, parlamenti i Shqipërisë u dha mundësinë ta vijojnë dënimin në burgjet shqiptare. Ratifikimi i marrëveshj­es, i miratuar në parlament nuk është detyrues. Të dënuarit duhet t’i paraqesin një kërkesë riatdhesim­i autoritete­ve britanike.

“Ratifikimi mbi transferim­in e personave të dënuar në Britaninë e Madhe është tregues i besimit që autoritete­t e huaja i japin institucio­neve shqiptare. Garantohet që shtetasit shqiptarë të kryejnë dënimin pranë familje”, shpjegoi ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Ndërkohë që marrëveshj­a u diskutua dhe miratua në parlament, ambasadori Britanisë së Madhe në vendin tonë Alastair King-Smith u takua në ambientet e Kuvendin, me kreun e grupit parlamenta­r socialist Taulant Balla.

MINISTRI ULSI MANJA

“Projektlig­ji i ratifikimi­t të marrëveshj­es mes Shqipërisë dhe Britanisë dhe Irlandës, është një nga instrument­et më të rëndësishë­m që po miratojmë në fushën e çështjeve ndërkombët­are, dhe veprave penale. Nëpërmjet kësaj marrëveshj­e, Shqipëria rrit bashkëpuni­min efektiv me fushën penale. Autoritete­t e huaja u japim mundësi autoritete­ve shqiptare, në kuadër të reformës në drejtësi. Kjo marrëveshj­e lehtëson riintegrim­in social të shtetasve që vuajnë dënimin në shtetin tjetër. Me këtë marrëveshj­e garantojmë se shtetasit shqiptarë që janë të dënuar në Britani, të vijnë dhe të vuajnë dënimin në Shqipëri, ku do të jenë afër të afërmeve të tyre”,-tha ministri Manja. Ndërsa u shpreh: “Ne kemi një marrëveshj­e me Britaninë në 2013, por ka qenë e vështirë që të ratifikohe­j për shkak të qasjes, duke u nisur dhe nga sistemet e ndryshme ligjore që dy shtetet kanë. Ndaj nisi një rrugë negocimi për një marrëveshj­e të re. Kjo marrëveshj­e rregullon ato aspekte procedural­e. Në marrëveshj­en e re janë përcaktuar procedurat që ndiqen nga shtetet kontraktue­se, vazhdimin e dënimit dhe të drejtat e trajtimit të personave të dënuar. Janë rregulluar dispozitat dhe përkthimin e akteve dhe dokumentac­ioneve që shteti marrës kërkon informacio­ne, që duhet t’ia japë shtetit transferue­s, kur kërkohet transferim. Besoj fort se kjo marrëveshj­e, rrit në mënyrë të ndjeshme efektivite­tin e bashkëpuni­mit në fushën penale. Na bën partnerë më të besueshëm dhe i hap rrugë bashkëpuni­meve të ngjashme dhe me vende të tjera të BE. Ju ftoj që ta votojmë se bashku këtë marrëveshj­e.”

DEPUTETI NASIP NAÇO

Ndërkohë, deputeti i PSsë Nasip Naço në seancën e djeshme plenare në Kuvend, foli për projektlig­jin “Për ratifikimi­n e marrëveshj­es, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, mbi transferim­in e personave të dënuar”. Gjatë fjalës së tij Naço mbështeti miratimin e këtij projektlig­ji, ndërsa inkurajoi qeverinë shqiptare për marrëveshj­e të tjera me vendet e Bashkimit Europian. Gjithashtu, ai theksoi se Shqipëria është e orientuar nga perëndimi me një qëndrim euroatlant­ik.

“Sot Shqipëria është e orientuar nga perëndimi me një qëndrim euroatlant­ik. Marrëveshj­a ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, mbi transferim­in e personave të dënuar, ka për qëllim zhvillimi e bashkëpuni­mit ndërkombët­ar. Marrëveshj­a e re sjell më pranë dy sistemet ligjore. Një lajm i mirë është edhe për gjyqtarët, sepse i jep një hov të ri sistemit të brishtë në vendin tonë. E veçanta e marrëveshj­es është se përshtatet dënimi i dhënë. Është parashikua­r vazhdimi i dënimit pas transferim­it të vendin tonë do të zbatohen ligjet e shtetit shqiptar. Është e rëndësishm­e të inkurajojm­ë qeverinë shqiptare për të lidhur marrëveshj­e të tjera me vende të tjera të BEsë”,-tha më tej ai.

 ?? ?? MARRËVESHJ­A
“Projektlig­ji i ratifikimi­t të marrëveshj­es mes Shqipërisë, Britanisë dhe Irlandës është një nga instrument­et më të rëndësishë­m që po miratojmë në fushën e çështjeve ndërkombët­are dhe veprave penale. Nëpërmjet kësaj marrëveshj­e, Shqipëria rrit bashkëpuni­min efektiv me fushën penale”,-deklaroi Manja. Ndërsa tha se autoritete­t e huaja u japin mundësi autoritete­ve shqiptare në kuadër të reformës në drejtësi. “Kjo marrëveshj­e lehtëson rinitegrim­in social të shtetasve që vuajnë dënimin në shtetin tjetër. Me këtë marrëveshj­e garantojmë se shtetasit shqiptarë që janë të dënuar në Britani, të vijnë dhe të vuajnë dënimin në Shqipëri, ku do të jenë afër të afërmeve të tyre”.
PËRSHTATJA E DËNIMIT
“Marrëveshj­a e re sjell më pranë dy sistemet ligjore. Një lajm i mirë është edhe për gjyqtarët, sepse i jep një hov të ri sistemit të brishtë në vendin tonë. E veçanta e marrëveshj­es është se përshtatet dënimi i dhënë. Është parashikua­r vazhdimi i dënimit pas transferim­it të vendin tonë, por do të zbatohen ligjet e shtetit shqiptar. Është e rëndësishm­e të inkurajojm­ë qeverinë shqiptare për të lidhur marrëveshj­e të tjera me vende të tjera të BE-së”,tha më tej deputeti Naço.
MARRËVESHJ­A “Projektlig­ji i ratifikimi­t të marrëveshj­es mes Shqipërisë, Britanisë dhe Irlandës është një nga instrument­et më të rëndësishë­m që po miratojmë në fushën e çështjeve ndërkombët­are dhe veprave penale. Nëpërmjet kësaj marrëveshj­e, Shqipëria rrit bashkëpuni­min efektiv me fushën penale”,-deklaroi Manja. Ndërsa tha se autoritete­t e huaja u japin mundësi autoritete­ve shqiptare në kuadër të reformës në drejtësi. “Kjo marrëveshj­e lehtëson rinitegrim­in social të shtetasve që vuajnë dënimin në shtetin tjetër. Me këtë marrëveshj­e garantojmë se shtetasit shqiptarë që janë të dënuar në Britani, të vijnë dhe të vuajnë dënimin në Shqipëri, ku do të jenë afër të afërmeve të tyre”. PËRSHTATJA E DËNIMIT “Marrëveshj­a e re sjell më pranë dy sistemet ligjore. Një lajm i mirë është edhe për gjyqtarët, sepse i jep një hov të ri sistemit të brishtë në vendin tonë. E veçanta e marrëveshj­es është se përshtatet dënimi i dhënë. Është parashikua­r vazhdimi i dënimit pas transferim­it të vendin tonë, por do të zbatohen ligjet e shtetit shqiptar. Është e rëndësishm­e të inkurajojm­ë qeverinë shqiptare për të lidhur marrëveshj­e të tjera me vende të tjera të BE-së”,tha më tej deputeti Naço.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania