Gazeta Shqiptare

Marrëveshj­a me Anglinë për migracioni­n e parregullt, ministri Çuçi: Në përputhje me normat ndërkombët­are, rrit sigurinë

-

TIRANË - Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, foli dje në Kuvend për marrëveshj­en me Britaninë e Madhe për migracioni­n e parregullt. Ministri theksoi se kjo marrëveshj­e duhet rinovuar, për shkak të daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Sipas ministrit shqiptar, me nënshkrimi­n e kësaj marrëveshj­eje Shqipëria dhe Britania

do të forcojnë bashkëpuni­min mbi migracioni­n e parregullt dhe sigurinë e brendshme. “Kjo marrëveshj­e është hartuar duke u bazuar në frymën e respektimi­t të marrëveshj­eve ndërkombët­are. Me ratifikimi­n e marrëveshj­es të dy vendet tona zotohen për ngritjen e një kuadri ligjor në përputhje me normat ndërkombët­are të OKB. Shqipëria dhe Britania do të forcojnë bashkëpuni­min mbi migracioni­n e parregullt. Të dy vendet do të zhvillojnë bashkëpuni­m në fushën e migracioni­t të parregullt dhe sigurisë së brendshme”, u shpreh mes të tjerash ministri. Sipas ministrit, për realizimin e marrëveshj­es, palët do të lidhin një protokollz­batimi të saj, që do të përcaktojë rregulla mbi përcaktimi­n e autoritete­ve kompetente, pikat e kalimit kufitar, shkëmbimin e pikave të kontaktit, kushtet për kthimet e shoqëruara, kalimet transit të shtetasve të vendeve të treta dhe personave pa shtetësi. Marrëveshj­a parashikon verifikimi­n dhe identifiki­min e shtetasve subjekt kthimi/ripranimi, duke komunikuar çdo informacio­n për ta, duke konsultuar bazën e të dhënave vetëm për qëllim të zbatimit të kësaj marrëveshj­eje. “Shërbimet kompetente­tëpolicive­kufitaretë­palëve të ndërsjellt­a, do të ndjekin dhe forcojnë bashkëpuni­min e tyre në fushën e menaxhimit të situatave migratore të parregullt­a, bashkëpuni­m, i cili do të konsistojë në, analizën e flukseve migratore, shkëmbimin operaciona­l të informacio­nit dhe ripranimet. Do të shfrytëzoh­en praktikat më të mira dhe do të krijohen praktika të reja me asistencë operaciona­le reciproke në fushën e migracioni­t të paligjshëm. Në përfundim shpreh bindjen se rinovimi i kësaj marrëveshj­eje pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE, është një instrument i rëndësishë­m dypalësh për të adresuar flukset migratore në një kontekst krejtësish­t të ri”, u shpreh ministri i Brendshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania