Gazeta Shqiptare

Korrupsion e shpërdorim detyre me incenerato­rët, Gjykata e Posaçme lë në burg ish-ministrin e Mjedisit

Përfitoi 3.7 mln euro? Avokati: Është i pafajshëm, procesi ndaj tij politik, i bërë nga LSI-ja Zbardhet dëshmia në gjyq e Lefter Kokës: Kam zbatuar ligjin

-

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsion­it (GJKKO) ka caktuar dje masën e sigurisë “Arrest me burg” për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka. Vendimi është marrë dy ditë pas arrestimit nga SPAK për aferën me incenerato­rin e Elbasanit, ku dyshohet se ka përfituar 3.7 mln euro. Seanca gjyqësore ndaj ish-zyrtarit të lartë të PSsë, që akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ka zgjatur afro 90 minuta. Koka u paraqit në gjykatë rreth orë 11:15 në GKKO nën masa të rrepta sigurie, i rrethuar me policë e me pranga në duar, ku është njohur me masën e sigurisë. Ndërkohë, “News 24” ka siguruar videon e momentit kur ish-ministri i Mjedisit ka dalë nga ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë dhe është nisur drejt GJKKO-së. Ajo që u vu re, gjithashtu, është se Lefter Koka mbante edhe syze dielli.

“Gjykata vendosi vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikua­r nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar ndaj personit nën hetim Lefter Haki Koka me vendimin Nr. 100, datë 12.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e siguruar nga “Gazeta Shqiptare”

Gjatë seancës gjyqësore, ish-ministri ka mbajtur një qëndrim mohues ndaj 3 akuzave që rëndojnë ndaj tij në lidhje me çështjen e abuzimit me incenerato­rët. Ai ka pohuar para togave të zeza se ka zbatuar vetëm ligjin. “Kam zbatuar ligjin”, mësohet të jetë shprehur Koka në prani të avokatit të tij. Ai akuzohet për veprat penale “Shpërdorim­i i detyrës”, “Korrupsion­i aktiv i funksionar­ëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsion­i pasiv i funksionar­ëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtari­së kriminale”. Ndërkohë gjatë seancës, avokati mbrojtës i ishministr­it ka kërkuar caktimin e një mase sigurie më të butë. “Dakord me avokatin” është shprehur Lefter Koka, i cili, gjithashtu, priste një masë sigurie më të butë se sa lënia në burg e tij. Pavarësish­t mohimit të akuzave nga ana e ish-zyrtarit, gjyqtari Erion Bani ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokuroris­ë së Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe ta lërë në burg të akuzuarin. Ndërkohë që në kërkim janë shpallur biznesmeni Klodian Zoto dhe Stela Gugallja. Pas seancës për vendosjen e masës së sigurisë avokati i Lefter Kokës, Fatmir Braka, foli për mediat jashtë dyerve të Gjykatës së Posaçme. Avokati Braka tha se klienti i tij është i pafajshëm dhe se para gjykatës ka konfirmuar se nuk ka asnjë përgjegjës­i në lidhje me procedurat e impiantit në Elbasan, e madje shtoi ai nuk aludon për asnjë person tjetër. Ndërsa shtoi se do të ankimojë vendimin e GJKKO në Gjykatën e Apelit.

REAGIMI I AVOKATIT FATMIR BRAKA

“E vërteta është që ai akuzohet për shpërdorim detyre, kur gjithë procedura, gjithë korrespond­enca, që ai paraqiti sot është që aty nuk ka asnjë përgjegjës­i. Nuk u tha sot nga prokuroria që ka marrë 3.7 milionë euro, përkundraz­i dhe për korrupsion­in që flitet si akuzë, duhet provuar që është bërë ky korrupsion. Edhe sot, edhe Lefter Koka, edhe neve, u morëm me veprën penale të shpërdorim­it të detyrës si ministër. Nuk ka përgjegjës­i penale Lefter Koka për incenerato­rin e Elbasanit si ministër. Nuk është normale që ai të jetë person nën hetim, nuk është pyetur asnjëherë. Fillimi i këtij procesi ka qenë politik, që nga momenti i kallëzimit, në vazhdimësi dhe sot mora vesh që është bërë dhe një shtojcë nga LSI. Pra, është momenti politik që ka ndikuar në fillimin e kësaj çështjeje. Nuk është normale që një person, ish-ministër, ishdeputet, kryetar bashkie, të merret befas nën hetim e të arrestohet, kur nuk është pyetur asnjëherë. Nuk është absolutish­t normale që ish-ministri të merret i arrestuar, aq më tepër që nuk i shmanget procesit, nuk manipulon provat, u gjet në shtëpinë e tij. Kallëzimi është politik. Do bëjmë ankimin tonë në Gjykatën e Apelit”,-tha avokati Braka.

ARRESTIMI I LEFTER KOKËS

Mesditën e 14 dhjetorit, SPAK-u lëshoi urdhërarre­stin për Lefter Kokën, i cili shërbeu si ministër i Mjedisit në vitet 20132017.

Ai u arrestua për llogari të hetimit të SPAK me akuzën se ka përfituar 3.7 milionë euro në mënyrë të paligjshme nga kompanitë koncesiona­re të incenerato­rit të Elbasanit, para që kompanitë i kanë marrë në buxhetin e shtetit. Ndërsa ende nuk janë ekzekutuar nga policia dy urdhër arrestet për Klodian Zoton dhe Stela Gugallaj, administra­torë të kompanive koncension­are. Ndërkohë që mësohet se për këtë çështje janë në hetim dhe 10 të tjerë. Në vendimin e Gjykatës së Posaçme dhënë më 12 dhjetor është vendosur edhe sekuestro preventive ndaj kompanisë “Albtek Energy”, e cila fitoi tenderin incenerato­rit të Elbasanit dhe kontraktoi për ndërtimin e tij kompaninë “Integrated

Technology Services” dhe që sipas SPAK, të dyja kontraktua­n kompania të tjera për të bërë punë fiktive. Prokuroria e Posaçme dyshon se pikërisht përmes këtyre kompanive që i ka kaluar në emra të rrethit të tij familjar ka përfituar në mënyrë të paligjshme 3.7 milionë euro ish-ministri i Mjedisit. Burime nga grupi hetimor dhe Agjencia e Administri­mit të aseteve të Sekuestrua­ra dhe Konfiskuar­a bënë me dije se do të caktohet një administra­tor shtetëror dhe në menaxhimin e incenerato­rit do të përfshihet edhe Bashkia e Elbasanit, në kushtet kur kompanisë i përfundon edhe kontrata koncension­are. Hetimi i SPAK ndaj procedurav­e të ndërtimit të incenerato­rit të Elbasanit është i dyti nga SPAK, më herët në 2018 ka hetuar prokuroria e Elbasanit për korrupsion ndaj zyrtarëve të Njësisë Bradashesh në Elbasan, por kjo çështje është pushuar për mungesë provash.

KUSH ËSHTË LEFTER KOKA

Ai fitoi mandatin e deputetit më 25 prill në Qarkun e Durrësit, por vetëm dhjetë ditë përpara fillimit të punimeve të Kuvendit

të ri, më datë 1 shtator, Lefter Koka u dorëhoq nga mandati duke lajmëruar vendimin e tij përmes një postimi në ‘Facebook’. Karriera e tij politike ka nisur që në fillim të viteve 2000. Në krye të herës, Koka ka qenë kryetar i Bashkisë së Durrësit, në mandatin 2003-2007. Më pas, Koka, pjesë e LSI-së, do të bëhej ministër i Mjedisit në vitin 2013 në qeverinë e parë të Edi Ramës, i cili bashkoi forcat me Ilir Metën, asokohe në një koalicion të gjerë parlamenta­r. Në shtator 2017, Koka do të merrte postin e deputetit nën siglën e LSI-së, por këtë herë do të qëndronte në opozitë. Në zgjedhjet e 25 prillit, pasi nuk pranoi të digjte mandatin e tij me vendim partie në vitin 2019 – duke qëndruar kështu në parlament – Koka iu bashkua socialistë­ve, ku mori edhe votat për të qenë pjesë e parlamenti­t si deputet i Qarkut Durrës.

Lefter Koka është një person, i cili i është afruar politikës nga bota e biznesit, duke zhvilluar një karrierë të shtrirë në dy dekada.

 ?? ?? VENDIMI I GJKKO
Gjatë seancës, avokati mbrojtës i ish-ministrit ka kërkuar caktimin e një mase sigurie më të butë. “Dakord me avokatin”,- është shprehur Lefter Koka, i cili, gjithashtu, priste një masë sigurie më të butë se sa lënia në burg e tij. Pavarësish­t mohimit të akuzave nga ana e ish-zyrtarit, gjyqtari Erion Bani ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokuroris­ë së Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe ta lërë në burg të akuzuarin.
AKUZAT NDAJ LEFTER KOKËS
Ish-ministri Lefter Koka u arrestua tri ditë më parë nga SPAK. Ai akuzohet për veprat penale “Shpërdorim­i i detyrës”, “Korrupsion­i aktiv i funksionar­ëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsion­i pasiv i funksionar­ëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtari­së kriminale”. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim biznesmeni Klodian Zoto dhe Stela Gugallja. Koka, ka qenë ministër i
Mjedisit nga LSI në vitet 2013-2017, më pas deputet i PS, 2017-2021. Ai fitoi mandatin në 25 prill, por më pas hoqi dorë.
VENDIMI I GJKKO Gjatë seancës, avokati mbrojtës i ish-ministrit ka kërkuar caktimin e një mase sigurie më të butë. “Dakord me avokatin”,- është shprehur Lefter Koka, i cili, gjithashtu, priste një masë sigurie më të butë se sa lënia në burg e tij. Pavarësish­t mohimit të akuzave nga ana e ish-zyrtarit, gjyqtari Erion Bani ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokuroris­ë së Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe ta lërë në burg të akuzuarin. AKUZAT NDAJ LEFTER KOKËS Ish-ministri Lefter Koka u arrestua tri ditë më parë nga SPAK. Ai akuzohet për veprat penale “Shpërdorim­i i detyrës”, “Korrupsion­i aktiv i funksionar­ëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsion­i pasiv i funksionar­ëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtari­së kriminale”. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim biznesmeni Klodian Zoto dhe Stela Gugallja. Koka, ka qenë ministër i Mjedisit nga LSI në vitet 2013-2017, më pas deputet i PS, 2017-2021. Ai fitoi mandatin në 25 prill, por më pas hoqi dorë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania