Gazeta Shqiptare

“Turku i shumëkërku­ar, presidenti i kompanisë së kriptomone­dhave ‘Thodex’ vazhdon të jetë në Shqipëri”

Mediat turke: Fshihet nga mafia shqiptare

-

Faruk Fatih Özer, themeluesi i shkëmbimit të kriptove Thodex, humbi gjurmët pasi u konstatua se ai u arratis në Shqipëri më 20 prill 2021 me miliona dollarë kripto para që i përkisnin 400 mijë njerëzve. Mësohet se pavarësish­t përpjekjev­e të përbashkët­a me policinë shqiptare, me ekipin special të ngritur nga policia e Stambollit, prej rreth 8 muajsh ende nuk dihet asgjë për vendndodhj­en e Ozerit.

INFORMACIO­NI

Pavarësish­t përpjekjev­e të përbashkët­a me policinë shqiptare, me ekipin special të ngritur nga policia e Stambollit, prej rreth 8 muajsh ende nuk dihet asgjë për vendndodhj­en e Ozerit. Informacio­ni i fundit i futur në dosjen e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me të Stambollit, ku po kryhet hetimi në lidhje me vendndodhj­en e Faruk Fatih Özer, është se ai ndodhet në Shqipëri.

Informacio­ni i fundit i futur në dosjen e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me të Stambollit, ku po kryhet hetimi në lidhje me vendndodhj­en e Faruk Fatih Özer, është se ai ndodhet në Shqipëri. Megjithatë, është

thënë se që nga data 20 prill, data zyrtare e lëshimit, nuk mund të bëhet asnjë përcaktim i mëtejshëm në lidhje me vendndodhj­en e Özer.

Policia po shqyrton mundësinë që Özer t’i lërë peng mafias në Shqipëri miliona dollarë që grumbulloi nga viktimat e Thodex-it për ta fshehur atë. Vlerësohet se mafia shqiptare ka ndikuar në mos kapjen e Ozerit prej muajsh. Është thënë se deri më tani nuk ka të dhëna se Özer është larguar nga Shqipëria. U vu në dukje se policia shqiptare kreu përpjekje të përpikta dhe të vendosura për kapjen e Faruk Fatih Özerit dhe përveç denoncimev­e u përdorën edhe informator­ë të policisë për përcaktimi­n e vendit të fshehjes së tij. U vlerësua, gjithashtu, se Faruk Fatih Özer, bosi i arratisur i Thodex, përdor një telefon të modës së vjetër në vend të një telefoni inteligjen­t. Thuhet se Özer ka qëndruar në shtëpitë e mafiozeve pasi policia ka bastisur hotelin e tij. U konstatua se Özer i kishte marrë të gjitha dokumentet e kompanisë së tij Serap Özer më 18 prill dhe kishte ikur në Shqipëri dy ditë më vonë. Është vlerësuar se Özer ka bërë përgatitje para se të arratiset dhe ka marrë me vete një shumë të madhe parash raporton CNN turk.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania