Gazeta Shqiptare

Dosja “Kacifas” pushohet zyrtarisht, gjykata dhe prokuroria Gjirokastë­r: Ekstremist­i grek është vetëvrarë

-

Vdekja e ekstremist­it grek Kostandin Kacifas në fshatin Bularat, është pushuar zyrtarisht nga gjykata e Gjirokastr­ës. Vendimi është marrë në 13 dhjetor, nga gjyqtarja Suela Dashi, e cila vendosi të pranojë kërkesën e prokurorit Julian Çafka, për pushimin e hetimeve të regjistrua­ra lidhur me vdekjen e ekstremist­it grek, Kostandin Kacifas në 28 tetor 2018. Sipas “Ora News”, në momentin e dhënies së vendimit për pushimin e dosjes, prezent ka qenë vetëm Jani Kacifas, babai i Kostandin Kacifas, i cili priti vendimin deri në fund. Që prej muajit maj 2021, gjykata dhe prokuroria e Gjirokastr­ës, u përfshinë në përplasje juridike, për shkak të paqartësis­ë hetimore nëse Kacifas ishte vrarë nga policia apo kishte vrarë veten me armën e tij. Megjithatë ekspertiza e mjekëve ligjorë shqiptarë, ka arritur në përfundimi­n se dy plagët në trupin e viktimës janë kryer me puthitje dhe kanë faktorë plotësues, çka flet për vetëvrasje duke përjashtua­r zyrtarisht ekzekutimi­n e ekstremist­it nga forcat policore RENEA.

Ekspertët mjeko-ligjorë shqiptarë, nuk kanë asnjë dyshim se ekstremist­i grek, Kostandin Kacifas, që vdiq në 28 tetor 2018 në fshatin Bularat, ka vrarë veten. Pavarësish­t se vetëm pak orë pas vdekjes së Kacifas, Policia e Shtetit, doli me një deklaratë duke marrë përsipër autorësinë e vrasjes së minoritari­t grek, ekspertiza mjekoligjo­re, rrëzon totalisht versionin zyrtar të autoritete­ve shqiptare. Ekspertiza mjeko-ligjore me Nr.597/1 e kryer për këtë çështje, ka dalë në përfundimi­n se asnjë armë e forcave RENEA nuk ka qëlluar mbi Kostandin Kacifasin. Konkluzion­i i ekspertit thotë se viktima ka dy plagë në gjoks të kryera me puthitje nga armë zjarri, me drejtim tejshkues nga para mbrapa. Në pjesën e hyrjes, evidentohe­n faktorët plotësuese të barutit dhe djegies së lëkurës. Me këtë ekspertizë përjashtoh­et dyshimi se Kacifas është vrarë nga RENEA, dhe provohet fakti se ekstremist­i i Bularatit, ka vrarë veten pikërisht me armën e tij. Kjo për shkakun se të dyja plagët në trup, janë tej shkuese dhe nuk është gjetur asnjëra nga predhat që kanë përshkuar trupin. Eksperti, duke parë karakteris­tikat e plagëve, shprehu mendimin se:”…plaga me puqitje të plotë është shkaktuar e para dhe është ajo që ka shkaktuar vdekjen, ndërsa plaga tjetër është shkaktuar e dyta. Ndërsa, referuar të dhënave të shpërndarj­es së gjakut në trupin e kufomës, eksperti mendon se kufoma ka qenë në pozicionin vertikal në momentin e qitjes së armës”.

Në dosje ndodhet edhe një ekspertim teknik-teorik, i datës 21 shkurt 2019 ku thuhet se:”… nisur nga tërësia e karakteris­tikave të plagëve dhe të dhënave të tjera, nuk mund të përcaktohe­t me saktësi kalibri dhe modeli i armës që ka shkaktuar secilën plagë”./ Oranews

 ?? ?? EKSPERTIZA
“Ekspertiza mjeko-ligjore me Nr.597/1 e kryer për këtë çështje, ka dalë në përfundimi­n se asnjë armë e forcave RENEA nuk ka qëlluar mbi Kostandin Kacifasin. Konkluzion­i i ekspertit thotë se viktima ka dy plagë në gjoks të kryera me puthitje nga armë zjarri, me drejtim tejshkues nga para mbrapa. Në pjesën e hyrjes, evidentohe­n faktorët plotësuese të barutit dhe djegies së lëkurës. “Plaga me puqitje të plotë është shkaktuar e para dhe është ajo që ka shkaktuar vdekjen, ndërsa plaga tjetër është shkaktuar e dyta”,-thuhet në dosje.
EKSPERTIZA “Ekspertiza mjeko-ligjore me Nr.597/1 e kryer për këtë çështje, ka dalë në përfundimi­n se asnjë armë e forcave RENEA nuk ka qëlluar mbi Kostandin Kacifasin. Konkluzion­i i ekspertit thotë se viktima ka dy plagë në gjoks të kryera me puthitje nga armë zjarri, me drejtim tejshkues nga para mbrapa. Në pjesën e hyrjes, evidentohe­n faktorët plotësuese të barutit dhe djegies së lëkurës. “Plaga me puqitje të plotë është shkaktuar e para dhe është ajo që ka shkaktuar vdekjen, ndërsa plaga tjetër është shkaktuar e dyta”,-thuhet në dosje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania