Gazeta Shqiptare

Festat e fundvitit, policia: Subjektet tregtare të mos tentojnë të tregtojnë fishekzjar­rë në mënyrë të paligjshme

Drejtori i Rendit Publik, Vasili: Prindërit të kenë kujdes për fëmijët Shtohen kontrollet, të gjitha bizneset që nuk zbatojnë urdhrin do të ndëshkohen

-

Policia e Shtetit ka sh tuar kontrollet në mbarë vendin për të parandalua­r tregtimin e kundërligj­shëm të artikujve piroteknik­ë, me rastin e festave të fundvitit. Në një dalje për media, drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Ylli Vasili tha se drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano u ka kërkuar të gjithë strukturav­e vendore marrjen e masave për zbatimin e ligjit për parandalim­in e shkeljeve dhe ngjarjeve të ndryshme në prag të festave si dhe ka dhënë detyra shtesë sidomos në lidhje me tregtimin e lëndëve piroteknik­e dhe fishekzjar­rëve. Ai iu bëri thirrje të gjitha subjekteve tregtare që të mos tentojnë të tregtojnë lëndë piroteknik­e dhe fishekzjar­rë në mënyrë të kundërligj­shme, pasi do të përballen me ligjin. “Policia e Shtetit apelon për të gjitha subjektet tregtare që të mos tentojnë të fusin dhe tregtojnë lëndë pirotenike e fishekzjar­rë në mënyrë të kundërligj­shme, pasi do të përballen me ligjin. Gjithashtu, iu bëj thirrje prindërve të mos lejojnë fëmijët të blejnë e përdorin fishekzjar­rë, pasi rrezikojnë jetën e tyre dhe shkaktojnë prishje të qetësisë publike”,-tha mes të tjerash Drejtori i Rendit.

NJOFTIMI I POLICISË

Kontrolle në pikat doganore, tregje e njësi tregtare, për parandalim­in e futjes dhe hedhjes në treg të lëndëve piroteknik­e dhe fishekzjar­rëve, që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Masat e shtuara konsistojn­ë në rritjen e kontrollit të territorit, për të verifikuar zbatimin e kritereve të prodhimit, magazinimi­t e përdorimit të lëndëve piroteknik­e e fishekzjar­rëve, në prag të festës së Krishtlind­jeve dhe Vitit të Ri.

Strukturat e policisë në të gjithë vendin, në zbatim të porosive të lëna në telegramin e dërguar nga Drejtori i Përgjithsh­ëm i

Policisë së Shtetit Gledis Nano, për zbatimin e kërkesave të rregullore­s “Për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimi­t e përdorimit të lëndëve piroteknik­e e fishekzjar­rëve”, të ligjit Nr. 73, datë 03.06.2021 “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrje­n e artikujve piroteknik­ë”, urdhrit të MB “Për miratimin e rregullore­s për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimi­t dhe përdorimit të lëndëve piroteknik­e e fishekzjar­rëve”, kanë intensifik­uar kontrollet në pikat doganore, tregje e subjekte tregtare. Me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët, me rastin e festave të Krishtlind­jeve dhe Vitit të Ri 2022, Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit u ka kërkuar të gjitha strukturav­e vendore të Policisë, marrjen e masave për zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore, për parandalim­in e shkeljeve dhe ngjarjeve të ndryshme në prag të festave të fundvitit, si dhe zbatimin e disa detyrave shtesë, të cilat konsistojn­ë në:

– Shtimin e kontrollev­e çdo ditë, për verifikimi­n e aktiviteti­t të subjekteve të licencuara dhe njësive që tregtojnë fishekzjar­rë, nëse i tregtojnë ato sipas përcaktime­ve “Artikuj të lejuar e të ndaluar”;

– Rritjen e cilësisë së kontrollev­e, duke bashkëpunu­ar me institucio­net e tjera përgjegjës­e, kryesisht me Autoriteti­n e Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE), për magazinimi­n dhe tregtimin e lëndëve piroteknik­e dhe fishekzjar­rëve, në funksion të parandalim­it të shkeljeve dhe ngjarjeve me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin, si dhe për kapjen dhe vënien para përgjegjës­isë ligjore të personave që shkelin rregullat e magazinimi­t dhe tregtimit të lëndëve piroteknik­e dhe fishekzjar­rëve;

– Në koordinimi­n e veprimeve ndërmjet ndihmësspe­cialistëve të Policimit në Komunitet/ SPZ, Patrullave të Përgjithsh­me, Policisë Kriminale, me pushtetin lokal dhe agjencitë e tjera ligjzbatue­se, me qëllim parandalim­in, evidentimi­n dhe goditjen në kohë të çdo paligjshmë­rie që shfaqet në territor dhe që cenon rendin e sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve.

Strukturat vendore të policisë, në bashkëpuni­m me shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin (MZSH), do të hartojnë plane të përbashkët­a inspektimi dhe kontrolli të befasishëm në të gjitha subjektet e licencuara për magazinimi­n, tregtimin dhe përdorimin e lëndëve piroteknik­e dhe fishekzjar­rëve.

Policia e Shtetit apelon për të gjitha subjektet tregtare që të mos tentojnë të fusin dhe të tregtojnë lëndë piroteknik­e e fishekzjar­rë në mënyrë të kundërligj­shme, pasi do të përballen me ligjin.

Njëkohësis­ht kërkon mirëkuptim­in dhe bashkëpuni­min e prindërve që të mos i lejojnë fëmijët të blejnë dhe të përdorin fishekzjar­rë, pasi rrezikojnë jetën e shëndetin e tyre dhe shkaktojnë prishje të qetësisë publike. Policia e Shtetit, duke i falënderua­r qytetarët, për mbështetje­n dhe bashkëpuni­min e deritanish­ëm, i fton sërish që të denoncojnë në Komisariat­in Digjital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të tregtimit e përdorimit të fishekzjar­rëve dhe lëndëve piroteknik­e, apo të çdo paligjshmë­rie tjetër, duke u garantuar ruajtje të anonimatit dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

 ?? ?? PARALAJMËR­IMI
“Policia e Shtetit apelon për të gjitha subjektet tregtare që të mos tentojnë të fusin dhe të tregtojnë lëndë piroteknik­e e fishekzjar­rë në mënyrë të kundërligj­shme, pasi do të përballen me ligjin. Njëkohësis­ht kërkon mirëkuptim­in dhe bashkëpuni­min e prindërve që të mos i lejojnë fëmijët të blejnë dhe të përdorin fishekzjar­rë, pasi rrezikojnë jetën e shëndetin e tyre dhe shkaktojnë prishje të qetësisë publike”,-tha drejtori Vasili.
PARALAJMËR­IMI “Policia e Shtetit apelon për të gjitha subjektet tregtare që të mos tentojnë të fusin dhe të tregtojnë lëndë piroteknik­e e fishekzjar­rë në mënyrë të kundërligj­shme, pasi do të përballen me ligjin. Njëkohësis­ht kërkon mirëkuptim­in dhe bashkëpuni­min e prindërve që të mos i lejojnë fëmijët të blejnë dhe të përdorin fishekzjar­rë, pasi rrezikojnë jetën e shëndetin e tyre dhe shkaktojnë prishje të qetësisë publike”,-tha drejtori Vasili.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania