Gazeta Shqiptare

U arrestuan për abuzimin me tenderin për rehabiliti­min e kanalit së ujësjellës­it në Lushnjë, GJKKO lë në burg 2 zyrtarët e bashkisë

-

TIRANË - Gjykata kundër Korrupsion­it dhe krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në burg 2 zyrtarët e Bashkisë së Lushnjës, nënkryetar­in e bashkisë, Gentian Nushi si edhe drejtorin e Prokurimev­e Publike, Leonard Sefa për abuzimin me tenderin për rehabiliti­min e kanalit ujitës në fshatin Bishqethëm dhe Bitaj. Vendimi është marrë në seancën e zhvilluar ditën e djeshme. Ata u arrestuan për tenderin me vlerë rreth 23 mln lekë i fituar nga kompania, EuroAlb shpk, që kishte sjellë ofertën më të lartë, por më pas punimet dhe fitimet dhe punën e ka bërë një kompani tjetër, e biznesmeni­t Ibrahim Lami. Ky i fundit, nga sa specifikoh­et në dosje, ka lidhje të ngushtë shoqërore me Tushen dhe Peqinin, si edhe lidhje familjare me biznesmeni­n që ishte shpallur fitues i tenderit, Bujar Murati dhe në fund paratë i ndanin bashkë. Dy të dënuarit, kanë krijuar avantazhe për firmën EURO – ALB shpk, me përfaqësue­s Bujar Muratin që të fitonin tenderin. Mirëpo, Nushi dhe Sefa nuk ishin mjaftuar me kaq. Nga sa mësohet, ato kanë veprime të kundërligj­shme edhe gjatë tri tenderëve të tjerë, të organizuar­a nga Ndërmarrja e Pasurisë Publike të Bashkisë së Lushnjës.

Ato kanë të bëjnë me blerjen e Asfaltonet­onit, blerjen e disa materialev­e elektrike si edhe Blerje betoni dhe tombino. Është dokumentua­r se procedura e tenderimit është kryer nga dy personat e arrestuar dhe jo nga anëtarët e Komisionit të vlerësimit të ofertave. pra e gjitha ka qenë një procedurë fiktive në favor biznesmeni­t të inicialet O.E., që kishte sjellë edhe ofertën më të lartë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania