Gazeta Shqiptare

Dita e informimit për vaksinimin anti-COVID te "Luarasi", rektori: Sfidë që shpëton jetë

Epidemiolo­gu Alimehmeti: Shqipëria ka bombardim me informacio­n, shpeshherë jo i saktë Koja: Janë marrë 1400 doza vaksine nga studentët, ritëm i pakënaqshë­m

-

Në ditën e informimit për vaksinat anti covid në universite­tin "Luarasi", Rektori i këtij universite­tit Ethem Ruka i ka bërë apel studentëve të vaksinohen. Sipas tij vaksinimi është një sfidë që shpëton jetën. "Kjo vaksinë i ka hapur rrugën vaksinave të tjera kundër sidës, ndoshta nesër kundër llojeve të ndryshme të kancerit ndaj them që është një nga inovacione­t më të mëdha që do të kursejë jetë njerëzish. Nëse mbrohet jeta e miliarda qytetarëve në botë prapë vaksina është e suksesshme mbron jetën tonë",-tha Rektori Ruka.

SHIFRAT

Sipas shifrave zyrtare nga data 1-10 dhjetor janë vaksinuar 1400 studentë, shifër kjo që sipas mjekëve infeksioni­stë Gjergji Koja dhe Arjan Harxhi duhet të rritet pasi vaksinimi është shumë i rëndësishë­m. "Në raport me sfidën e vaksinimit të studentëve 1 deri në 10 dhjetor janë realizuar 1400 doza në universite­t tona. Ritëm që ka filluar të shtohet, por është një ritëm që nuk është aq shumë i pranueshëm për ne që nisim aq shumë me vrull vaksinimin masiv në mars, prill, maj dhe sot ndeshemi me një lloj rezistence qoftë nga frika qoftë nga teoritë konspirati­ve, por që po vazhdojmë të ecim",-tha Koja. Ndërsa mjeku infeksioni­st Arjan Harxhi theksoi edhe një herë rëndësinë e situatës së pandemisë ku çdo ditë në spitalin COVID humbin jetën të sëmurë nga virusi i rrezikshëm. "Ne mendojmë që derisa u kthyem në auditor u hapën lokalet dalim në rrugë dhe shohim që jeta është normale. Nuk është akoma normale. I dëgjoni masat që merren në botë. Nuk është normale në spitalin tim ku çdo ditë nxjerrim kufoma, gjë që në eksperienc­ën time 30-vjeçare nuk e kam përjetuar ndonjëherë që në spitalin infektiv të dalin çdo ditë",-tha mjeku infeksioni­st Arjan Harxhi.

RËNDËSIA E INFORMIMIT

Epidemiolo­gu Ilir Alimehmeti

tha se informimi rreth vaksinës dhe situatës nga pandemia është mjaft i rëndësishë­m për qytetarët.

"Shqipëria ka një bombardim me informacio­n shpeshherë jo i saktë dhe është pandemia e parë e llojit të vetë në epokën e 'Facebook'-ut. Të gjitha pandemitë e tjera kalonin jashtë vëmendjes së gjerë patjetër është dhe më e rëndë ajo që kemi kaluar gjë të jetës tonë por nuk na ka ndihmuar fare ky fluks i pakontroll­uar informacio­ni",-tha Alimehmeti. Në të gjithë vendin janë 985 mijë qytetarë që janë vaksinuar plotësisht.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania