Gazeta Shqiptare

Pandemia, regjistroh­en 301 raste të reja me COVID brenda 24 orësh

Ministria e Shëndetësi­së: 125 të sëmurë të hospitaliz­uar dhe 11 në gjendje të rëndë Humbin jetën 4 qytetarë, shkon në 5474 numri i pacientëve aktivë

- Voltiza Duro

Situata lidhur me pan deminë covid paraqitet e qëndrueshm­e në vendin tonë. Përkatësis­ht gjatë 24 orëve të fundit janë regjistrua­r 301 infektimev­e të reja si dhe 4 humbje jete. "Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2396 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 301 qytetarë, në këto bashki: 101 në Tiranë, nga 20 qytetarë në Fier, Vlorë, nga 14 qytetarë në Durrës, Lushnje, 11 në Elbasan, 10 në Berat, 9 në Gjirokastë­r, nga 8 qytetarë në Kamzë, Kavajë, Mallakastë­r, Sarandë, 7 në Vorë, nga 6 qytetarë në Përmet, Tepelenë, nga 5 qytetarë në Selenicë, Krujë, nga 4 qytetarë në Tropojë, Dibër, nga 3 qytetarë në Dimal, Korçë, Shkodër, nga 2 qytetarë në Mirditë, Kurbin, Shijak, Mat, Gramsh, nga 1 qytetar në Skrapar, Devoll, Pogradec, Memaliaj, Këlcyrë, Finiq, Divjakë, Patos, Roskovec, Lezhë, Has, Kukës, Pukë, Vau i Dejës.",-bë ri te ditur Ministria e Shëndetësi­së. Sakaq numërohen 5474 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

TË HOSPITALIZ­UAR DHE VIKTIMA

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 125 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar. "Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me SARSCOV2 pozitiv: një qytetar nga Tirana 67 vjeçe, një qytetar nga Divjaka 78 vjeç, një qytetar nga Berati 84 vjeç, një qytetar nga Durrësi 85 vjeç. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllim­et familjarëv­e",-thuhet në njoftimin e MSh. Ndërkohë janë shëruar 463 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 196,298 që nga fillimi i epidemisë.

APELI

Ministria e Shëndetësi­së i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. "Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetëso­re ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendrua­r. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë te? lartë hospitaliz­imet dhe fatalitete­t. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu, ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t'u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127",-apeloi Ministria e Shëndetësi­së.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania