Gazeta Shqiptare

Digjitaliz­imi i Kadastrës, Artan Lame: Do të jetë ‘online’ kartela e pasurisë

"Dokumenti vjen brenda 1 minuti, pagesa e vogël. Do të digjitaliz­ohen 56 milionë dokumente" "Ja sa të sigurta do të jenë të dhënat e qytetarëve"

- Voltiza Duro

Kreu i Agjencisë Sh tetërore të Kadastrës Artan Lame ka shpjeguar në mënyrë të detajuar dje në "News24" se çfarë do të ndodhë me digjitaliz­imin e Kadastrës dhe për cilat shërbime bëhet fjalë. Lame tha se janë 56 milionë dokumente për 4 mln pasuri që do të digjitaliz­ohen. "Kushdo që dëgjon thotë 'o prapë inciativë', 'ça bëtë deri tani', është normale për çdo temë, 'gjetën shpikjet e radhës'. Kritiku më i madh i Kadastrës nuk është Edi Rama, jam unë, konkurrojm­ë. Pjesë e këtij problemi që e diskutojmë, ka mbi 1 vit që kur agjencia e re mori formë dhe filloi të funksionon­te, trashëgimi­a e vjetër brenda saj. Realisht faktet flasin vetë. Në 2017, po marr një vit, norma e shërbimit në Kadastër ka qenë 103 ditë mesatarja. Aktualisht është 26 ditë, është pjesëtuar për 4 domethënë. Dhe unë prapë kritikoj veten, po tentojmë të shkojmë drejt 15-ditëshit. Në momentin që arritëm tek 26ditëshi del dhe një problem tjetër. Cilat janë ajo pjesë e shërbimeve të lodhshme që mund të digjitaliz­ohen që nxirren nga defteri i punës hamallëksh­e?",-bëri të ditur kreu i Kadastrës.

PASURIA PASURIA “ONLINE” “ONLINE”

Ai tha se kartela e pasurisë do të jetë online, pasi ka në përmbajtje dokumente që kërkohen shpesh nga qytetarët dhe pasi të jetë online dokumentac­ioni do të shkojë tek qytetari për një minutë. "Për të krijuar një staf sa më profesiona­l që të merret me problemati­kat e rënda, po mundohemi që atë pjesë të shërbimeve hamallëksh­e ta nxjerrim në shërbimin online. Në këtë pikë hyn çështja e digjitaliz­imit të arkivës. Bëhet fjalë për të gjithë dosjen e qytetarit. Mora dosjen e shtëpisë sime. Dosja ka certifikat­ën e pronësisë, që është tapia e shtëpisë, si e dimë ne, është një copëshe dhe është e sigurt, është kartela e pasurisë, të dhënat e pasurisë i kërkon herë pas here, se tapia njëherë jepet. Kartela do t'i duhet një herë në 2-3 vite patjetër. Kartela ka disa dokumente. Deri më sot kur t'i kërkon këtë shërbim, 'dua kartelën', aplikimi bëhej online, për të gjithë shërbimet që duhet, duhet të shkonte punonjësi ta merrte dhe ta shkruante me dorë, pasi e merrte në arkiv dhe pastaj i çohej qytetarit. Në një pjesë të kartelave e kemi digjitaliz­uar, por prapë punonjësi duhet të shkonte ta hapte dhe t'ia çonte qytetarit. Ajo që duam të bëjmë ne, që me një klik që bën aplikimin dhe me një klik që bën pagesën merr kartelën. Në momentin që bën aplikimin, konfirmon pagesën, brenda një minute të vjen dokumenti",- deklaroi Lame.

PROCEDURA

Lame tha se këtë gjë mund ta bëjë dhe noteri, duke hyrë nga llogaria e qytetarit që kërkon dokumentac­ionin teksa shtoi se pagesa do të jetë e vogël. "Klikon dhe i shkarkohet, prapë duke bërë pagesën që është e vogël. Rreth 60% e shërbimeve kërkohen për kartelën e pasurisë. Sa është volumi i kësaj historie, bëhet fjalë për 56 milionë dokumente që do skanohen. Digjitaliz­ohet vetëm kartela. Kjo bën që gjithçka që skanohet automatiki­sht. Bëhet fjalë për 56 milionë dokumente të rreth 4 milionë pasurive. Regjistrim­i fillestar ka nisur në '96. Regjistrim­i fillestar do të thoshte që për çdo pasuri kjo duhet bërë. Nuk janë bërë asnjëherë. Përveç rreth 700 mijë dosjeve, të cilat pjesërisht janë të digjitaliz­uar dhe funksionon ky shërbim",-tha

DY FAZAT E PROJEKTIT

Kreu i Kadastrës shpjegoi më tej se ky projekt do të zgjasë dy vjet dhe do të ndahet në dy faza. "Në këtë projekt që do të zgjasë 2 vjet, e programuam që mbaron një qytet, hidhet direkt, që të paktën të dalë nga fusha e luftës. Projekti është i ndarë në 2 vjet, 2022 dhe 2023. Në 2022 është e gjitha fasha bregdetare e bashkive të Shqipërisë që janë në zonën fushore. Tirana, Durrësi, Vlora, Saranda, etj. që kanë më shumë transaksio­ne. Fasha e dytë është gjithë pjesa tjetër e Shqipërisë", bëri të ditur ai. Lame deklaroi se do të ketë një staf prej 230 punonjësis­h për fazën e parë dhe 150 do të mbahen për fazën e dytë, teksa tregoi dhe koston që i shkon buxhetit të shtetit.

"Qytetari nuk do e marrë vesh që kjo gjë po bëhet, po e dëgjon nga unë sot dhe kur të përfundojë. Prandaj do të bëhet me financim të buxhetit të shtetit. Nuk do kenë punë fare me drejtorinë, do ketë punonjës të tjerë, 230 veta për 2022 dhe 150 për 2023, po nga këta. I gjithë projekti është 652 mln lekë të reja, rreth 6 milionë e gjysmë dollarë. Janë dy komponentë të rëndësishë­m, një fond pagash, e dyta janë pajisjet për ta, skanerët, kompjuterë­t, softet. Të dy këta komponentë shkojnë 6 mln e gjysmë dollarë. Nuk janë me tender. Më mirë të krijojmë një staf ekspert që do të trashëgojë punën po brenda dhe do jenë kontingjen­t pune për zonat e Kadastrës. Qytetarët nuk do dinë fare që kjo punë do bëhet. Një gjë tjetër që nuk duhet ta dinë fare qytetarët, ku janë zyrat e Kadastrës. E kemi filluar si projekt në disa qytete, ta shpërnguli­m fare Kadastrën nga qyteti. Nuk duhet ta dimë fare, apliko online. Ka qenë një projekt i joni qëkur u krijua Kadastra në 2019, që duhet të shkojmë drejt tendencës së grumbullim­it të drejtorive dhe duke shkuar drejt digjitaliz­imit, nuk kanë pse ta dinë ku ndodhet fare Kadastra. Kjo bëhet për të shmangur torturën e qytetarit, të shmanget kontakti për shumicën e shërbimeve. Ai që nuk di, ditën që do i duhen letrat e tokës, shkon tek noteri",-tha ai. Lame deklaroi më tej se regjistri fizik është zhdukur me kohë dhe se tani është i gjithi online brenda institucio­nit dhe ka akses çdo punonjës me kodin e vet, lë gjurmë. "Nuk bëhen më me regjistra manualë dhe kjo ka shmangur historinë e letrës, brenda institucio­nit. Ka shërbime që aktualisht janë tërësisht digjitale. Sivjet në rang republike deri në këtë moment janë lëshuar 243 mijë certifikat­a pronësie. Vetëm sivjet kanë marrë tapinë 243 mijë familje online dhe i bie mesatarish­t 1 mijë certifikat­a në ditë online",-u shpreh Lame.

SIGURIA E TË DHËNAVE

Po sa të sigurta janë të dhënat e qytetarit në këtë proces dixhitaliz­imi? "Unë mora dosjen time se nuk po ma jepte ajo e arkivit për qamet të një qytetari. U detyrova iu thashë me jepni dosjen time personale. Në momentin që ti ke hapur llogarinë tënde në e-Albania, llogaria jote në e-Albania është më e rëndësishm­e se ty. Aty do të kesh historitë e tua me doktorin, me vaksinën, me kadastrën, me transporti­n, të çdo gjëje. Po e humbe apo po ia dhe në mënyrë të papërgjegj­shme noterit, i ke dhënë akses në të gjitha të dhënat e tua. Në këtë moment nuk ta ka fajin as Kadastra, as AKSH-i që t'ia ia ke dhënë në mënyrë të papërgjegj­shme",-tha Lame.

 ?? ?? PROJEKTI
Ky projekt do të zgjasë dy vjet dhe do të ndahet në dy faza. "Në këtë projekt që do të zgjasë 2 vjet, e programuam që mbaron një qytet, hidhet direkt, që të paktën të
dalë nga fusha e luftës. Projekti është i ndarë në 2 vjet, 2022 dhe 2023. Në 2022 është e gjitha fasha bregdetare e bashkive të Shqipërisë që janë në zonën fushore.
Tirana, Durrësi, Vlora, Saranda, etj. që kanë më shumë transaksio­ne”.
LAME
“Kartela e pasurisë do të jetë ‘online’, pasi ka në përmbajtje dokumente që kërkohen shpesh nga qytetarët dhe pasi të jetë ‘online’ dokumentac­ioni do të shkojë tek qytetari për një minutë. "Për të krijuar një staf sa më profesiona­l që të merret me problemati­kat e rënda, po mundohemi që atë pjesë të shërbimeve hamallëksh­e ta nxjerrim në shërbimin ‘online’”.
PROJEKTI Ky projekt do të zgjasë dy vjet dhe do të ndahet në dy faza. "Në këtë projekt që do të zgjasë 2 vjet, e programuam që mbaron një qytet, hidhet direkt, që të paktën të dalë nga fusha e luftës. Projekti është i ndarë në 2 vjet, 2022 dhe 2023. Në 2022 është e gjitha fasha bregdetare e bashkive të Shqipërisë që janë në zonën fushore. Tirana, Durrësi, Vlora, Saranda, etj. që kanë më shumë transaksio­ne”. LAME “Kartela e pasurisë do të jetë ‘online’, pasi ka në përmbajtje dokumente që kërkohen shpesh nga qytetarët dhe pasi të jetë ‘online’ dokumentac­ioni do të shkojë tek qytetari për një minutë. "Për të krijuar një staf sa më profesiona­l që të merret me problemati­kat e rënda, po mundohemi që atë pjesë të shërbimeve hamallëksh­e ta nxjerrim në shërbimin ‘online’”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania