Gazeta Shqiptare

? 10 superushqi­met që nuk duhet të mungojnë në regjimin tuaj

-

Termi "superushqi­me" është relativish­t i ri, megjithëse përshkruan një paketë vlerash për organizmin. Sipas nutricioni­stëve, u referohet ushqimeve me bazë bimore, të cilat janë të mbushura me vitamina, minerale, antioksida­ntë dhe shumë pak kalori. Këto janë disa nga arsyet përse këto ushqime rekomandoh­en të përfshihen nga të gjithë në dietën e përditshme ushqimore. Nëse nuk keni dëgjuar më parë për superushqi­met, në këtë artikull listohen disa prej tyre. E veçanta e këtyre ushqimeve është se nuk përmbajnë gluten e mund të konsumohen edhe nga personat intelorant­ë ndaj tij.

FARAT FARAT E E AMARANTHIT AMARANTHIT

Të pasura me fibra dhe kalcium ndihmojnë në ndërtimin e kockave të forta dhe ulin peshën trupore, farat e Amaranthit janë të parat në listën tonë të superushqi­meve. Kjo bimë është e pasur me antiokasid­antë, të cilët luftojnë radikalet e lira, parandaloj­në plakjen, hipertensi­onin, diabetin dhe ndikojnë në uljen e kolesterol­it. Farat janë më të vogla se ato të susamit dhe lëshojnë një aromë të veçantë e karakteris­tike kur gatuhen. Ato mund t'i konsumoni në mëngjes shoqëruar me qumësht dhe fruta ose si pjatë kryesore sallate apo supë.

FARAT FARAT KINOA KINOA

Padyshim shumë të përhapura 2 vitet e fundit edhe në kuzhinën Shqiptare. Farat e kinoas, gjithashtu konsideroh­en një superushqi­m. Janë një nga burimet më të mira të proteinës që nuk vjen nga mishi. Në vetëm një racion kinoa mund të përfitoni 14-16 gramë proteinë dhe aminoacide, të cilat ndihmojnë në zhvillimin e muskujve të shëndetshë­m.

Kokrrat e vogla të kinoas nuk përmbajnë gluten dhe mund të përdoren çdo ditë edhe nëse jeni në regjime ushqimore strikte. Mënyra më e mirë për ta shijuar këtë fare është kur e përzieni me perime dhe e konsumoni në formën e sallatës.

FARAT E MELIT

Meli është një drithë e veçantë, që lufton plakjen, ndihmon sistemin nervor, forcon kockat, parandalon sëmundjet kardiake dhe zvogëlon rrezikun e prekjes nga diabeti. Njihet si një nga ushqimet më pak alergjike që ekzistojnë në botë dhe që treten shumë lehtë. Kjo e bën melin një superushqi­m që mund ta konsumojnë thuajse të gjithë, pavarësish­t gjendjes shëndetëso­re.

FARAT FARAT E E LINIT LINIT

Me siguri keni dëgjuar dhe i keni përdorur edhe më parë farat e linit dhe sot mund t'i quani superushqi­me. Jo më kot konsideroh­en si një "fabrikë vlerash" për organizmin, pasi përmbajnë shumë yndyra të shëndetshm­e omega-3, antioksida­ntë fitokimik, vitamina dhe minerale. Ekspertë të ushqimit shpjegojnë se farat e linit është mirë t'i shtypni para se t'i konsumoni, pasi janë më të lehta për stomakun.

HIKRRA

E dini se një nga ushqimet më të përdorura në vendet e ftohta si Rusia dhe Polonia? Kjo për shkak se ju ngopin shpejt dhe dhurojnë shumë energji. Hikrra ka më shumë proteina të tretshme se çdo lloj orizi, drithi apo misri. E pasur me dy nga aminoacide­t më të rëndësishm­e për organizmin siç janë lisina dhe arginine, që largojnë stresin dhe ndihmojnë me prodhimin e kolagjenit.

FARAT CHIA

Farat chia mund t'i konsumoni çdo ditë duke parandalua­r rrezikun e shfaqjes së shumë sëmundjeve. Pas konsumimit të këtyre farave, niveli i sheqerit në gjak do të ulet teksa zbusni oreksin dhe largoni sëmundjet e zemrës. Për të luftuar rrezikun e inflamacio­nit të organizmit tuaj, shtoni një lugë çaji me fara chia çdo mëngjes tek kosi bashkë me superushqi­me të tjera që listuam më lart. Me to gjithashtu mund të përgatisni receta sallate, qofte, puding apo reçel.

4 PLUHURAT E SHËNDETIT TË MIRË

Në të gjithë morinë e superushqi­meve, nuk mund të mungojnë edhe pluhurat për receta, çaj apo pije të ndryshme.

PLUHUR I TURMERIKUT

Ndoshta një nga erëzat më të njohura të Indisë me ngjyrë portokalli të ndezur dhe aromë karakteris­tike. Përdorimet e tij fillojnë që nga përgatitja e recetave, çajit deri te trajtimet e lëkurës apo flokëve. E veçanta e turmerikut është se lufton menjëherë inflamacio­nin për shkak të prezencës së lartë të kurkuminës.

PLUHURI I XHINXHERIT

E dini se xhinxherin mund ta përdorni edhe në formën e pluhurit? Në këtë mënyrë keni më shumë komoditet në kuzhinë dhe jeni gjithnjë të sigurt për masat. Vetitë e këtij pluhuri nisin që nga ato antibakter­iale deri te stimulimi i tretjes e rritja e sistemit imunitar.

PLUHURI MACA

Pluhuri maca përfitohet nga bima po me të njëjtin emër, e cila hyn në familjen e rrepave. Është një nga trajtimet më të mira natyrale për balancimin e hormoneve, djegien e kalorive dhe forcimin e kockave.

ÇAJI MATCHA

Çaji matcha konsideroh­et një superushqi­m për shkak të vlerave të mëdha që i ofron organizmit. Ky pluhur jeshil me origjinë nga Azia mund të konsumohet çdo ditë në formën e çajit, pasi ju ndihmon të përfitoni antioksida­ntë dhe të humbisni shpejt në peshë./"AgroWeb.org"

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania