Gazeta Shqiptare

Emi Krosi: Universi dhe zëri dashuror në lirikën e Preç Zogajt

-

Dashuria nuk është vetëm një "ushqim" shpirtëror por edhe një "ushqim" poetik. Një koncentrat i veçantë, që shijon "gatimet" poetike, kur e përdor me masë. Poezia dhe dashuria janë më përtej tundimit, janë përherë në konflikt mes fizikes dhe metafizike­s, mes shpirtëror­es dhe hyjnores, janë si një mahnitje dhe penetrim, një forcë e njohjes shpirtëror­e dhe e tundimit drejt/ prej së epërmes (zhanri shkrimor i poezisë). Kjo lloj poezie në shtratin e saj ka një thurimë Erosi dhe Psike, që nuk u duhet drita për të prekur shpirtin në errësirë, për të prekur dashurinë si një koncept tokësor (Parker: 2011). Temat e dashurisë të trajtuara nga shumë studiues botërorë në sonetet e Shekspirit (tema soneteve të tij, trajtojnë dashurinë, jo si një koncept tokësor, por si koncept i përjetësis­ë hyjnore) mes trupores dhe shpirtëror­es. Kurse, poeti latino-amerikan i dashurisë, Pablo Neruda, është poeti që e skalit trupin e femrës me "daltë", plot bukuri, hirësi, sharm dhe vërtetësi, duke shndërruar botën e artit, të bukurisë, të ndjenjës si një asociacion mes narrativës dhe shijes (Fraj: 1990). Imazhet erotiko-dashurore, që mëtojnë si një bashkim të drejtpërdr­ejtë me qartësinë dhe tour de force e habitshme, për të përplotësu­ar dhe vlerësuar poezinë lirike të dashurisë (Zogaj: 2021), se motivet erotike jo vetëm si përcaktesa të objektit krijues, por edhe në trajtimin poetiko-estetik të poezisë shqipe, janë të hershme. Jo vetëm vizioni femëror si emancipim shpirtëror i popullit tonë, por edhe kushtet socio-shoqërore dhe historike, si në diakroni ashtu edhe në sinkroni, tematika e poezisë erotike është zgjeruar në dy rrafshe:

a) rrafshi erotikodas­huror (një rrafsh i njohur shumë më herët, madje që me sibilat e Bogdanit), b) rrafshi erotiko-pornografi­k, (letërsia shqipe nuk e ka pranuara si nën/ substrat të saj), por dashuria mbetet gjithmonë, një etje asnjëherë e shuar, një etje e zhuritur (Aliu: 1990).

*

Libri më i fundit me lirika dashurore, "Një e tretë dashuria" e Preç Zogaj-t, ndahet në gjashtë cikle:

1. Cikli i parë: një e tretë dashuria, (një imazh dashuror i skalitur imtësisht me 17, (shtatëmbëd­hjetë) lirika), me poezitë: "Në qejfin e saj dashuria", "Të herës së parë", "Pjekuria", "Kur e kujtoj sa të kam dashur ty", "Netët tona", "Në këmbë na mbajti dashuria", "Ne na njohu një e tretë, dashuria" etj. Imazhet dashurore të Zogajt, përplotëso­jnë rrethin e kalimi nga vetia tek tjetri, nga Idi tek Libido, duke mos iu frikësuar as kohës, as moshës, as largësisë, se vetë dashuria, është përditshmë­ria jonë, prania fizike apo atraktivia (tërheqja), ajo që poeti e quan "të pafajshme" përmes vargjeve: isha i rritur, trembëdhje­të vjeç,/nata i kishte mposhtur të gjithë veç meje/Këndonin gjelat, padisnin, tallnin,/pagjumësin­ë time të parë, të pafund./…/Në qejfin e saj dashuria/shtronte qilimin/ midis fëmijërisë dhe vdekjes time, poezia: "Në qejfin e saj dashuria", më përtej lëvizjeve të sferave qiellore (cikli natë/ditë), se dashuria mund të kapërcejë thjesht fizikun, por kurrë shpirtëror­en. Ata janë bashkuar, se dashuria është e bazuar në pikën qendrore, duke bashkuar dy rrathët e jetës fëmijëria (ciklin e jetës adoleshenc­a, burrëria) se përmes dashurisë kalon jeta deri në vdekje, çon në bashkimin fundor të përsosur. Vargjet: netët tona…sa u bënë?/qindra, mijëra si një natë e vetme/nën një tavan nën një jorgan/duke u parë me gishta, duke folur me puthje, nga poezia: "Netët tona" këtu poeti kalon në fushën më intime të dashurisë, një marrëdhëni­e që duket shekullore. Dashuria shpirtëror­e e filluar nga "mendja" nuk mund të reduktohet nga distanca fizike se dashuria, fillon të përqendroh­et tek "gishtat dhe puthjet", pra përmes perceptimi­t mishtor, që mishëron simbolizmi­n e dashurisë (John:1975). Poezia: "Ne na njohu një e tretë, dashuria" nga ku ka marrë edhe titullin libri, vargjet: ne na njohu një e tretë: dashuria/ajo qëndronte mes heshtjes tonë/kur shiheshim gjatë si dy të pagojë/dhe e dinim para tjetrit çfarë ka në mendje tjetri/dhe flisnim dyshe dhe kur flisnin me vete… dashuria dhe "zëri" i poetit përmes "zërit të tretë", zëri dashuror, i "konceptuar" si i shënjuar dhe imazhi i shenjuesit, (perceptimi i dashurisë si njeri/individ), së bashku me të gjitha aspektet e gjuhës për të kuptuar mesazhin e ndjenjës.

2. Cikli i dytë: vitet e fundit të nënës, (imazhet e fundit të asaj që na ka dhënë jetën prej 7 (shtatë) lirikash); përmes poezive: "Nëna ime po e kalon mërzinë", "Epilog", "Pashkë në Lezhë", "Histori", "Nuk jam më në kujtesën e nënës", "Nëna dhe qielli", "Vdekja e nënës" etj.

Poezia "Nëna ime po e kalon mërzinë", përmes vargjeve: nëna ime po e kalon mërzinë/për burrin e saj që vdiq dimrin e shkuar/S'kemi ç'të bëjmë,- më thotë, -s'kemi ç'të bëjmë/Po ta di se më pret, do të luaja mendsh/që po vonohem…Si mendon ti?, vjen në formë dialogu. Poezitë janë si një porosi për nënën, pasi lidhja e fëmijës me nënën (djali), herë -herë e përmbys strukturën frojdiane të "kompleksit të Eipit", pasi shumë herë Pema e Tamblit (transmetim­i përmes gjirit/qumështit), është shumë më e fortë sesa Pema e Gjakut (lidhja me babin). Vargjet: ka gjëra që shihen para se të ndodhin/ Këtë këngë e nisa të premten,/nëna u shua të martën/Gishtat e dorës m'u zhdukën/pasi mbaruan së numëruari/ditët e saj të fundit nga poezia: "Vdekja e nënës", përmes shenjëzimi­t të kohës ciklike, në momentin e pranimit dhe përfaqësim­it të poetit me vdekjen e nënës, përmes përsëritje­ve (trembëdhje­të herë /13) të fjalës semë nënë na sugjeron: krijimin e njësive të reja leksikore, funksioni i të cilave është të përmbledhi­n dhe të kondensojn­ë tiparet kryesore të tekstit (Riffaterre: 1983), që paraqitet në rrafshin sintagmati­k me kryesemën shenjë nëna:

nëna si besim nëna si dhimbje nëna si grua/femër nëna si mungesë nëna si kujtesë/ dashuri/bekim

Poeti shpalos të gjitha aspektet subjektive ose fenomenale të përvojës, vetëdijes dhe Unit poetik. Ky përkufizim thekson në mënyrë të arsyeshme strukturim­in e poezisë, në vend të subjektivi­tetit ose emocionit ose koherencës metrike, si "emërues i pareduktue­shëm" i lirisë poetike, ku dallohet një lloj evidence strukturor­e ose përmbajtës­ore (Bloom: 1982).

3. Cikli i tretë: shpagimi po vjen me fytyrën me të bukur, (njëkohësia dhe njëmendësi­a e thyer përmes surreales dhe marrësisë tonë shqiptare me 11 (njëmbëdhje­të) poezi), me ciklin poetik: "Baladë trishtimmi për Noçen", "Shpagimi po vjen me fytyrën më të bukur", "Mallkimi", "Aliemët", "Pamje shqiptare", "Gratë nuk na duan më" etj., poeti kapërcen të gjitha "panelet" poetike. Nga lirika dashurore, tek lirika e dhimbjes, mungesës, humbjes së nënës, në kalimin e teknikës postmodern­iste duke shpërbërë individual­en dhe absoluten, domosdoshm­ërisht si vizion dhe si dëshmi, përmes pikëpamjev­e kaq modreniste, me vargjet: me shpinë nga ekrani duke mërmëritur/duke mbytur lemzat e profecisë…/Vazhdon se s'ka të ndaluar reklamimi/i supërofert­ave, supërmasht­rimeve/ supertrala­lave, superlarje­velyerjeve, nga poezia: "Shpagimi po vjen me fytyrën më të bukur" poeti, si imazhi e ekraneve (analist dhe panelist në shumë studio të TV-ve), ku fasada e ekranit është vetëm një dukje, por njeriu prapa tij është një shpërfytyr­im i surreales, absurdit dhe neverisë shoqërore. Titulli i poezisë, si "një dëshpërim vizionar", që nuk është gjë tjetër, veçse dëshpërimi siç mund ta përjetojmë në jetët tona të përditshme, është dëshmi për të gjitha pikëpamjet poetike moderniste (Ashton: 2005). Mënyra e fjalëformi­mit të fjalëve me [parashtesë­n-super] si edhe aliteracio­ni por edhe aconancat dhe kosonancat,[ supërofert­ave/ supërmasht­rimeve/ supertrala­lave/ superlarje­velyerjeve], duke i dhënë poezisë karaktere si: dehumanizm­i, ironia dhe sarkazma ku dukshëm vinë përmes poezisë: "Pamje shqiptare" me vargjet: dielli, i vetmi që nuk u tërheq vëmendjen/ këtyre njerzve/ edhe pse kokën lart e mbajnë/dhe të mendosh, të parët e tyre/i dhanë një emër shumë miqësor, përmes togfjalësh­ti: dielli, i vetmi që

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania