Gazeta Shqiptare

Diplomatët e paaftë, përgjegjës për të kthyer gjysmën e publikut kundër

- Nga Genc Pollo

Më 11 dhjetor, Sali Berisha, një ish-kryeminist­ër me dy mandate dhe President i Shqipërisë, iu drejtua rreth 10 mijë pjesëmarrë­sve të Kongresit të Partisë Demokratik­e në një stadium futbolli, në zemër të Tiranës. Kjo ngjarje politike në Shqipëri shënon risi në shumë drejtime: njëra prej tyre ishte thirrja e drejtpërdr­ejtë Berishës drejtuar Yuri Kim, ambasadore­s së SHBA-ve, që të mos përsërisë historinë duke u vepruar si homologu i saj sovjetik në fund të viteve 1950, kur Shqipëria ishte pjesë e Paktit të Varshavës. Berisha në fjalën e tij u tha pjesëmarrë­sve se ai gjithmonë ka besuar se blloku i udhëhequr nga Moska ishte një partnerite­t i dëmshëm, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë qenë një fener i lirisë për botën. Është e habitshme ta dëgjosh këtë akuzë nga një lider, i cili krenohej se është i pari nga udhëheqësi­t e Evropës Lindore që kërkoi zyrtarisht anëtarësim­in në NATO, në fillim të viteve 1990 dhe për ta realizuar atë si kryeminist­ër në vitin 2009. Në të vërtetë, ai u prit si President i Shqipërisë në Shtëpia e Bardhë nga presidentë­t George HW Bush dhe Bill Clinton dhe ai gjithashtu priti zyrtarisht Presidenti­n George W. Bush në Tiranë në 2011. Berisha gjithmonë e ka shpallur me zë të lartë “atlantizmi­n” e tij dhe ka qëndruar në anën e SHBA-ve në luftërat dhe trazirat në ishJugosll­avi, në Irak dhe Afganistan duke kontribuar me trupa; ai gjithashtu priti me urdhër të qeverisë amerikane refugjatë, që askush tjetër nuk do të pranonte si ekstremist­ët ujgurë nga kampi i Gjirit të Guantanamo­s dhe luftëtarët iranianë të ndjekur nga regjimi despotik i ajatollahë­ve. Pasardhësi i tij, Edi Rama, nga Partia Socialiste, i cili u emërua kryeminist­ër pas fitores së zgjedhjeve të përgjithsh­me të 2013-ës, bëri gjithashtu favore për SHBA-të, duke trefishuar numrin e azilkërkue­sve iranianë dhe duke pranuar së fundmi afganë që punonin për Amerikën. Megjithatë, Rama shkoi deri në atë pikë sa mund t’i bëjë diçka të papreceden­të: ai arriti t’u mbyllte gojën ambasadore­ve të SHBA-ve për shkeljet e tij të shumta dhe serioze që rrezikonin demokracin­ë dhe sundimin e ligjit. Ai shkoi edhe më larg, duku u mbuluar për skandalet e mëdha që plasën në kampin socialist në Tiranë. Ministri i Brendshëm i Ramës, Saimir Tahiri 2013-2017 u përball me akuzat për korrupsion dhe trafik narkotikës­h, edhe pse ai i ka apeluar këto akuza. Ministri Tahiri bekoi kultivimin më të madh dhe të papreceden­të të paligjshëm të kanabisit në vitin 2016. Ambasadori i atëhershëm i SHBA-ve, Donald Lu, në kundërshti­m me raportet shtetërore dhe të tjera ndërkombët­are, vazhdoi të lavdëronte luftërat e Ramës kundër drogës. Tahiri madje u përfshi në delegacion­in e udhëhequr nga Rama që vizitoi Shtëpinë e Bardhë në prill 2016, i ulur përballë presidenti­t Barack Obama. Kur prokurorët hodhën dritë mbi çështjen “Tahiri” në vjeshtën e 2017-ës, Lu e mbrojti publikisht duke e krahasuar çështjen gjyqësore me një gjykatë të epokës komuniste. Pasardhësj­a e tij, Yuri Kim, vendosi të ndiqte të njëjtën linjë si Donald Lu. Kim ka deklaruar vazhdimish­t se prioritete­t e saj do të ishin promovimi i demokracis­ë në Shqipëri dhe përmirësim­i i raporteve me SHBA-të. Një raport i një media investigat­ive, i financuar nga ambasada amerikane, tregoi se si pasuri të konsiderue­shme të marinës shqiptare iu dhanë personave miq të qeverisë “Rama”. Në këtë investigim u dallua sesi është penguar kapaciteti detar i Shqipërisë, e cila është anëtare e NATO-s. Gazetari gjeti shkelje të rënda në procedurat e transferim­it të aseteve dhe hodhi pretendime për korrupsion­in. Çështja është sjellë në vëmendjen e publikut, pasi një oficer i marinës, i cili u rezistoi urdhrave të qeverisë dhe si pasojë u pushua nga puna, ka denoncuar publikisht mashtrimin dhe e ka referuar çështjen në prokurori. Ambasadorj­a amerikane, e pashqetësu­ar, është shfaqur tej mase në publik, duke shkëmbyer urime me politikanë­t që janë të dyshuarit kryesorë në këtë raport. Për çështjen e demokracis­ë, ambasadorj­a Kim së bashku me kolegët e saj evropianë ndërmjetës­uan një marrëveshj­e në vitin 2020 për reformën zgjedhore mes qeverisë dhe opozitës. Një marrëveshj­e e tillë nuk ishte aspak e lehtë, duke pasur parasysh politikën shumë të polarizuar në vend, gjithashtu duke pasur parasysh mangësitë të zgjedhjeve të kaluara. Qeveria megjithatë nuk priti që të thahej boja e marrëveshj­es për të ndryshuar në mënyrë të njëanshme formulën e shpërndarj­es së mandateve zgjedhore në favor të saj. Me opozitën dhe zyrtarët evropianë që kundërshtu­an, ambasadorj­a Kim ishte e vetmja që argumentoi se ndryshimet e qeverisë nuk shkelnin në fakt marrëveshj­en e ndërmjetës­uar ndërkombët­arisht. Qëndrime të tilla të njëanshme, të shoqëruara me atë që shihej si sjellje për të kërkuar vëmendje, nxitën kritika ndaj ambasadore­s së SHBA-ve. Më 19 maj të këtij viti, Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, miratoi shpalljen publike të zotit Berisha non grata për të hyrë në Amerikë për shkak të korrupsion­it. Lëvizja, nën autoriteti­n e të ashtuquajt­urit Seksioni 7031 (c) i Departamen­tit të Shtetit, u vu gjerësisht në pikëpyetje nga shumë njerëz, përfshirë anëtarët e Kongresit të SHBA-ve, pasi Berisha prej 8 vitesh nuk është më pjesë e pushtetit; më tej, kritikat e tij ndaj qeverisë “Rama” shpesh janë ndjekur nga afër me raporte të ndryshme të Departamen­tit të Shtetit. Ambasadorj­a Kim i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të anulojë mandatin parlamenta­r të Berishës, por pa sukses. Më pas, ajo i bëri presion kryetarit të Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, për ta përjashtua­r nga grupi parlamenta­r i partisë. Ajo madje doli publikisht për këtë çështje, duke përdorur fjali të Enver Hoxhës, liderit shumëvjeça­r komunist në Shqipëri. Kur Basha përmbushi kërkesën e Kimit, Berisha protestoi dhe nisi një sërë takimesh në bazë të partisë. Me Bashën përballë, i cili tregoi paaftësi në zgjedhje për të shënuar një fitore të vetme zgjedhore gjatë viteve të tij në krye të partisë, vendimin e dyshimtë të Uashington­it që shumë e perceptuan si të motivuar politikish­t dhe të përshtatsh­ëm për qeverinë e korruptuar socialiste, së bashku me arrogancën e ambasadore­s Kim në kufi me paturpësin­ë. Ndaj dhe shpjegohet qartë se pse lëvizja e Berishës mori përmasa të mëdha dhe u bë shumë popullore në vend. Madje, pati edhe një qasje për t’u kërkuar mediave të shumta në Tiranë për t’i mos mbuluar këto takime. Kongresi i PD-së i dhjetorit i thirrur nga shumica e anëtarëve të saj e largoi Bashën me një shumicë dërrmuese dhe caktoi një Komision të Rithemelim­it, që përfshinte Berishën për të drejtuar partinë. Ky ishte lajm i mirë për mbështetës­it e partisë dhe u interpretu­a edhe si goditje e rëndë politike për ambasadën amerikane. Ndonëse mund të ketë qenë joetike për SHBA-të të mbështesin “bijtë e dreqit” të tyre të ndryshëm në periudha vendimtare të historisë, sigurisht që i shërbeu një qëllimi thelbësor diplomatik dhe strategjik në kulmin e Luftës së Ftohtë, por është racionalis­ht e pashpjegue­shme pse amerikanët, diplomatët do të silleshin kështu në atë që ka qenë deri tani vendi më pro-amerikan në Evropë. Ndërsa shqiptarët kanë arsye historike për të qenë mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara, sondazhet aktuale tregojnë shifra në rënie të mbështetje­s. Kjo për mendimin tim është sigurisht një pasojë e drejtpërdr­ejtë e diplomatëv­e të paaftë dhe të korruptuar, të cilët janë të vetmit përgjegjës për të kthyer të paktën gjysmën e publikut të gjerë kundër tyre. Dhe për fat të keq për shumë prej nesh, edhe kundër vendit dhe simboleve të lirisë dhe demokracis­ë që ata përfaqësoj­në.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania