Gazeta Shqiptare

Shko në Spak t’i vësh kapak

- Nga Andi Bushati

... ky institituc­ion u vu në qendër të vëmendjes me arrestimin e “bujshëm” të ish ministrit Lefter Koka. Menjëherë u ngritën zërat e propgandis­tëve që nxituan të thonë se prokuroria e posaçme po godiste edhe majtas. Se tani afera e incenerato­rëve po “digjte” dhe peshqit e mëdhenj. Se më në fund, po hapej sipari i kohës së shumëpritu­r të mbarimit të pandëshkue­shmërisë.

Siç ndodh gjithmonë, në këtë mjedis sa provincial, po aq dhe qesharak, këto ekzaltime të veçuara u mundua ti bashkojë në një në piedestal ndërhyrja e ambasadore­s amerikane. Ajo glorifikoi suksest e reformës në drejtësi duke siguruar se për SPAK askush nuk është mbi ligjin. Për çudi edhe shumë personazhe të opozitës zyrtare, gjysëm gënjeshtar­ë dhe gjysëm naivë, e panë këtë që ndodhi si rrjedhim të afilimit euro atlantik që ka marrë PD-ja e tyre.

Në fakt, në gjithë këtë parodi, gjithçka është e gënjeshtër­t. Arrestimi i ish ministrit dhe deputetit Koka është një farsë, një vendim i dirigjuar politikish­t nga lart, natyrisht me bekimin e njeriut të vetëm që kontrollon drejtësinë e re si gjithçka tjetër në këtë vend.

Historia/ Si e përdori Rama limonin e shtrydhur Lefter Koka

Për të kuptuar këtë, mjafton ti mbyllësh veshët për tam tamet e daulleve të propagandë­s dhe të nisësh e të arsyetosh me ftohtësi. Duke proceduar kështu nuk e ke të vështirë të marrësh vesh se kufoma politike e Lefterit është shitur në këmbim të shpëtimit të një gjëje shumë më të madhe. Në mega skandalin e incenetaro­rëve, që deri tani ka çuar në një dorë të vetme afro 95 milionë euro, shifër që pritet të katërfisho­het deri në fund të procesit, ish ministri i mjedisit akuzohet se është paguar përmes kompanive fantazmë që ka ngritur me të afërmit e tij afro 3.5 milionë euro.

Po ku kanë shkuar paratë e tjera kur ende sot pas shtatë vitesh asnjë nga incenerato­rët nuk është në punë?

Pikërisht për të shmangur këtë pyetje fatale duket sikur një skemë perfekete manipulimi është vënë në lëvizje. Brenda saj SPAK s’ka qenë më shumë se një hallkë e thjeshtë, pasi drejtimi i operacioni­t është dirigjuar nga zyra e kryeminist­rit.

Vetëm tani ne arrijmë të kuptojmë se përse Edi Rama i kërkoi Lefter Kokës të jepte dorëheqjen nga mandati i sapofituar i deputetit. Vetëm tani ne jemi në gjendje të zbardhim se me çfarë e shantazhoi ai ish ministrin që të ndahej nga LSI dhe të mos digjte mandatin. Vetëm tani ne e kuptojmë se pse, nën avujt e alkoolit, i pamë të dy në atë videon e shpifur teksa rekrutonin së bashku edhe deputetë të tjerë.

Gjithçka tregon se kryeminist­ri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania