Incidenti me shkelmimin e derës, Basha instalon kamera në PD
Komisioni i Rithemelimit, Bashës: Kryetar nuk të bën as vula, as brava dhe as kamerat e sigurisë “Po e kthen shtëpinë e lirisë në një bunker të sigurisë së lartë”
Pas situatës së ten sionuar në parti, kreu demokrat, Lulzim Basha, ka filluar të shtojë masat e sigurisë në selinë e PD-së. Në ambientet e jashtme të selisë së PD-së ka nisur instalimi i kamerave. Një ditë pas incidentit në selinë blu, ku një mbështetës i ishkryeministrit Sali Berisha, i identifikuar si Fatjon Dautaj shkelmoi derën e njërës prej sallave që shërben për mbledhjet e forumeve të partisë, Lulzim Basha, përforcoi masat e sigurisë në ndërtesën e demokratëve. Në ambientet e brendshme dhe të jashtme të selisë blu u instaluan dje kamera sigurie, por Komisioni i Rithemelimit të PD-së reagoi dje pas vendimit të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, i cili ka vendosur që të shtojë masat e sigurisë në selinë blu. Përmes një deklarate për media, Komisioni i Rithemelimit shprehet se shndërrimi i shtëpisë së lirisë në një bunker të sigurisë së lartë është dëshmi e vetmisë dhe paranojës që ka kapluar karrikethyerin. Ky shprehet se Lulzim Basha ditë pas dite është duke humbur arsyen. Megjithatë, në deklaratë shtohet se kjo është dëshmi e paranojës dhe vetmisë që ka kapluar Bashën. Por, Komisioni i Rithemelimit shprehet se Basha nuk e ka kuptuar që kryetar nuk të bën as vula, as brava dhe as kamerat e sigurisë, por vullneti i demokratëve. “Deputeti Basha, pas karriges, ditaditës po humbet dhe arsyen. Frika nga përballja me vullnetin e 44 mijë demokratëve që votuan për shkarkimin e tij në datën 18 dhjetor e shtyn çdo ditë në absurditete të reja. Shndërrimi i shtëpisë së lirisë në një bunker të sigurisë së lartë është dëshmi e vetmisë dhe paranojës që ka kapluar karrigethyerin, që ka humbur arsyen për të kuptuar se lider dhe kryetar nuk të bën as vula, as brava dhe as kamerat e sigurisë, por vullneti i 44 mijë demokratëve që të dhanë përgjigjen më të merituar në datë 18 dhjetor. Partia
Demokratike do t’u rikthehet shumë shpejt demokratëve, pronarëve të saj të vërtetë dhe është në interes të ish-qiraxhiut ta kuptojë se nuk ka kamera, bravë apo gaz lotsjellës që mund ta ndalë vullnetin e tyre!”, - thuhet në reagimin e Komisionit për Rithemelimin e PD-së. Dy ditë më parë ish-kryeministri Berisha dhe anëtarët e Komisioni të Rithemelimit të PD-së mbërritën në selinë blu, duke hyrë me forcë në ambientet e brendshme të saj. Militanti Fatjon Dautaj goditi me shkelm derën në të cilën u mbajt mbledhja e anëtarëve të komisionit. Berisha e paralajmëroi Bashën se nuk do të lejojë asnjë pengesë, sipas tij, për zbatimin e vendimit të anëtarësisë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve çoi për ndjekje penale 67 numërues të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Mësohet se emrat e tyre janë referuar në organin e akuzës. Numëruesit u kanë hequr apo shtuar vota preferenciale kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Numrin më të madh të numëruesve që janë kapur me shkelje e ka Tirana, ku rezultojnë se 21 numërues kanë abuzuar me detyrën. Prokuroria e Tiranës po verifikon kallëzimin e dorëzuar nga KQZ-ja për 67 anëtarë të Qendrave të Votimit për zgjedhjet e 25 prillit. Ata dyshohen se kanë shënuar në procesverbale një numër më të vogël votash për një apo disa kandidatë, duke shtuar votat për të tjerë. Nga verifikimi i kryer, KQZ-ja i tha prokurorisë se rezultatet që qendrat e numërimit kanë nxjerrë nuk janë reale dhe i akuzon komisionerët për dëmtim të materialit zgjedhor.