Gjykata i refuzoi dorëheqjen për gjykimin e statutit të PD-së, gjyqtari Agron Zhukri: Kam konflikt interesi
“Gruaja ime ka punuar më parë me Berishën”
TIRANË - Disa ditë më parë lëvizja “Foltorja” depozitoi kërkesën për ndryshimet në statutin e PD-së, të miratuara në takimin që Sali Berisha zhvilloi në stadiumin “Air Albania”. Gjykata e Tiranës caktoi për të gjykuar këtë çështje gjykatësin Agron Zhukri, i cili një ditë më pas i kërkoi kryetarit të kësaj gjykate të largohej nga gjykimi i çështjes për arsye të lidhjeve miqësore që ka me Sali Berishën. Bëhet me dije se Zhukri kërkoi që të mos e gjykojë çështjen, pasi ai dhe bashkëshortja e tij kanë lidhje të ngushta miqësore me Sali Berishën, ajo ka qenë sekretare personale e Sali Berishës. Po në vitin 2018, Zhukri bëri kërkesë në Gjykatën e Tiranës teksa iu caktua të gjykonte një çështje të Berishës me kryeministrin Rama, kërkesë e cila u pranua nga gjykata dhe ai u përjashtua nga gjykimi. Çudia ndodh 3 vite më pas, kur për të njëjtin person, kryetari i gjykatës nuk e pranon kërkesën për ta larguar Agron Zhukrin nga çështja ku është i përfshirë Sali Berisha. Petrit Çomo me cilësinë e drejtuesit të
ARGUMENTI ARGUMENTI I I ZHUKRIT ZHUKRIT
Gjykatës së Faktit në Ti- ranë, me ose pa qëllim është sot i përfshirë direkt në konfliktin që po ndodh brenda PD-së. Agron Zhukri që ka pranuar hapur dhe zyrtarisht lidhjet e tij miqësore me Sali Berishën, që pranon vetë se ka shkaqe njëanshmërie, pritet të gjykojë një çështje në të cilën Sali Berisha është palë. Por faktet nuk rëndojnë vetëm mbi të, por më së shumti mbi kryetarin e kësaj gjykate, Petrit Çomon, që në mënyrë arbitrare nuk ka pranuar dorëheqjen e gjykatësit, duke mos u treguar as i kujdesshëm për të fshehur në këtë rast përfshirjen e tij direkte në çështjen brenda PD-së, në favor të Sali Berishës. Nga ana e saj, dy ditë më parë PD-ja ka depozituar pranë së njëjtës gjykatë, kryetarit dhe për dijeni gjykatësit Agron Zhukri ankesën sipas së cilës asnjë organ apo drejtues i kësaj partie nuk ka depozituar kërkesë për ndryshime statuore, përveç atyre të kuvendit të 17 korrikut të vitit 2021. Në kërkesën e pardjeshme të PD-së theksohet se disa ish-funksionarë të kësaj partie kanë keqpërdorur dhe falsifikuar simbolet dhe vulat e PD-së duke prodhuar akte të falsifikuara për të cilat PD-ja ka bërë kallëzim penal edhe në SPAK.