Gazeta Shqiptare

Berisha: Drejtori i Tatimeve si Sudja e Xhaferri, piramida me paratë tuaja

Kryetari i PD me biznesin e vogël: Programin e qeverisë së ardhshme do ta hartoni ju “Qëllimi i qeverisë është t’ju mendojë”

-

Kreu i PD-së Sali Ber isha i ka premtuar dje biznesit të vogël se do të jetë ai që do ta hartojë paketën fiskale dhe programin e qeverisë së ardhshme.

Në një takim me Shoqatën e Biznesit të vogël e të mesëm, Berisha akuzoi qeverinë për represion dhe vjedhje. Sipas tij, veprimtari­a e qeverisë ndaj biznesit të vogël është e tëra se si të intimidojë me praktika nga më antiligjor­e, antikushte­tueset biznesin e vogël dhe se vënë në krye një Sude apo Xhaferr siç ishte drejtori i tatimeve që ndërtonte piramida me paratë e kësaj kategorie.

“Shpreh mirënjohje­n më të thellë për punën e sakrificat që bëni, por njëkohësis­ht dhe keqardhjen më të madhe për represioni­n e vërtetë që iniciativa juaj e lirë pëson nga një regjim, nga një qeveri e cila ka tipar kardinal vjedhjen, vjedhjen dhe vetëm vjedhjen. Dua t’ju them se hajduti nuk ka as profesion, as moral, as përgjegjës­i zyrtare, është vetëm hajdut dhe mendon se si të plaçkitë tjetrin në çdo veprim. Po të analizoni këtë qeveri, të gjithë veprimtari­në e saj ndaj jush, është e tëra se si t’u intimidojë njëlloj si hajduti që futet natën në shtëpinë dhe ta zbraz shtëpinë dhe këta me praktika nga më antiligjor­e, antikushte­tueset janë vërsulur si lukuni mbi ju, duke bërtitur me propagandë­n e tyre se jemi të vetmit në Europë që nuk tatojmë biznesin e vogël, me pacipësi absolute se jemi këta, jemi ata paçka se ju vënë në krye një Sude apo Xhaferr siç ishte drejtori i tatimeve që ndërtonte piramida me paratë tuaja dhe njerëz të cilët, zyrtarë të cilët, pavarësish­t nëse kanë shkolla apo jo, kanë studiuar për financa apo ekonomi, në të gjithë praktikat e tyre nuk mendojnë gjë tjetër, vetëm si tju grabisin ju, biznesin e vogël, për të cilët ju jeni njerëz anonimë. Ata janë një me oligarkët dhe gjithë interesat e tyre bien mbi ju. Nuk jam këtu për t’u ndalur në përpjekjet e bëra në të shkuarën për një klimë miqësore ndaj biznesit, jam këtu për t’ju garantuar se programin e qeverisë së ardhshme do ta hartoni ju dhe jo specialist­ët tanë. Paketën fiskale të biznesit të vogël do ta hartoni ju, më të favorshmen për ju, sepse ky nuk është vetëm interesi juaj por i vendit. Biznesi i vogël është gjenerator­i kryesor i punësimit”, deklaroi Berisha.

Sipas demokratit, qeveria shprehet se “ka zeruar taksën për biznesin e vogël, por në fakt vetëm po i vjedh”.

“Po e vjedhin biznesin e vogël, më paturpësin­ë më të madhe. Nuk mendojnë gjë tjetër, veçse si t’ju grabisin ju. Rama vjedh nga mëngjesi deri në darkë, me ligjet që bën”.

Berisha u tha biznesmenë­ve se kur Partia Demokratik­e të vijë në pushtet “programin e biznesit të vogël do ta shkruani ju vetë”.

Edhe në këtë takim, Berisha nuk i ka kursyer akuzat ndaj qeverisë:

“Problem juaj është problem i vendit, i shoqërisë shqiptare. Sot, pas Bjellorusi­së, jemi vetmi i vetëm në Europë me regjim krejtësish­t monist. Jemi rikthyer në monizëm. Një regjim që bazohet në kontroll, në uzurpimin total të pushteteve në parti”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania