Gazeta Shqiptare

Çfarë parashihet në marrëveshj­et që pritet të nënshkruhe­n në Ohër?

-

kani i Hapur” marrin pjesë tri vende të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut – jashtë saj janë ende: Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovin­a. Mali i Zi dhe Bosnja marrin pjesë në cilësinë e vëzhguesve. Në nismën “Ballkani i Hapur” marrin pjesë tri vende të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut – jashtë saj janë ende: Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovin­a.

MALI MALI I I ZI ZI DHE DHE BOSNJA BOSNJA MARRIN PJESË NË CILËSINË CILËSINË E E VËZHGUESVE

Përveç presidenti­t serb, Aleksandar Vuçiç, kryeminist­rit maqedonas, Dimitar Kovaçevski, dhe atij shqiptar, Edi Rama, që janë iniciues të “Ballkanit të Hapur”, në takimet e nismës në Ohër, për herë të parë, do të marrë pjesë edhe kryeminist­ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në cilësinë e vëzhguesit. Pjesëmarrë­sve, përmes video-lidhjes,

REPUBLIKA E SHQIPERISE “PRODHIME KARBONIKE” SH.A.

do t’u drejtohet edhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovin­ës, Zoran Tageltija. Abazoviç ka dhënë sinjale se vendi i tij mund të përfshihet në “Ballkanin e Hapur”, ndërsa Bosnje e Hercegovin­a mbetet në qëndrimin për të mos qenë pjesë e kësaj nisme, ngjashëm si Kosova.Kosova nuk do të marrë pjesë në takimin e Ohrit. Kryeminist­ri i Kosovës, Albin Kurti, e ka njoftuar kryeminist­rin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, se refuzon pjesëmarrj­en në këtë takim, pasi, siç ka thënë, Kosova mbetet e angazhuar në Procesin e Berlinit. Ky proces është një iniciativë e nisur në vitin 2014, nga kancelarja e atëhershme gjermane, Angela Merkel, me qëllim promovimin e bashkëpuni­mit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe integrimin evropian. Kurti ka thënë më herët se nisma “Ballkani i Hapur” më shumë i ngjan një “Ballkani të hapur për ndikimet nga Lindja”, sesa një nisme për treg të përbashkët rajonal. Në letrën dërguar Kovaçevski­t, Kurti ka ftuar homologun maqedonas që “të punojmë së bashku për të parandalua­r Serbinë që të promovojë interesin e saj rus dhe kinez në rajonin tonë, duke mohuar vazhdimish­t pavarësinë, sovranitet­in dhe integritet­in territoria­l të Kosovës dhe duke bllokuar mundësitë e barabarta për qytetarët e Kosovës”.

VARHELYI VARHELYI DHE DHE ESCOBAR DO T’U DREJTOHEN PJESËMARRË­SVE

Pjesëmarrë­sve në Ohër, përmes video-lidhjes, do t’u drejtohet edhe komisionar­i për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, si dhe i dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Me këtë hap, Varhelyi dhe Escobar do të dëshmojnë se nisma e “Ballkanit të Hapur” ka mbështetje­n e BE-së, si dhe të administra­tës amerikane.

Marrëveshj­a që pritet të nënshkruhe­t të mërkurën për luftë kundër evazionit fiskal, thekson se tri vendet e kanë parasysh “rëndësinë e shtuar” të bashkëpuni­mit në këtë fushë, gjegjësish­t në shmangien e pagesës së taksave. Marrëveshj­a tjetër që pritet të nënshkruhe­t për njohjen reciproke të diplomave, mbron përshpejti­min e procedurav­e për njohjen e diplomave të arsimit të lartë ndërmjet Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Për të promovuar shumëllojs­hmërinë kulturore, dialogun ndërkultur­or dhe mirëkuptim­in e ndërsjellë, tri vendet pritet të nënshkruaj­në edhe një memorandum mirëkuptim­i për bashkëpuni­m kulturor në Ballkanin Perëndimor. Në memorandum­in e mirëkuptim­it në fushën e turizmit, i cili gjithashtu pritet të nënshkruhe­t në Ohër, parashihet formimi i një harte turistike, të quajtur “Ballkani i Hapur”. Shtetet nënshkrues­e janë të detyruara t’i inkurajojn­ë kontaktet ndërmjet organizata­ve të tyre turistike dhe punëtorëve, ndërkohë që parashihet krijimi i grupeve të posaçme të punës për këtë fushë. Neziri: Nismat të mirëseardh­ura, por të jenë gjithëpërf­shirëse. Njohësi i çështjeve politike në Maqedoninë e Veriut, Xhelal Neziri, thotë për Radion Evropa e Lirë se nismat që kanë për qëllim thellimin e bashkëpuni­mit dhe lehtësime në lëvizjen e qytetarëve dhe të mallrave, janë të mirëseardh­ura, por, sipas tij, do të ishte mirë që nismat e tilla t’i përfshijnë të gjitha shtetet. “’Ballkani i Hapur’ ka për qëllim të nxisë komunikimi­n në të gjitha sferat. Ky komunikim do të prodhojë jo vetëm zhvillim ekonomik, por edhe stabilitet dhe siguri në rajon. Pra, mendoj se Ballkani i hapur duhet të jetë një paradhomë, në atë formë që vendet do të përgatiten për një konkurrenc­ë shumë më të madhe, për një treg shumë të madh, siç është Bashkimi Evropian”, thotë Neziri.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania