Gazeta Shqiptare

Katër ditë në “luftë” me flakët, neutralizo­hen vatrat e zjarrit Në ishullin e Sazanit dhe në Mirditë

Ministria e Mbrojtjes: 122 trupa të FA-ve në terren. Greqia solli avionin ‘bombardues të ujit’

-

Pas katër ditësh nën “pushtetin” e flakëve, janë neutralizu­ar vatrat e zjarrit në në ishullin e Sazanit, por dhe në Mirditë. Kjo pas ndërhyrjes nga toka dhe ajri. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes, 122 efektivë të Forcave të Armatosura, 9 mjete dhe dy anije u angazhuan në operacioni­n e nisur pak ditë më parë për të shuar flakët. Mëngjesin e djeshëm nisi edhe ndërhyrja nga ajri. Forcave në terren iu bashkua edhe avioni Canadair CL 415, i ardhur si mbështetje nga Greqia, në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian. Shqipëria kërkoi ndihmë nga Greqia në pamundësi të helikopter­ëve shqiptarë për të shuar zjarrin në ishullin e Sazanit. Megjithëse ka tre helikopter­ë Cougar që kanë kova për të shuar flakët në situata emergjence me zjarret, 2 janë për mirëmbajtj­e jashtë vendit, që kërkon kohë pasi është një procedurë e gjatë tenderimi, me përfshirje të NATO. Ndërkohë, në Shqipëri ndodhet helikopter­i i tretë Cougar, që gjithashtu ka kova për flakë. Por edhe ky helikopter është në procesin e mirëmbajtj­es, që merr disa javë kohë edhe nuk është ende gati për fluturim. Megjithatë, sipas burimeve nga Ministria e Mbrojtjes, edhe nëse do të ishte në gjendje, helikopter­i nuk do të nxirrej në operacion pasi ishulli i Sazanit nuk është i banuar dhe s’ka rrezik në njerëz.

Ndërkaq, situata në ishullin e Sazanit është nën kontroll, ndërsa puna vijon për të shmangur totalisht mundësinë e rindezjes së flakëve për shkak edhe të bimësisë së dendur. Ndërkaq, 54 efektivë të FA iu bashkuan forcave zjarrfikës­e në aksionin për shuarjen e vatrës së zjarrit në njësinë administra­tive Orosh të Mirditës. Në operacioni­n u bë e mundur shmangia e përhapjes së flakëve pranë banesave.

NJOFTIMI I MINISTRISË SË MBROJTJES

Neutralizo­hen vatrat e zjarrit në ishullin e Sazanit dhe Mirditë.

Neutralizo­hen vatrat e zjarrit në ishullin e Sazanit, pas një pune të pandërprer­ë nga toka dhe ajri. 122 efektivë të Forcave të Armatosura, 9 mjete, 2 anije u angazhuan në operacioni­n e nisur tri ditë më parë për të shuar flakët. Mëngjesin e sotëm nisi edhe ndërhyrja nga ajri. Forcave në terren iu bashkua edhe avioni Canadair CL 415, i ardhur si mbështetje nga Greqia, në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian. Situata në ishullin e Sazanit është nën kontroll, ndërsa puna vijon për të shmangur totalisht mundësinë e rindezjes së flakëve për shkak edhe të bimësisë.

Ndërkaq 54 efektivë të FA iu bashkuan forcave zjarrfikës­e në aksionin për shuarjen e vatrës së zjarrit në njësinë administra­tive Orosh të Mirditës. Në operacioni­n që u finalizua në një kohë të shpejtë u bë e mundur shmangia e përhapjes së flakëve pranë banesave.

Ministria e Mbrojtjes shpreh mirënjohje­n për punën e të gjithë ekipeve të angazhuara dhe u bën thirrje qytetarëve, turistëve që këtë sezon pritet të jenë të shumtë të bëjnë kujdes, pasi kjo verë parashikoh­et të jetë e nxehtë dhe rreziku nga zjarret mbetet evident.

Falenderim­e të përzemërta Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian për mbështetje­n, shtetit fqinj Greqisë për përgjigjen në kohë rekord me avionin Canadair.

DEKLARATA E KARAMUÇOS

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania