Gazeta Shqiptare

Sherr për varkat e peshkimit në shëtitoren e Sarandës, vritet me thikë peshkatari Klejdi Koka

-

arrest me burg për 45 ditë derisa prokuroria të çojë prova të tjera në gjykatë për tjetërsimi­n e pronave në Sarandë. Pasi dokumentet u dogjën, Prokuroria mori vendimin që ta vinte në sekuestro zyrën e Anagnostit, ku policia u urdhërua që të ekzekutojë vendimin.

Në skemën e tjetërsimi­t të pronave janë të përfshirë edhe zyrtarë e biznesmenë të tjerë. Një sipërfaqe prej 10 230 m2 tokë shtetërore në bregdetin e Sarandës përmes një skeme falsifikim­i “gatuar” në zyrat e shtetit iu dha dy biznesmenë­ve të cilët e shndërruan në truall për ndërtimin e një hoteli. Prokuroria e Sarandës përgjatë dy viteve hetime arriti të zbulojë se në këtë skemë të tjetërsimi­t të pronës publike janë përfshirë 10 persona, si zyrtarë, biznesmenë dhe qytetarë. Në krye të listës ishte ish-drejtori i Kadastrës së Sarandës, Ardian Kola, i cili ka mbajtur detyrën në vitet 2019-2020. Urdhri i arrestit ndaj tij u lëshua nga prokuroria. Po kështu në kërkim janë shpallur dy vëllezër, pronarë të një hoteli në Sarandë dhe që do të ndërtonin një të dytë në tokën shtetërore që përfituan përmes dokumentev­e false. Vëllezërit Behar dhe Bedri Muçobega akuzohen për falsifikim dokumentes­h dhe pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale. Sipërfaqja tokësore e tjetërsuar ka qenë tokë shtetërore dhe para tjetërsimi­t shërbente si hapësirë e gjelbër, (Lulishte), për qytetin e Sarandës. Por përmes falsifikim­it të dokumentav­e, miratimit të lejeve të ndërtimit nga bashkia Sarandë dhe hipotekimi­t më pas në zyrës e ASHK-së Sarandë, kjo tokë prej 10 mijë metra katror, është tjetërsuar te persona të tretë.

SARANDË - Sherri për varkat e peshkimit i ka marrë jetën një 43-vjeçari në Sarandë. Bëhet fjalë për Klejdi Kokën, i cili u godit me thikë pas shpine. Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme në Sarandë. Pas ngjarjes, policia ka vënë në pranga autorin e krimit, Gent (Jorgo) Golemaj. “Goditi me mjet prerës 43-vjeçarin, i cili ndërroi jetë si pasojë e dëmtimeve të marra, vihet në pranga autori i dyshuar. Në vijim të informacio­nit paraprak, përmes të cilit njoftuam se, në shëtitoren e Sarandës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. G. goditi me mjet prerës, në kurriz, shtetasin K. K., 43 vjeç, sqarojmë se, si pasojë e plagëve të marra shtetasi K. K. ka ndërruar jetë. Brenda një kohe të shkurtër, shërbimet e Komisariat­it të Policisë Sarandë kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit J. G. Në cilësinë e provës materiale është sekuestrua­r mjeti prerës (thika), me të cilën dyshohet se shtetasi J.G. ka goditur shtetasin K.K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarj­e dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia. Pas ngjarjes, burime policore bënë me dije se Koka dhe Golemaj janë konfliktua­r për ankorimin e varkave të peshkimit. Ata nisën të debatonin për vendin ku ankoronin varkat pasi Golemaj kishte varkë peshkimim ndërsa Kote kishte varkë turistike.

 ?? ?? KUSH KUSH ËSHTË ËSHTË MARJO MARJO SINANI SINANI
Marjo Sinani, rezulton të ketë qenë i dënuar më parë, si dhe është përdorues i lëndëve të forta narkotike. Ai ka qenë i dënuar në fillim të viteve 2000 për “Vjedhje në bashkëpuni­m”. Më pas, më 28 shkurt 2008, është vënë në pranga për “Shkatërrim të pronës me zjarr”, pasi ka djegur automjetin e Drejtorit të Shtëpisë së Pritjes Sarandë në atë kohë, Agim Kabo. Dy vite më vonë, më 12 dhjetor 2010, Sinani është arrestuar pasi plagosi me thikë shtetasin S. Dike. Pas 6 vitesh, më 8 nëntor 2016, është arrestuar për vjedhjen e tre automjetev­e, në lagjen nr. 1 të Sarandës, duke përdorur një thikë.
KUSH KUSH ËSHTË ËSHTË MARJO MARJO SINANI SINANI Marjo Sinani, rezulton të ketë qenë i dënuar më parë, si dhe është përdorues i lëndëve të forta narkotike. Ai ka qenë i dënuar në fillim të viteve 2000 për “Vjedhje në bashkëpuni­m”. Më pas, më 28 shkurt 2008, është vënë në pranga për “Shkatërrim të pronës me zjarr”, pasi ka djegur automjetin e Drejtorit të Shtëpisë së Pritjes Sarandë në atë kohë, Agim Kabo. Dy vite më vonë, më 12 dhjetor 2010, Sinani është arrestuar pasi plagosi me thikë shtetasin S. Dike. Pas 6 vitesh, më 8 nëntor 2016, është arrestuar për vjedhjen e tre automjetev­e, në lagjen nr. 1 të Sarandës, duke përdorur një thikë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania