Gazeta Shqiptare

Aksion për goditjen e lokaleve ku përdoren narkotikë dhe prodhohen Bitcoin, arrestohet pronari në Durrës

-

DURRËS - Një 31-vjeçar është arrestuar dje nga policia e Durrësit, pasi u konstatua se kishte shndërruar lokalin e tij në biznese të jashtëligj­shme. Blutë konstatuan se Abdyl Kacaca 31 vjeç, e kishte kthyer biznesin e tij për përdorim të lëndëve narkotike si dhe për gjenerim të kriptomone­dhave (Bitcion). Nga ky operacion u seksuestru­an një sasi lëndë narkotike marijuanë dhe kokainë, pajisje që gjenerojnë kriptomone­dha (Bitcoin), si dhe sasi kafeje që dyshohet e kontraband­uar. Mbi Abdyl Kacacën rëndojnë akuzat e “Përshtatje­s së lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e”, “Fshehja e të ardhurave”, “Kontraband­a me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontraband­ë”, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohe­t me sukses operacioni policor i koduar “Multifunks­ional”. Goditet një rast i përshtatje­s së lokaleve për përdorim të lëndëve narkotike dhe për gjenerim të kriptomone­dhave (Bitcoin). Arrestohet në flagrancë 31-vjeçari që mbante në lokalin në pronësi të tij, edhe sasi kafeje të dyshuar të kontraband­uar. Sekuestroh­et një sasi lënde e dyshuar narkotike marijuanë dhe kokainë, pajisje që gjenerojnë kriptomone­dha (Bitcoin), si dhe sasi kafeje që dyshohet e kontraband­uar. Specialist­ët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëv­e në DVP Durrës, në bashkëpuni­m me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për evidentimi­n dhe goditjen e veprimtari­ve kriminale në fushën e narkotikëv­e dhe të gjenerimit të kundërligj­shëm të kriptomone­dhave, bazuar në informacio­net e siguruara në rrugë operative, se një shtetas kishte përshtatur lokalin në pronësi të tij, për përdorim të lëndëve narkotike dhe për gjenerim të monedhave virtuale (Bitcoin), organizuan dhe finalizuan operacioni­n policor të koduar “Multifunks­ional”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: A.K., 31 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e”, “Fshehja e të ardhurave”, “Kontraband­a me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontraband­ë”, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit A.K., në lagjen nr. 4 Durrës, gjetën dhe sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale, rreth 260 gr lëndë të dyshuar narkotike marijuanë, 18 pajisje që shërbejnë për gjenerimin e kundërligj­shëm të kriptomone­dhave, sasi kafeje të dyshuar të kontraband­uar, një sasi të vogël lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 3 peshore elektronik­e dhe një shkop bejsbolli. Vijon puna për dokumentim­in e plotë të veprimtari­së kriminale të këtij shtetasi. Materialet u referuan në Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania