Gazeta Shqiptare

Skafi u përplas me shkëmbinjt­ë dhe u mbyt, turisti italian: Shteti shqiptar duhet të penalizohe­t, të sinjalizoj­ë për pjesën nënujore

-

VLORË - Një tragjedi është shmangur mëngjesin e djeshëm më bregdetin e Zvërnecit, pasi 4 turistë italianë kanë shpëtuar mrekullish­t. Skafi me 4 turistë, mes tyre edhe një fëmijë u përplas me disa shkëmbinj, ndërsa një prej tyre ka dhënë edhe një deklaratë për mediat. Turisti tha se shteti shqiptar duhet të penalizohe­t pasi duhet të kryejë lajmërime për shkëmbinjt­ë nënujor. Ai tregon se përdor aplikacion­in

“navionics” për lundrimin në det dhe nuk ka pasur probleme në shtetet e tjera, por vetëm kur ka mbërritur në Vlorë. Ai akuzon shtetin shqiptar se nuk ka përditësua­r hartën digjitale detare, që paralajmër­on rrezikon e shkëmbinjv­e nënujorë. “Jemi nisur këtë mëngjes dhe ishim në kthim nga Sllovenia. Kemi bërë gjithë Kroacinë dhe kemi kaluar në 600 ishuj Kroaci dhe më pas Mali i Zi. Kemi bërë dje udhëtim direkt për në Vlorë, ku në hyrje si gjithë pronarët e varkave përdor një program që të kem lartësinë e skafit me bazën e ujit dhe të jep sinjale për gjithçka që ndodhet nën det. Për fat të keq varka nuk ka sinjalizua­r dhe u përplasëm me një shkëmb. Fëmija jonë 4 vjeç ishte në panik. Vetëm për mosinjaliz­im gjendemi në këtë situatë. Tani jemi në kërkim të zgjidhjes sesi mund të lëvizim varkën që andej. Është një problem me lajmërimet që shteti shqiptar duhet të bëjë pjesën nën ujore. Siç bëjmë ne një gabim dhe penalizohe­mi edhe shteti shqiptar duhet të penalizohe­t. Policia e Kufirit dhe Guarda Di Finannza mbërritën menjëherë. Falenderoj­më popullin shqiptar që na ndihmuan dhe nuk na morën lekë e na dhanë ushqim. Siguracion­i nuk na mbulon shpenzimet sepse ky është një problem i shtetit shqiptar, i cili nuk ka hartë Detare digjitale me referencat themelore të hartografi­ke për lundrimin me varkë’.- tha ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania